E diele, 27.09.2020, 02:39 AM (GMT+1)

Komente

Izri Rexha: Të zhvatim shtetin

E enjte, 10.09.2020, 09:24 PM


Të zhvatim shtetin

Nga Izri Rexha

Nëse kryetari i shtetit thotë: “Kush dëgjon këshillat e mia do të qeverisë shtetin” nuk ka të bëjë asgjë me demokraci, as me votën e lirë të qytetarëve.  Gjithashtu nuk është demokraci nëse Fatmir Limaj bëri pasuri të pafundme, si dhe pas kumtimit për prezentimin e zgjedhjeve që u shtynë pas 6 tetorit me  nënshkrimin e zonjës Daka hyri partia e tij në parlament. Nuk është demokraci nëse Ramushi bashkë me Isa Mustafën dhe Hashim Thaqin bënë pasuri të pafundme kurse qytetarët vuanin për një copë bukë në mesin e tyre kishte edhe ish ushtar të UÇK-së. Nuk është demokraci pasi që ish kryeministri Ramushi dhe kryetari i shtetit Hashimi për shkak të ndarjes së posteve i detyruan delegatët e Parlamentit të Kosovës të nënshkruajnë demarkacionin, gjykatën speciale dhe shumë ligje të tëmshme për shtetin si dhe ndikuan në shumë seanca në parlament. Nuk është demokraci kryetari i shtetit Hashimi të shkon në mes të natës në shtëpinë e deputetit për të ndikuar në votimin e së nesërmes. Nuk është demokraci të mohohet vota e qytetarëve dhe të iu besohet qeverisja partive që s’kishin besimin e qytetarëve dhe minoriteteve pakicë. Nuk është demokraci Skender Hyseni të shpif kundër partive të tjera me qëllim që të vinë në pushtet dhe ai të përfaqëson tërë popullin i cili nuk konkuroj si deputet sepse nuk do të fitonte asnjë votë. Nuk është demokraci një pervez si Grenelli të ndrron qeverinë e Kosovës. Të tillët nuk i duhen Kosovës edhe kurr mos qofshim shtet. Të tillët duhet populli vetë t’i përbuzë, t’i injoroj, ti largoj dhe mos i votoj.  Të tillët duhet të gjykohen edhe nëse vetëm një Cent kanë shpërdorë.  Të tillët duhet të gjykohen nëse vetëm një njeri kanë keqtrajtuar. Të tillët duhet vetë partitë e tyre ti shkarkojnë nëse edhe vetëm një firmë e kanë shitur me qëllim përfitimi personal. Të tillët shpresoj të mos shohin diell, por vetëm errsirë dhe se një ditë të përballen me të këqiat që i kanë bërë shtetit të Kosovës. Nëse ne nuk do të bëjmë këtë shpresoj që të iu vij denimi nga zoti.Por sikur në ndonjë shtet të Evropes perëndimore do të ndodhnin, do të ngritej tërë populli të mbron të drejtën e tyre.

Kur dhunohet vota e lirë, keqpërdoret ose vjedhet ajo e vendoset njeriu i pamerituar në vend të atij që ka fituar vetbesimin e qytetarëve, sigurisht se një kuptim i sistemit shoqërorë të shtetit do të arrihet ashtu që integriteti dhe pavarësia e legjislativit si dhe e ekzekutivit do të “duket” se janë në rregull, edhe përkundër padrejtësisë do të “mbahet” shteti në ekuilibër në të gjitha institucionet. Politikani i ri mund të jetë edhe shumë herë “më i mirë” se sa ai që ka zgjedh populli, ndoshta edhe më i përgaditur nga aspekti arsimor, kulturor apo ndonjë formë tjetër, mirëpo ndjenja e qytetarit se është mashtruar në zgjedhje nuk mund të zhduket, të injorohet apo të largohet. Ndjenja e krenarisë e të qenurit qytetar i atij shteti do të zbehet, sa që shumë nga ata nuk do të besojnë më në demokraci, sikur njeriu do të ikë nga origjinaliteti i unit të tij personal ose do të donte të prezentohej me një emër të rrejshëm e që do ti dilnin dy fytyra, dy idenditete, një origjinal dhe një i mashtruar. Nga aspekti psikologjik çdo njeri do të ndien se qeveria e re ka shkaktuar një mashtrim që quhet “Vjedhje e votës”.Nga aspekti juridik do të ngjallte një urrejtje që njeiu do të mundej hapur me forma juridikisht të pranuara ose të papranuara të proteston dhe të revoltohet. Teoritikishtë çdo qytetar bart përgjegjësi për kushtetutën dhe duhet të ndikon që drejtësia të dominon pa marrë parasysh përkatësitë partiake, religjioze apo përcaktimeve të pakicave kombëtare që jetojnë në atë shtet. Në realitet sistemet demokratike lëngojnë edhe te shoqëritë më të zhvilluara duke iu mohuar të drejtat e pakicave nga disa pjestar të tyre, se lere më në shtetet e varfër siç janë vendet tona, por as në shtetet më demokratike ku drejtësia mbrohet me të gjitha mjetet nuk lejojnë që pakicat të abuzojnë me shtetin,  nëse mundohen me çdo kusht të shkatërrojnë të gjitha të arriturat kombëtare, ose dirigjohen nga shtetet e tjera siç ndodh sot me minoritin serb në Kosovë dhe grek në Shqipëri. Pra pakica serbe jeton në Kosovë dhe dirigjohet, paguhet, drejtohet tërësisht nga Serbia që të prish të gjitha të arriturat e Kosovës, ose pakica “greke” në  Shqipëri paguhet nga shteti fqinjë për trezira të ndryshme duke shkaktuar destabilitet dhe tentim të uzurpimit teritorial nga shteti Grek. Dhe as që do të vinte në shprehje që partitë e mëdha të shtetit të bënin koalicion me pakica të tilla dhe ata ti dirigjojnë shumicën që qeveirisin shtetin. Në shumë shteteve evropiane as që ka parti të pakicave sepse tentojnë gjithsesi ti integrojnë në shumicën e popullsisë dhe investojnë me shumë mjete për të mësuar gjuhët e tyre, kulturën, ligjet, historinë në mënyrë që të jetë pjesë e barabartë e asaj shoqërie. Vetëm duke i plotësuar këto kriterie qytetarët e pakicave kanë të drejta juridike.

Që nga antika e vjetër politikani që fitonte shumicën e votave duhej edhe të formonte qeverinë. Për këtë arsye qytetarët dalin në zgjedhje dhe secili qytetar zgjidhte përfaqësuesin e tyre, kurse përfaqësuesi i tyre merrte pjesë në një parlament ku përpunohen ligjet. Votat e tyre numroheshin se cili kishte më së shumti vota. Normalisht që një politikan nuk mund të jetë i zgjedhuri i të gjithëve, por në shoqëritë e civilizuara bashkohen të gjitha ata të cilëve iu kishin besuar shumica e zgjedhësve. Nëse shumica e votuesve janë përcaktuar për dy udhëheqës si në rastin e zgjedhjeve në Kosovë ku numrin më të madh të votave kishin Albin Kurti dhe Vjosa Osmani atëherë ata edhe duhet të udhëheqin shtetin. Mirëpo nëse të zgjedhurit e  injorojnë njëri tjetrin ose partitë e tyre e injorojnë njërin kandidat, e vetmja formë e drejtë për një shtet demokratik është që të dalin në zgjedhje të reja deri sa vet populli të vendos për fatin e tij. Shteti i bazuar në demokraci ka të bëj me njerëzit që i dhënë hapsirë mendimit të lirë, fjalës së lirë, si dhe zgjedhjeve të lira dhe nuk përcaktojnë një njeri apo me një grup të vogël të njerëzve që sundojnë, por populli duhet të vendos vetë për fatin e tij dhe publikisht të dëshmohet se për cilin politikan përcaktohet. Këtu llogaritet për secilin deputet se sa vota ka fituar, sepse çdo votë është zëri i personave që do ti përfaqëson në parlament e jo si në rastin tonë kur ata që kishin fituar vetëm pak vota u mblodhën së bashku duke dëshmuar shumicën e deputetëve për të krijuar një qeveri të re dhe duke thënë “Kështu vendosi shumica e partive”. Vetëm nëse qeveria mund të dëshmon se çdo njëri ka të drejtë të votimit dhe votat janë numruar në rregull atëherë kemi të bëjmë me demokraci. Mirëpo nëse votat nuk janë numëruar si duhet apo votuesit ishin të frikësuar të votonin ndryshe nga partia që udhëhiqte atëherë flasim për sistemin jodemokratikë. Në shtetet e perëndimit votimet zakonisht bëhen nga ora 7 e mëngjesit deri në ora 16.00 dhe më pastaj në ora 20 dalin rezultatet, e jo si te ne që shtyhen për disa ditë për kompromis si ishte rasti me partinë “Nisma”.

Heren e fundit sipas OSB- es zgjedhjet ishin demokratike. Në fakt zgjedhjet ishin demokratike por procesi zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve ishte i manipuluar. Kryetari i Partisë Demokratike pasi iu uron si duhet fitoren, nga xhelozia del nëpër rrjete sociale duke iu drejtuar amerikanve se “Albini është një rrenc”.Një fjalor që nuk i ka hije një rrugaqi se lere më një kryetari të partisë.  Me shumë vështërsi Lëvizja VV bëri një koalicion me  Lidhjen Demokratike por as këta të fundit nuk hezituan me injorancë që të mos e njohin përparësit që kishin  LVV. Duke u munduar ta rrëzojnë këtë qeveri qysh ende të paformuar Lidhja Demokratike dërguan Skender Hysenin në Amerik që të shpallin sa më shpejtë  se “Albin Kurtin është një komunist që nuk mundet njeriu të merret vesh me atë”. Ata vetë nga xhelozia e vërbuar filluan të punojnë kundër kësaj qeverie të ndërtuar për mrekulli me kryeparlamentaren që kishte qëndrime stabile , të drejta znj. Vjosa Osmani dhe që ishte shpresa e qytetarëve. Fjalimet aq të matura të Albin Kurtit ndikuan që uzurpuesit e pushtetit të bëhen bashkë duke i harruar të gjitha fyerjet dhe ofendimet që kishin më heret në mes vete, sepse nuk pranonin të vjen një qeveri që do të sjell drejtësi dhe do të hedh para gjyqi abuzuesit, zhvatësit, mashtruesit e shtetit dhe kriminelët e rëngut të lartë.

Kur një shtet e udhëheq një klasë e ngushtë zhvatësish gjithçka shkon mbrapsht. Njeriu i rëndomtë që gënjen nuk e ka origjinalitetin e atij që është stabil dhe i matur. Prandaj edhe ngutet të bëj diçka shumë të madhe siq është rasti i Hotit që u ngut për një takim në Bruksel. Asnjëherë nuk do të ngutej dikush tjetër të shkonte në atë takim formal deri sa kryetarin e shtetit e dërguan  në Hagë. Kjo ishte nga aspekti i kulturës shqiptare një prerje në besë të atij që e ka emruar në atë funksion. Njëkohësisht zgjedhja e Skender Hysenit në cilësin e Kordinatorit ndërmjetësues për bisedime është tërsisht e papranueshme. Së pari nëse e analizojmë Skënder Hysenin nga aspekti fizik nuk të përngjan një politikani. Në njeri i vogël që rri duke buzqesh që të duket i dashur. Në bisedime nuk duhet njeriui butë që ka të bëjë me shprehjen e tij para kamerave por me mendjen që duhet të ndriqon dhe të iu hapë sytë e ti bindë të tjerët.  Së dyti nëse analizojmë nga aspekti intelektual ai nuk ka kryer asgjë nga shkencat të cilat në këto raste do duhej të ishte i përgaditur, siq janë shkencat politike, filozofia, historia, gjuha shqipe, me përjashtim që plotëson deri diku njohjen e gjuhës angleze. Dhe jam i bindur ende pa e njohur mirë në këtë fushë, se as gjuhën angleze nuk e njeh sa duhet siq i kemi shumë shqiptar që jetojnë në Amerikë, Angli, Australi etj. Së treti ai menon se mendimi i ndonjë amerikani ose ndonjë evropiani është më i ndritur se i ndonjë mendimtari shqiptar. Aq shumë anon nga të huajt sa që harron se është një shqiptar dhe gjithçka që do ti ofrohet nga të huajtë kam një frikë që do ta nënshkruan edhe pa e lexuar ndonjë marrëveshje që mundet të jetë katastrofale për Kosovën.

Tani shoh se z. Hoti dëshiron të jetë me të gjithë i mirë. Por me deputetët e parlamentit nuk do të jetë kurrë në mardhënje të mira deri sa ai të mos del një ditë haptas para të gjithë deputetëve dhe të iu kërkoi falje qytetarëve të Kosovës për mashtrim si dhe ti shpall vetë zgjedhjet e lira demokratike. E di që ka frikë se populli nuk do ti jep vota, por ashtu së paku karakteri i tij deri diku do të ndërgjegjsohet. Çdo vonim i shpalljes së zgjedhjeve të lira parlamentare si dhe vonim i dorëheqjes së kryetarit të shtetit si i akuzuar nga gjyqi që e ka themeluar vetë  bashkë me ish kryparlamentarin Veselin për të dënuar shqiptar  e çon vendin në një prapambeturi dhe ka gjasë të madhe që të sjellin Europiant dhe Amerikanët ndonjë marrëveshje që do të na kthen në vitin 2000.

Politikanët shqiptar ende nuk janë të mësuar me udhëqjen e politikës së tyre të jashtme kombëtare sepse po u takuan me politiakan amerikan ose evropian flasin aq keq për kundërshtarët e tyre opozitar aq sa as armiqët më të mëdhenj nuk do të dinin të flisnin ashtu. Ata hapin të gjitha letrat pa lënë asgjë rezervë duke dëshmuar se partia e tyre është e mirë kurse partia tjetër është e keq. Unë do doja të kërkoja një ligj në parlament që nëse ndonjëri politikan flet me të huajtë keq për partitë tjera pa argumente dhe fakte të denohet, qoft ai edhe kryetari i shtetit.  Respektimi i të huajve i tepërt nga politikanët tanë, pa mbajt një unitet të prërgjithshëm kombëtar është një nga çështjet që duhet vetë parlamenti të merret me atë. Nuk mundet një i huaj të jetë më i mirë se një deputet i një partie tjetër pa marrë parasysh qëndrimet e tij. Vetëm deputetët egoist duhet të lehen anash, ata duhet të injorohen vetë edhe nga partia të cilës i përkasin.  Në jetën e përditëshme ne i çmojmë disa vlera njerëzore siq janë, kultura e një personi, durimi i tij,  respekti i tjetrit, besueshmëria, miqësia, të qenurit i afërt me të tjerët, respektimi i fqiut, kërkim falje në rsate të gabimeve, toleranca në mendime, mbështetja në drejtësi, besimi te institucionet e vendit dhe te zyrtarët e shtetit etj. Mirëpo nëse këto karakteristika nuk i posedojnë deputetët e parlamentit atëherë nuk meritojnë të përfaqësojnë masën të cilët i kanë besuar. Besoj se në mesin e shumë deputetëve ka deputet që shumicën e këtyre virtyteve nuk i kanë.

Korrik 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora