E enjte, 28.03.2024, 08:50 PM (GMT)

Kulturë

Gjon Keka: Pse Gjergj Kastrioti është kaq i rëndësishëm për ne si komb?!

E enjte, 10.09.2020, 06:05 PM


Pse Gjergj Kastrioti është kaq i rëndësishëm për ne si komb?!

Nga Gjon Keka

Sepse është burim i frymëzimit dhe i dritës së lirisë arbërore

Sepse është vula e identitetit tonë kombëtar europian

Sepse është doktrina e gjithmonshme e kombit arbëror europian

Sepse është shkëmbi mbi të cilën qëndron sot ,nesër dhe përgjithmonë Arbëria që ai i dha identitet europian

Sepse është i vetmi Mbret ,Politikan, Diplomat,Strateg e Komandant që jetoi në thjeshtësi dhe iu përkushtua me mish e me shpirt Arbërisë europiane

Sepse ai ishte fisnik,i palëkundur në udhën e tij, në vizion e tij ,në idenë e tij për një Arbëri rrënjësisht europiane

Sepse ai është i vetmi që na mëson edhe sot të njohim armiqtë e vërtetë të kombit tonë të cilët shpesh si ujqitë(armiqtë)mbështillen me lëkurën e qengjit

Sepse është buria e parë e ringjalljes së shpirtit,identitetit dhe kujtesës europiane të kombit tonë arbëror europian

Sepse ai është drita verbuese si dje edhe sot e armiqëve , renegatëve dhe mbetjve të tyre

Sepse ai duhet jo vetëm të ketë dishepuj,bij e bija që ndjekin vizionin dhe udhën e tij,dhe që e plotësojnë Testamentin e tij, por edhe Portreti i tij duhet të qëndroj në çdo Institucion shtetëror,Universitete,Shkolla,Shtëpi etj.

Dhe krejt në fund një Arbëri e Kosovë pa Gjergj Kastriotin, një Arbëri që nuk ecën udhës ,vizionit dhe nuk mbanë vulën e tij të identitetit europian në Zemër,Mendje(shpirt),Trup ,Komb e Shtet nuk mund të jetë Arbëri e Kosovë europiane.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora