E premte, 29.03.2024, 04:01 PM (GMT)

Mendime

Fahri Xharra: Ne nuk jemi shtet musliman por i ndërtuam 800 xhami!

E enjte, 10.09.2020, 09:00 PM


Ne nuk jemi shtet musliman por i ndërtuam 800 xhami!

Shkruan Fahri Xharra

Me të vërtetë Presidenti Tramp , na “rëndoi” pak kur tha se Kosovës si shtet musliman po i ndihmojmë dhe si dhuratë e kanë njohjen politike të Izraelit: një njohje e shumë pritur dhe e dëshiruar nga të gjithë dashamirët shqiptar të pavarësisë së Kosovës. Një gjë në këtë dashamirësi fshehej nga shumë politikanë shqiptar dhe mos të flasim për popullatën tonë shumë të prapambetur. Po mirë si mendoni a nuk jemi shtet muliman (kundër kushtetutes sonë ) me 800 xhami të reja pa i llogaritur ato të turkut ? A nuk jemi shtet musliman kur ferexhet, medreset, mjekrrat, xhihadistat na defilojnë pa pengesë ?

Reagimet e “ antimuslimanëve “ nuk  ishin të vërteta, por ata i pengonte njohja e Izraelit, sepse kështu i ka  mësuar turku dhe serbi. Serbia dhe Turqia që të dyjat u shastrisën kur degjuan për njohjen e Izraelit.

Ndoshta ju kujtohet Kondo Bimbashi i cili me 1806 e çliroi Beogradin , por ja se çka shkruanin më serbët më vonë por edhe sot e gjithë ditën: “Kondoja nuk durohet si shqiptar. Edhe pse Kondo, para dy shekujsh ishte ai që ishte, sipas mentalitetit serb, kishte për të qenë më mirë sikur Kondo të mos kishte lindur kurrë. Ose sikur mos të kishte bërë atë që e ka bërë, sepse serbët “më lehtë e kishin pasur të mbeteshin pa Beogradin se sa të përmendin shqiptarin -armikun, çlirimtarin e Beogradit”.

E dua një përgjegje të zemrës nga ju lexuesit e mi, në pyetjen time se a po i ngjanë kjo thënje serbe, shqiptarëve të cilët po thonë se Amerika na çliroi për” interesin” e saj. Nëse serbët e kanë një antishqiptarizëm jetësor, ne shqiptarët e kemi një anti amerikanizëm , atëherë kur i çlirojmë bythet.

Një nga antimamerikanët e përbetuar të Vetvendosjes paska deklaruar : ”Shkëlzen Gashi, ish-këshilltari i ish-kryeministrit Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur një ushtari amerikan që dje i reagoi liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, në rrjetin social Twitter.

Për deklaratën e AJ Todd, pjesëtarit të Ushtrisë së ShBA-ve, i cili i tha dje Kurtit që të sigurohet se mund ta ruajë paqen pa ndihmën e shtetit të tij, Gashi u shpreh se ShBA-të kanë intervenuar në Kosovë sepse ka qenë interes i tyre.

“Ani tha ‘sigurohu që nuk duhet të vij më për ta rujtë paqen në kosovë’. Zotni, ti ke ardhë me rujtë paqen në kosovë sepse ka qenë interes i vendit tënd dhe vjen prapë nëse është interes i vendit tënd. Qaq”, ka shkruar  prorusi Shkëlzen Gashi.

Një pyetje tjetër : a jemi njerëz normal që mendojmë kësi lloji ( e që nuk janë pak ), a është normale Vendvendosja që mban shkëlzengasha  në mesin e saj. Tek e fundit a është normali që një politikan i Kosovës i llojit të Albin Kurtit të mëndojë dhe ta thotë publikisht të njejtën?

Jemi kush jemi, por a e kemi merituar ndihmën euro-amerikane, kur flasim kështu ?

Jemi kush jemi, por a eka merituar euro-amerika t`ia këthejmë shpinën duke ndërtuar mbi 800 xhami në tokën e përgjakur nga turku e nga serbi ?

Jemi kush jemi edhe sa kohë na duhet durimi i eruro-amerikanëve që të kuptojmë të vërteten që qarkullonte nështetet euro-amerikane  deri më 1999, dhe se çka flitet tani pas 20 vitesh lirije?

Unë e kam një propozim, që ata që e duan Kosovën të këthyer nga Lindja, le të lëshojnë Kosovën e të kërkojnë “refuge” në Siri, Libi, Turqi , Rusi ose më së afërmi në Serbi.

Shikoni ju burrat e dheut shqiptar, sikur t`ishim ata që po duam të jemi ( dmth. pro lindor ) nuk do të iknim një milion nga ne për të shpëtuar kokën , nuk do të na dhunoheshin mbi 20 mijë gra e çika të reja, nuk do të digjej Kosova, nuk do të vriteshim 15 mijë civil e ushtarë.

Një gjë ta kemi të sigurtë që nëse i lëshohet kryet Serbisë , as AJ Toddi , as Pierri , as Gynteri ,as Giovani nuk do vijnë të na shpëtojnë. Pallavrat e Adem Demaçit thënë Zonjes Ollbrajt që me 30 mijë burra e marr edhe Beogradin, nuk kemi nevojë për NATO-n”

Unë nuk dua që Kosova të jetë viktimë e kapriceve dhe hajvanllyqeve të disave që e kanë mashtruar masën e gjerë shqiptare me premtimet e tyre boshe.

Fahri Xharra,10.09.20 Gjakovë



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora