E enjte, 28.03.2024, 07:49 PM (GMT)

Mendime

Astrit Lulushi: Kthim në natyrë

E marte, 08.09.2020, 07:56 PM


Kthim në natyrë

Nga Astrit Lulushi

Natyra e njeriut shpesh është e fshehur; ndonjëherë del; rrallë shuhet; është kthimi që e bën njeriun të dhunshëm; gjërat që nuk i realizoi me doktrinë, tani përpiqet t’i bëjë me forcë. Idea konsiderohet më pak e rëndësishme; vetëm zakoni ndryshon dhe përpiqet të nënshtrojë. Prandaj, në disa raste, njeriu nuk meriton shans të dytë. Ai kërkon të fitojë mbi natyrën e tij. Detyrat që i vë vetes janë shumë të mëdha ose shumë të vogla; e para e bën të dëshpëruar nga dështimet; e dyta e bën të vogël, shpesh mbizotërues.

Në fillim njeriut i duhet praktikojë me ndihma, siç bëjnë notuesit me mjetet që i mbajnë mbi ujë; por pas një kohe ai praktikon vetëm, siç bëjnë valltarët; kjo krijon përsosmëri të madhe, kur praktika është më e vështirë se vënia në jetë e qëllimit. Aty ku natyra është e fuqishme, dhe për këtë arsye fitorja është e vështirë, ngjitja me shkallë është e nevojshme, për të qëndruar në natyrë e në kohë; si njeriu që i nxjerr fjalët si lumë kur është i zemëruar, dhe rrjedha shteron, kur zemërimi bie, ose, kur dehet duke pirë për shëndetin e vet, apo kur, për t’u freskuar hidhet në ujë të ngrohtë. Nëse njeriu ka guxim dhe vendosmëri të fitojë të drejtën e tij, kjo është më e mira: As rregulli i lashtë nuk është i gabuar për ta përkulur natyrën, si një shkop në ekstrem të kundërt, kur e kundërta ekstreme nuk është ves. Zakoni nuk krijohet në vijë të drejtë me vazhdimësi të përhershme, por me ndërprerje, ku çdo njëra prej përkuljeve përcakton një fillim të ri; dhe nëse njeriu është gjithnjë në praktikë, ai gjithashtu do të praktikojë gabimet dhe aftësitë e tij; do të krijojë një zakon të ri; nuk ka asnjë mënyrë për ta ndihmuar, por vetëm me ndërthyerje. Kështu, nuk i beson fitores mbi natyrën e tij, sepse natyra do të shtrihet e varrosur dhe përsëri do të ringjallet, kur t’i jepet rasti ose tundimi. Ashtu siç ndodh në përrallën e Aesopit, ku macja kthehet në njeri, që fillimisht tregohet i butë, derisa miu vrapon para syve të tij. Dhe njeriu nuk duhet ta shmangë rastin, që të mund të preket pak prej atyre që ndodhin rreth tij. Natyra perceptohet më së miri në privatësi, sepse nuk ka ndikim të jashtëm; në pasion, sepse mund të dalë nga konformizmi; dhe në ndryshim, sepse aty krijohet zakoni.

Janë të lumtur, ata, natyra e të cilëve përputhet me profesionet e tyre; ata mund të thonë: Natyra dhe shpirti udhëtojnë së bashku; kur bisedojnë mbi çështje të ndryshme, ato nuk ndikojnë, sepse mendimet fluturojnë drejt vetvetes; dhe çdo hapësirë do të mjaftojë. Natyra e njeriut shkon ose te barërat e mira ose të këqija; ujitja e njërit, shkatërron tjetrin. Ajo, për të cilën instinktivisht - për mirë a për keq - tregoni kujdes, është natyra juaj.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora