E enjte, 28.03.2024, 07:41 PM (GMT)

Mendime

Enver Bytyçi: Kushtetuta e Kaçanikut

E hene, 07.09.2020, 06:23 PM


Kushtetuta e Kaçanikut

Nga Enver Bytyçi

Më 7 shtator 1990 deputetët e Republikës së Kosovës miratuan në ilegalitet kushtetutën e parë demokratike, me të cilën Kosova jo vetëm shpallej shtet sovran dhe i pavarur në kufijtë e saj, por edhe sanksionoi se "Kosova është shtet demokratike i qytetarëve të saj"!

Ajo kushtetutë i bëri me dije faktorit shqiptar dhe ndërkombëtar se Kosova nuk do të pranonte të ishte pjesë e Serbisë dhe se shteti i pavarur dhe sovran do të ndërtohej bazuar në parimet e demokracisë dhe respektimit të gjithanshëm të të drejtave të qytetarëve. Në thelb të kësaj kushtetute, më modernja në historinë e Kosovës dhe shteteve ballkanike, ishte liria, sovraniteti, vetëqeverisja, vetadministrimi, respekti për të drejtat e njeriut, ndërtimi i shtetit të së drejtës, barazia në shanse dhe në të drejta, mosdiskriminimi, zbatimi i ligjit, krijimi i balancës në qeverisje, krijimi i instituucioneve të pavaruara, sidomos në gjyqësor etj.

Pas 30 vitesh shohim se këto përcaktime idealiste të shqiptarëve nën drejtimin e gjigandit të udhëheqësisë shqiptare, Ibrahim Rugovës, janë zvetënuar, disa janë asgjësuar dhe e kanë bërë Kosovën të paaftë të dëshmojë dinjitet dhe integritet të pacënuar në opinionin e brendshëm e të jashtëm. Kjo është dhurata që mori Kosova nga qeverisja e keqe e degraduar deri në tradhti ndaj shtetit dhe vendit e Hashim Thaçit!

Të gjithë mund ta kujtojnë 7 shtatorin si ditë historike, ndërkohë që presidenti i përkohshëm i Kosovës duhet të turpërohet për trashëgiminë e tij politike, e cila e ka dëmtuar aq shumë jetën e qytetarëve si dhe imazhin e Kosovës te faktorët ndërkombëtarë, madje dhe tek sponsorizuesit e pavarësisë së saj. Prandaj Hashim Thaçi dhe shpura e tij duhet të ikin, të fshihen, mos duken, mos shfaqen, për shkak të dëmeve të mëdha që kanë shkaktuar! Shteti nuk është thjesht deklarata e pavarësisë. Shteti është organizëm i gjallë, njësoj si organet funksionale të njeriut dhe duhet të funksionojë si organizëm në ekulibër. Hashim Thaçi i shkatërroi ëndërrat e atyre që shkruan dhe atyre që e miratuan Kushtetutën e Kaçanikut të 7 shtatorit 1990!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora