Kulturë » Ypi
Edison Ypi: Leka Kulo
E hene, 14.09.2020, 04:42 PM
Leka Kulo
Nga
Edison Ypi
Pas
një dite të lodhëshme gjatë së cilës për fat të keq nuk mundi të vjedhë asnjë
Lek dhe nuk arriti të lëpijë asnjë Kulo, Leka Kulo u shtri të flinte. Në mendje
i rrotulloheshin gjithato mendime për Shqipërinë, shqiptarët, hallet e tyre.
Nisi të llafosej me veten;
Së
bashku këtu, së bashku atje, së bashku kudo, bashkë në kafene, bashkë në
supermaket, bashkë në Fejsbuk, në Insragram, në Internet. Por sa më tepër afroheni
aq më tepër largoheni, aq më tepër ftoheni. Që ta ndreqni këtë gabim, futuni
brenda brimës së bythës së njëritjetrit, dhe do rehatoheni.
Sistemi
zgjedhor maxhoritar, ju sjell në Parlament banditët që votat i blejnë. Sistemi
proporcional me listë që e bën Kryetari edhe ai e mbush Parlamentin me po ata
dreqër. Duket si i pazgjidhshëm problemi me dy sisteme të kundërt dhe rezultat
të njëjtë katastrofik. Por zgjidhje ka. Të thuhet, të shpallet, madje të bëhet
ligj, se meritat në parti, në politikë, pushtet, dhe kudo gjetkë, të jenë
proporcionale me kontributin në pare të thata që jep secili që aspiron karrierë
dhe hajdutllëk, dhe kjo mesele merr fund.
Amerikën,
Europën, lindjen, perëndimin, ambasadorët përkatës, ju i shani ose i lëvdoni, i
bëni të mirë ose të këqij, në varësi si i ka hallet ky e ay, njëri e tjetri,
partia e këtij e partia e atij. Nuk mund të vazhdoni kështu. Është e pahijshme,
e padenjë, e turpshme. Me Amerikën, Europën, Rusinë, Kinën, botën, veproni si
thoshit një herë e një kohë; në vend që të vinë tu pushtojnë dhe ta mbani ju
botën me bukë, shpallini ju luftë botës, pushtojeni ju botën, tu mbajë bota me
bukë ju, dhe bini rehat, kërcitjani gjumit, se boll u lodhët u bëtë telef.
Gazetat,
televizionet, media juaj, janë ku thrret qameti, asgjë nuk shihet, kurgjë nuk
lexohet. Nuk mund të jetë ndryshe sa kohë nuk ju paguan gazeta juve që
shkruani, por ju që shkruani paguani gazetën. Duket paradoks, por edhe kjo e ka
një derman. Të marrin fund këto taksirate e këto dhimbje, të dalin bosët e
medias ti thonë qartë dhe pa ekuivoke mixhlizit...llallallallalla. Që nuk do
jetë zgjidhje. Por do mbeteni të kënaqur, se nuk do jenë të parat rrena që do
besoni.
Librat
janë të palexueshëm. Shkrimtarët, dhe në përgjithësi artistët, të gjithë hallin
e kanë dhe gjithë kohës llomotisin, vetëm për të kap ndonjë lek duke mburrur
veten. E bëjnë këtë turp ngaqë janë njerëz banalë pa asnjë talent që me Artin
dhe Frymëzimin nuk i lidh asgjë. Sharlatanë që e kanë zgjedhur zhgarravitjen si
mjet mbijetese. Edhe kësaj i bëhet. Të gjithë grafomamët, bashkë me mua Leka
Kulon, të internohen në një vend të izoluar. Për shembull në ishullin e
Sazanit. Ku shkarrashkruesit në fjalë pjesën e mbetur të jetës ta shtyjnë mes
lepujve dhe gjarpërinjve duke lexuar këllirat e njëritjetrit.
Vendet
e heroizmave historike, luftrave, kryengritjeve shqiptarët i kanë larg qëndrave
të banuara, në mes të kurrkundit, ku nuk ka ndodhur dhe nuk mund të ndodhi
kurrë kurgjë. Në alpet e veriut, mes maleve, në Strelcë, në Lenie, që i mbani
për vende luftrash, edhe sot po të shkosh nuk takon këmbë njeriu, le më gjatë
shekujve të kaluar. Kjo të bind se gjithçka historike me të cilat mburreni,
madje vetë historia juaj, nuk kanë ekzistuar, janë sajesa frikacakësh në panik
të përhershëm, justifikime qëniesh inferiore, pjella të imagjinatës burracake
për ta mbajtur veten me gajret. Doni të bini rehat nga këta vampirë të së së
kaluarës ? Hidhini në zjarr çifteliat. Grisini Epet. Harrojini legjendat,
këngët, rapsodët me një sy, me dy sy, me pes sy, apo pa asnjë sy, krejt të
verbër.
Argumentat
që ju demokratët shqiptarë sillni për të provuar sa gabim e pat Çurçilli dhe
Perëndimi që mbajtën anën e kurvit dhe jo të Mitat Frashërit, janë të gabuara.
Unë Leka Kulo ju këshilloj të hiqni dorë nga insistimi për ta paraqitur Mitat
Frashërin strateg lufte, diplomat, filozof. Mitat Frashëri nuk ishte për luftë.
Mitat Frashëri ishte një idealist, një sentimental, një dashnor.
Ju
të persekutuarit shqiptarë të kurvit që nuk mblidhni dot elektorat, partinë që
është efektivisht më afër jush dhe halleve tuaja, edhe nuk e votoni, edhe
ankoheni pse ajo parti nuk vjen në pushtet. Çudi si nuk e kuptoni se që të
mbeteni të kënaqur, zgjidhja është më se e thjeshtë; Bëhuni çdo herë me atë
parti që është në pushtet. Ja ku u çliruat edhe nga kjo torturë, që po të mos
isha unë mendjendrituri Leka Kulo, do ta kishit vuajtur deri në varr.
Një
herë e një kohë ankoheshit se ju bëheshin gratë kurva ngaqë hanit çdo darkë
përshesh me kos. Tani që hani mish e pilaf e tav dheje, prapë gratë ua dredhin.
Për këtë hall kaq të madh unë vëllai
juaj Leka Kulo që ju do të mirën, nuk e di çfarë këshille tu jap. Zgjidheni
vet.
Kaq
tha Leka Kulo, dhe heshti. Mbylli sytë dhe mbuloi kokën me jastëk me shpresë se
do ta zinte gjumi dhe do shihte ëndërra të bukura me flamuj kuq e zi që i
valavit era dhe shkaba dykrenare që nxjerrin zjarr nga goja e lot nga sytë.