E enjte, 25.04.2024, 10:49 AM (GMT+1)

Mendime

Alma Papamihali: Premtime boshe nepermjet emaileve

E marte, 11.11.2008, 09:42 PM


PREMTIME BOSHE NEPERMJET EMAILEVE

Nga Alma Papamihali
 
 
"Të nderuar,
 Firma Erikson në promovimin e vet në treg ndan pa të holla Laptop.
 Kjo kompani dëshiron t'i popullarizojë prodhimet e veta.
 Nëse ketë e-majl jua dërgoni 8 personave, fitoni dhuratë një laptop
 ERICSONT18.
 Nëse jua dërgoni më shumë se 20 personave, fitoni laptop ERICSON
 R320. Kopjen e këtij e-majli ia dërgoni përfaqësuesit të kësaj firme
 zonj. Anna  Swelung:
anna.swelung@ericsson.com"


Me siguri, tek shume prej jush qarkullon prej ditesh nje email i tille. Edhe tek une. Nese doni te luajme dhe te krijojme nje koleksion emailesh, atehere vazhdojme e luajme me keto emaile, qe quhen ndryshe - "Email zinxhir".
Por nese eshte fjala, qe ndokush prej jush beson vertetesine e ketij emaili, atehere mbase eshte momenti per t´i terhequr vemendjen dhe per pergenjeshtrimin publik te tij.
Pas nje kerkimi dhe informimi ne internet, lexova qe  nje email i tille ekziston prej disa vitesh.
Si fillim joshja dhurate, kishte nisur thjesht me nje celular. Nderkohe qe personat prisnin dhuraten e premtuar, emailet shtoheshin ne menyre marramendese...dhe mbase "zonja Ana", qe nuk eshte asnje cudi te mos ekzistoje, i perdor  ata per qellime reklamuese. Pasi kane kaluar disa vite dhe elektronika eshte bere pjese e rendesishme e secilit prej nesh premtimi dhe genjeshtra, natyrisht qe marrin permasa me te medha:
Nga nje celular, shnderrohet ne nje laptop.
Por si qendron e verteta...Dikush thote qe miku i dikujt e ka marre vertete nje laptop.
Te jete e vertete valle? Une nuk besoj dhe as kam per te besuar ne te tilla premtime boshe.
Te percjellesh emailin privat te dikujt,  nuk eshte fare pa pergjegjesi. Koheve te fundit rendesia e nje adrese emaili,  eshte e njejte dhe e barazvlefshme me ate te adreses se shtepise, apo me numrin privat te telefonit. Ndaj do doja t´i drejtohesha se pari shoqerise sime dhe se dyti, cdokujt qe lexonte kete shkrim, apo qe merr te tilla emaile...
 
 
* Mos ju besoni premtimeve boshe!
 
* Mos u jepni mbivlere te tilla emaileve, por ne shumicen e rasteve dergojini ato ne kosh!
 
* Respektoni privatesine dhe sferen private te miqve tuaj, duke mos percjelle ne raste te panevojshme emaile ne disa adresa njehkohesisht!
 
* Dhe se fundi, edhe nje laptop (qe eshte kaq i domosdoshem, sidomos per krijuesit) do te na duhet ta blejme me punen dhe mundin tone. Ndryshe te ishte kaq e lehte, si me shkopin magjik, nuk do mbeteshin deshira te paplotesuara.

 

 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora