| E enjte, 10.09.2020, 09:24 PM |
Të zhvatim shtetin
Nga
Izri Rexha
Nëse
kryetari i shtetit thotë: “Kush dëgjon këshillat e mia do të qeverisë shtetin”
nuk ka të bëjë asgjë me demokraci, as me votën e lirë të qytetarëve. Gjithashtu nuk është demokraci nëse Fatmir
Limaj bëri pasuri të pafundme, si dhe pas kumtimit për prezentimin e zgjedhjeve
që u shtynë pas 6 tetorit me nënshkrimin
e zonjës Daka hyri partia e tij në parlament. Nuk është demokraci nëse Ramushi
bashkë me Isa Mustafën dhe Hashim Thaqin bënë pasuri të pafundme kurse qytetarët
vuanin për një copë bukë në mesin e tyre kishte edhe ish ushtar të UÇK-së. Nuk
është demokraci pasi që ish kryeministri Ramushi dhe kryetari i shtetit Hashimi
për shkak të ndarjes së posteve i detyruan delegatët e Parlamentit të Kosovës
të nënshkruajnë demarkacionin, gjykatën speciale dhe shumë ligje të tëmshme për
shtetin si dhe ndikuan në shumë seanca në parlament. Nuk është demokraci
kryetari i shtetit Hashimi të shkon në mes të natës në shtëpinë e deputetit për
të ndikuar në votimin e së nesërmes. Nuk është demokraci të mohohet vota e qytetarëve
dhe të iu besohet qeverisja partive që s’kishin besimin e qytetarëve dhe
minoriteteve pakicë. Nuk është demokraci Skender Hyseni të shpif kundër partive
të tjera me qëllim që të vinë në pushtet dhe ai të përfaqëson tërë popullin i
cili nuk konkuroj si deputet sepse nuk do të fitonte asnjë votë. Nuk është
demokraci një pervez si Grenelli të ndrron qeverinë e Kosovës. Të tillët nuk i
duhen Kosovës edhe kurr mos qofshim shtet. Të tillët duhet populli vetë t’i
përbuzë, t’i injoroj, ti largoj dhe mos i votoj. Të tillët duhet të gjykohen edhe nëse vetëm
një Cent kanë shpërdorë. Të tillët duhet
të gjykohen nëse vetëm një njeri kanë keqtrajtuar. Të tillët duhet vetë partitë
e tyre ti shkarkojnë nëse edhe vetëm një firmë e kanë shitur me qëllim
përfitimi personal. Të tillët shpresoj të mos shohin diell, por vetëm errsirë
dhe se një ditë të përballen me të këqiat që i kanë bërë shtetit të Kosovës.
Nëse ne nuk do të bëjmë këtë shpresoj që të iu vij denimi nga zoti.Por sikur në
ndonjë shtet të Evropes perëndimore do të ndodhnin, do të ngritej tërë populli
të mbron të drejtën e tyre.
Kur
dhunohet vota e lirë, keqpërdoret ose vjedhet ajo e vendoset njeriu i
pamerituar në vend të atij që ka fituar vetbesimin e qytetarëve, sigurisht se
një kuptim i sistemit shoqërorë të shtetit do të arrihet ashtu që integriteti
dhe pavarësia e legjislativit si dhe e ekzekutivit do të “duket” se janë në
rregull, edhe përkundër padrejtësisë do të “mbahet” shteti në ekuilibër në të
gjitha institucionet. Politikani i ri mund të jetë edhe shumë herë “më i mirë”
se sa ai që ka zgjedh populli, ndoshta edhe më i përgaditur nga aspekti
arsimor, kulturor apo ndonjë formë tjetër, mirëpo ndjenja e qytetarit se është
mashtruar në zgjedhje nuk mund të zhduket, të injorohet apo të largohet. Ndjenja
e krenarisë e të qenurit qytetar i atij shteti do të zbehet, sa që shumë nga
ata nuk do të besojnë më në demokraci, sikur njeriu do të ikë nga
origjinaliteti i unit të tij personal ose do të donte të prezentohej me një
emër të rrejshëm e që do ti dilnin dy fytyra, dy idenditete, një origjinal dhe
një i mashtruar. Nga aspekti psikologjik çdo njeri do të ndien se qeveria e re
ka shkaktuar një mashtrim që quhet “Vjedhje e votës”.Nga aspekti juridik do të
ngjallte një urrejtje që njeiu do të mundej hapur me forma juridikisht të
pranuara ose të papranuara të proteston dhe të revoltohet. Teoritikishtë çdo
qytetar bart përgjegjësi për kushtetutën dhe duhet të ndikon që drejtësia të
dominon pa marrë parasysh përkatësitë partiake, religjioze apo përcaktimeve të
pakicave kombëtare që jetojnë në atë shtet. Në realitet sistemet demokratike
lëngojnë edhe te shoqëritë më të zhvilluara duke iu mohuar të drejtat e
pakicave nga disa pjestar të tyre, se lere më në shtetet e varfër siç janë
vendet tona, por as në shtetet më demokratike ku drejtësia mbrohet me të gjitha
mjetet nuk lejojnë që pakicat të abuzojnë me shtetin, nëse mundohen me çdo kusht të shkatërrojnë të
gjitha të arriturat kombëtare, ose dirigjohen nga shtetet e tjera siç ndodh sot
me minoritin serb në Kosovë dhe grek në Shqipëri. Pra pakica serbe jeton në
Kosovë dhe dirigjohet, paguhet, drejtohet tërësisht nga Serbia që të prish të
gjitha të arriturat e Kosovës, ose pakica “greke” në Shqipëri paguhet nga shteti fqinjë për
trezira të ndryshme duke shkaktuar destabilitet dhe tentim të uzurpimit
teritorial nga shteti Grek. Dhe as që do të vinte në shprehje që partitë e
mëdha të shtetit të bënin koalicion me pakica të tilla dhe ata ti dirigjojnë
shumicën që qeveirisin shtetin. Në shumë shteteve evropiane as që ka parti të
pakicave sepse tentojnë gjithsesi ti integrojnë në shumicën e popullsisë dhe
investojnë me shumë mjete për të mësuar gjuhët e tyre, kulturën, ligjet,
historinë në mënyrë që të jetë pjesë e barabartë e asaj shoqërie. Vetëm duke i
plotësuar këto kriterie qytetarët e pakicave kanë të drejta juridike.
Që
nga antika e vjetër politikani që fitonte shumicën e votave duhej edhe të
formonte qeverinë. Për këtë arsye qytetarët dalin në zgjedhje dhe secili
qytetar zgjidhte përfaqësuesin e tyre, kurse përfaqësuesi i tyre merrte pjesë
në një parlament ku përpunohen ligjet. Votat e tyre numroheshin se cili kishte
më së shumti vota. Normalisht që një politikan nuk mund të jetë i zgjedhuri i
të gjithëve, por në shoqëritë e civilizuara bashkohen të gjitha ata të cilëve
iu kishin besuar shumica e zgjedhësve. Nëse shumica e votuesve janë përcaktuar
për dy udhëheqës si në rastin e zgjedhjeve në Kosovë ku numrin më të madh të
votave kishin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani atëherë ata edhe duhet të udhëheqin
shtetin. Mirëpo nëse të zgjedhurit e
injorojnë njëri tjetrin ose partitë e tyre e injorojnë njërin kandidat,
e vetmja formë e drejtë për një shtet demokratik është që të dalin në zgjedhje
të reja deri sa vet populli të vendos për fatin e tij. Shteti i bazuar në
demokraci ka të bëj me njerëzit që i dhënë hapsirë mendimit të lirë, fjalës së
lirë, si dhe zgjedhjeve të lira dhe nuk përcaktojnë një njeri apo me një grup
të vogël të njerëzve që sundojnë, por populli duhet të vendos vetë për fatin e
tij dhe publikisht të dëshmohet se për cilin politikan përcaktohet. Këtu
llogaritet për secilin deputet se sa vota ka fituar, sepse çdo votë është zëri
i personave që do ti përfaqëson në parlament e jo si në rastin tonë kur ata që
kishin fituar vetëm pak vota u mblodhën së bashku duke dëshmuar shumicën e
deputetëve për të krijuar një qeveri të re dhe duke thënë “Kështu vendosi
shumica e partive”. Vetëm nëse qeveria mund të dëshmon se çdo njëri ka të
drejtë të votimit dhe votat janë numruar në rregull atëherë kemi të bëjmë me
demokraci. Mirëpo nëse votat nuk janë numëruar si duhet apo votuesit ishin të
frikësuar të votonin ndryshe nga partia që udhëhiqte atëherë flasim për
sistemin jodemokratikë. Në shtetet e perëndimit votimet zakonisht bëhen nga ora
7 e mëngjesit deri në ora 16.00 dhe më pastaj në ora 20 dalin rezultatet, e jo
si te ne që shtyhen për disa ditë për kompromis si ishte rasti me partinë
“Nisma”.
Heren
e fundit sipas OSB- es zgjedhjet ishin demokratike. Në fakt zgjedhjet ishin
demokratike por procesi zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve ishte i manipuluar.
Kryetari i Partisë Demokratike pasi iu uron si duhet fitoren, nga xhelozia del
nëpër rrjete sociale duke iu drejtuar amerikanve se “Albini është një
rrenc”.Një fjalor që nuk i ka hije një rrugaqi se lere më një kryetari të partisë. Me shumë vështërsi Lëvizja VV bëri një
koalicion me Lidhjen Demokratike por as
këta të fundit nuk hezituan me injorancë që të mos e njohin përparësit që
kishin LVV. Duke u munduar ta rrëzojnë
këtë qeveri qysh ende të paformuar Lidhja Demokratike dërguan Skender Hysenin
në Amerik që të shpallin sa më shpejtë
se “Albin Kurtin është një komunist që nuk mundet njeriu të merret vesh
me atë”. Ata vetë nga xhelozia e vërbuar filluan të punojnë kundër kësaj
qeverie të ndërtuar për mrekulli me kryeparlamentaren që kishte qëndrime
stabile , të drejta znj. Vjosa Osmani dhe që ishte shpresa e qytetarëve.
Fjalimet aq të matura të Albin Kurtit ndikuan që uzurpuesit e pushtetit të
bëhen bashkë duke i harruar të gjitha fyerjet dhe ofendimet që kishin më heret
në mes vete, sepse nuk pranonin të vjen një qeveri që do të sjell drejtësi dhe
do të hedh para gjyqi abuzuesit, zhvatësit, mashtruesit e shtetit dhe
kriminelët e rëngut të lartë.
Kur
një shtet e udhëheq një klasë e ngushtë zhvatësish gjithçka shkon mbrapsht. Njeriu
i rëndomtë që gënjen nuk e ka origjinalitetin e atij që është stabil dhe i
matur. Prandaj edhe ngutet të bëj diçka shumë të madhe siq është rasti i Hotit
që u ngut për një takim në Bruksel. Asnjëherë nuk do të ngutej dikush tjetër të
shkonte në atë takim formal deri sa kryetarin e shtetit e dërguan në Hagë. Kjo ishte nga aspekti i kulturës
shqiptare një prerje në besë të atij që e ka emruar në atë funksion.
Njëkohësisht zgjedhja e Skender Hysenit në cilësin e Kordinatorit ndërmjetësues
për bisedime është tërsisht e papranueshme. Së pari nëse e analizojmë Skënder
Hysenin nga aspekti fizik nuk të përngjan një politikani. Në njeri i vogël që
rri duke buzqesh që të duket i dashur. Në bisedime nuk duhet njeriui butë që ka
të bëjë me shprehjen e tij para kamerave por me mendjen që duhet të ndriqon dhe
të iu hapë sytë e ti bindë të tjerët. Së
dyti nëse analizojmë nga aspekti intelektual ai nuk ka kryer asgjë nga shkencat
të cilat në këto raste do duhej të ishte i përgaditur, siq janë shkencat
politike, filozofia, historia, gjuha shqipe, me përjashtim që plotëson deri
diku njohjen e gjuhës angleze. Dhe jam i bindur ende pa e njohur mirë në këtë
fushë, se as gjuhën angleze nuk e njeh sa duhet siq i kemi shumë shqiptar që
jetojnë në Amerikë, Angli, Australi etj. Së treti ai menon se mendimi i ndonjë
amerikani ose ndonjë evropiani është më i ndritur se i ndonjë mendimtari
shqiptar. Aq shumë anon nga të huajt sa që harron se është një shqiptar dhe
gjithçka që do ti ofrohet nga të huajtë kam një frikë që do ta nënshkruan edhe
pa e lexuar ndonjë marrëveshje që mundet të jetë katastrofale për Kosovën.
Tani
shoh se z. Hoti dëshiron të jetë me të gjithë i mirë. Por me deputetët e
parlamentit nuk do të jetë kurrë në mardhënje të mira deri sa ai të mos del një
ditë haptas para të gjithë deputetëve dhe të iu kërkoi falje qytetarëve të
Kosovës për mashtrim si dhe ti shpall vetë zgjedhjet e lira demokratike. E di
që ka frikë se populli nuk do ti jep vota, por ashtu së paku karakteri i tij
deri diku do të ndërgjegjsohet. Çdo vonim i shpalljes së zgjedhjeve të lira
parlamentare si dhe vonim i dorëheqjes së kryetarit të shtetit si i akuzuar nga
gjyqi që e ka themeluar vetë bashkë me
ish kryparlamentarin Veselin për të dënuar shqiptar e çon vendin në një prapambeturi dhe ka gjasë
të madhe që të sjellin Europiant dhe Amerikanët ndonjë marrëveshje që do të na
kthen në vitin 2000.
Politikanët
shqiptar ende nuk janë të mësuar me udhëqjen e politikës së tyre të jashtme
kombëtare sepse po u takuan me politiakan amerikan ose evropian flasin aq keq
për kundërshtarët e tyre opozitar aq sa as armiqët më të mëdhenj nuk do të
dinin të flisnin ashtu. Ata hapin të gjitha letrat pa lënë asgjë rezervë duke
dëshmuar se partia e tyre është e mirë kurse partia tjetër është e keq. Unë do
doja të kërkoja një ligj në parlament që nëse ndonjëri politikan flet me të
huajtë keq për partitë tjera pa argumente dhe fakte të denohet, qoft ai edhe
kryetari i shtetit. Respektimi i të
huajve i tepërt nga politikanët tanë, pa mbajt një unitet të prërgjithshëm
kombëtar është një nga çështjet që duhet vetë parlamenti të merret me atë. Nuk
mundet një i huaj të jetë më i mirë se një deputet i një partie tjetër pa marrë
parasysh qëndrimet e tij. Vetëm deputetët egoist duhet të lehen anash, ata
duhet të injorohen vetë edhe nga partia të cilës i përkasin. Në jetën e përditëshme ne i çmojmë disa vlera
njerëzore siq janë, kultura e një personi, durimi i tij, respekti i tjetrit, besueshmëria, miqësia, të
qenurit i afërt me të tjerët, respektimi i fqiut, kërkim falje në rsate të
gabimeve, toleranca në mendime, mbështetja në drejtësi, besimi te institucionet
e vendit dhe te zyrtarët e shtetit etj. Mirëpo nëse këto karakteristika nuk i
posedojnë deputetët e parlamentit atëherë nuk meritojnë të përfaqësojnë masën
të cilët i kanë besuar. Besoj se në mesin e shumë deputetëve ka deputet që
shumicën e këtyre virtyteve nuk i kanë.
Korrik 2020