E diele, 27.09.2020, 02:51 AM (GMT+1)

Komente

Nue Oroshi: Njëmbëdhjetë shtatori dita kur u sulmua Amerika në zëmër të saj dhe orientimi antiamerikan i politikanëve tanë

E premte, 11.09.2020, 08:16 PM


Njëmbëdhjetë shtatori dita kur u sulmua Amerika në zëmër të saj dhe orientimi antiamerikan  i politikanëve tanë

Nga Nue Oroshi

Njëmbëdhjetë shtatori i vitit 2001 është dita më e zezë në historinë amerikane ku terroristët islamik të Bin Ladenit e sulmuan Amerikën.Në këtë masakër moderne me aeroplanë humbën jetën 2997 qytetarë Amerikan në mesin e të cilëve edhe disa shqiptar që jetonin e punonin në Amerikë. Nga kjo ditë bota ndryshoi. Filloi një luftë e ashpër kundër terroristëve islamik që nuk i lanë vend kund i ndjekën edhe nëpër shpella ku ishin strehuar.Fatkeqësia ishte se në mesin e këtyre talebanëve islamik kishte edhe shqiptar që luftonin kundër Amerikës.Prandaj nuk është për tu habitur se ku erdhi frymëzimi antiamerikan që është rritur me të madhe sot në Kosovë e në Shqipëri.Ky frymëzim antiamerikan nuk duhet të merrët si shkas dhe të ketë mbulesë,që luftën e tyre antiamerikane, ta zhvillojnë si shkakë për ti sulmuar,politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar që tash e njëzet vjet qe qeverisën mbrapshtë dhe e sollën Kosovën buzë greminës.Këta politikan duhet ndërruar dhe zëvensuar,por asesi nuk duhet ti ndërrojmë me politikan që kanë orientim Rusinë,Serbinë,Turqinë dhe Arabinë.

Politikanët e rinj që do të vijnë në skenën politike të Kosovës duhet të jenë politikan që e shohin duke lindur diellin në perëndim e jo në lindje.Asesi nuk i nevojiten skenës politike të Kosovës politikanët e trajnuar nga Sorosi, me ide te ekstremit te majtë, si dhe politkanët e trajnuar nga Tika turke me ide erdoganiste.Shqiptarët ende janë gjallë dhe frymojnë kombëtarisht.Prandaj nuk na nevojitet ta zëvendësojmë ta zëm Hashim Thaqin një politikan erdoganist më një politikan tjetër që do të jetë po në shërbim të Erdoganit,Putinit apo Vuçiçit.Kosovës i duhen politikan me orientim Evropian dhe të lidhur ngushtë me politikën amerikane.Aq janë shpeshtuar kohëve të fundit sharjet dhe fyerjet e politikanëve tanë kundër presidentit amerikan Donald Tramp, i cili ka marrë votat e qindra miliona qytetarve amerikan, sa që nëse i llogaritë bashkarisht shqiptarët nuk e sulmojnë më shumë as Vuçiçin,Putinin e Erdoganin më shumë se sulmohet Presidenti Tramp.Shqiptarët po harrojnë se është populli amerikan që do të vendosë se kush do ta udhëheq Shtëpinë e bardhë në katër vitet e ardhshme.E unë ju them pa hezitim se ai është Donald Tramp.Një gjë është mirë që po ndodhë në Kosovë.Tash po ndahet shapi nga sheqeri.Të gjithë ata politikan që kanë qenë dhe janë punëtor të politikave dhe sherbimeve antishqiptare janë duke dalur hapur.Ata patjetër do të dalin haptas se këtë iu kërkojnë shefat e tyre që i financuan dhe i ngritën.Të jesh kundër Amerikës do të thotë të jesh edhe kundër dy shteteve shqiptare Shqiperisë dhe Kosovës për faktin se sikur mos të ishte Amerika asnjëra nga këto dy shtete nuk do të ekzistonte dhe çështja shqiptare ishte moti e harruar.Kjo nuk i amniston as politikanët e korruptuar dhe të kriminalizuar në Kosovë, që në emër të një proamerikanizmi mundohen që ti mbulojnë shtatëqind të zeza që ja kanë shkaktuar shtetit të Kosovës dhe e kanë sjellur gjendjen buzë greminës.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora