E premte, 29.03.2024, 05:21 AM (GMT)

Kulturë » Ypi

Edison Ypi: Helmi Dritëro

E marte, 15.09.2020, 04:43 PM


Helmi Dritëro

Nga Edison Ypi

Helmi dritëro e helmoi shqiptarin aq sa e bindi se Shqipërinë sa më tepër ta vjedhësh aq më e pasur bëhet, shqiptarët sa më tepër t'i shtypësh aq më për faleminderit ta dinë, po tua dashurosh mamin të bëjnë babë.

Më i tmerrshëm e i skëterrshëm edhe se gazi vdekjeprurës i kerematoriumeve naziste, helmi dritëro e katandisi shqiptarin të duket i pari kur është i fundit. Trim ndërkohë që 10 në brekë. I ditur edhe kur është gdhë. I pasur edhe pa një qindarkë në xhep. Mikpritës kur është besprerë. I ndershëm kur është hajdut. I pastër kur është i korruptuar.

Aq liksht i helmoi shqiptarët helmi dritëro sa kurdoherë që Shqipëria i ka punët pisk shqiptarëve u duket normale që prej tyre të dalin ca halabakë që vetquhen "luftëtarë", "luftëtarët" të vllavriten, vllavrasësit të vetquhen "çlirimtarë", "çlirimtarët" të marrin pushtetin e të mos lënë gjë pa vjedhur.

Helmi Dritëro është shkaku që elitat në Shqipëri jo vetëm nuk këmbehen, por pas restaurimit të nomenklaturës së diktaturës, çka tashmë ka ndodhur, "elitat" janë dhe do jenë përgjithmonë ato të diktaturës.

Helmi Dritëro është arësyeja që kur kishat dhe xhamiat u hodhën në erë, hoxhallarët dhe priftërinjtë u masakruan, askush s'bëri gëk.

Helmi Dritëro është arësyeja që në Shqipëri Ligji nuk vepron, meritokracia nuk funksionon, ndarja e kompetencave nuk respektohet, për bashkërenditje ndërinstitucionale as që bëhet fjalë.

Helmi Dritëro është arësyeja që ndërsa gjatë diktaturës Shqipërinë nuk e njihte kurrkush në botë, tani edhe në Bangladesh e dinë se të vetmet zanate që njohin shqiptarët janë; trafikant, drogaxhi, vrasës.

Helmi Dritëro është shkaku që gjëja që dinë të bëjnë më mirë të diplomuarit nëpër universitetet e sotme është seksi oral.

Helmi Dritëro i katandisi shqiptarët në atë derexhe sa, hanë por nuk ngopen, udhëtojnë por nuk kënaqen, mjekohen por nuk shërohen, librat i duan por nuk i lexojnë, respektin e njohin por tjetrit i bëjnë gropën, lirisë ja dinë kimetin por punën e urrejnë.

Helmi Dritëro i ndriti mendjet e shqiptarëve aq tepër sa i bëri të besojnë se paret mund të bien edhe nga qielli, dhe gjëja më me ment që duhet të bëjnë me paret është t'ja falin një jevge.

Helmi Dritëro e sofistikoi aq tepër shqiptarin, sa shqiptari edhepse vjedh, vret, braktis familjen, ikën në Greqi ku ndërron emrin dhe besimin, dhe një mijë të zeza të tjera, prapseprap veten e konsideron dhe të tjerët e quajnë "njeri i mirë".

Helmi Dritëro ishte arsyeja kryesore pse shqiptarët e uritur dhe të rreckosur në 90-ën muar arratinë.

Helmi dritëro është i vetmi shkak pse konservatorët i kemi plehra dhe liberalët këllira.

Helmi Dritëro bëri që të vetmet muzika që u dëgjuan në Shqipëri për dhjetra vite ishin pëshpërimat e spiunëve, zhurma e prangave, urratë e proletatarëve, çizmet e ushtarëve, piskamat e mbledhjeve, lehja e qënve, rënkimet e qelive.

Helmi Dritëro ishte arësyeja pse sot në Shqipëri pas diktaturës më kriminale të botës viktimat urrehen, persekutorët nderohen.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora