E premte, 29.03.2024, 12:06 AM (GMT)

Editorial

Rexhep Shahu: Antiamerikanet le te vetvriten live para kamerave

E diele, 06.09.2020, 07:35 PM


ANTIAMERIKANET LE TE VETVRITEN LIVE PARA KAMERAVE

NGA REXHEP SHAHU

Faleminderit z. Trump !

Antiamerikanet le te vetvriten live para kamerave.

Gjithe inati, meria, lakmia, zilia nga antiamerikanet ne Prishtine e Tirane eshte se pse nuk u ndodhen vete ne vendin e kryeministrit Hoti, pa per thelbin e marreveshjes askush nga politikanet kundershtues te saj nuk din as kupton asgje.

Asnje nga politikanet kundershtues te marreveshjes nuk eshte aktor as faktor per marreveshje.

Per te qene ne vend te Abdulla Hotit te gjithe politikanet do te shisnin edhe qoromidhet e shtepise e lopet e kojshise e shume me teper.

Ata qe jane kunder marreveshjes le t'ia msyjne ndonje lufte nese e kane te thate barotin dhe nese e duan vertete veten e tyre.

Ata qe jane kunder marreveshjes dhe qajne per popullin le ti thone Amerikes se ti na tradhetove dhe te mos i thone tradheti marreveshjes, pasi ajo marreveshje u shkrua, u nenshkrua ne Shtepine e bardhe dhe u noterizua me firmen e presidentit amerikan. Dhe nese eshte tradheti, ai na ka tradhetuar dhe ju patriota krisni pushket kunder Amerikes e na e shpetoni nderin.

Per me u ba te besueshem dhe me qene te ndershem, vriteni veten live para kamerave televizive qe t'ju besoje populli se jeni te vertete dhe marreveshja eshte e keqe.

Te gjithe ju qe jeni kunder, me kuc e me mac nuk keni investuar as sa nje te milionten e investimit qe ka bere Amerika per Kosoven.

Ju qe ju vjen keq pse portet shqiptare mund te vitalizohen, mund te behen per te qene te afta te perballojne tregtine e Serbise e vendeve te tjera me Italine e me tej, gjeni ndonje mindil e vajtoni. Nese vjen ajo dite qe deti e portet shqiptare do te thellohen e vitalizohen per flukse e vellime te medha tregtie, atehere Shqiperia do behet vend i pasur sepse shfrytezon resurset e saj.

Perfundimisht kartolina e prodhuar ne Shtepine e bardhe me kryeministrin e Kosoves dhe presidentin amerikan, do te mbetet nder gjerat me te rralla te politikes dhe do te prishe enderrat e antiamerikaneve edhe kur te shkojne ne varr.

U cimentua vemendja e interesi amerikan per Kosoven dhe duhet te vajtojne antiamerikanet. Si te duan te kallin lufte kunder Amerikes.

Studimi i fizibilitetit te liqenit te Ujmarit nga Amerika nuk eshte asnje tradheti se ai liqen si te tjeret nuk jane te nje shteti por si liqenet e tjera jane te disa shteteve. Nese ben studimin e fizibilitetit Amerika, kush u trondit nga kjo gje dhe a eshte krim kjo gje.

Nese shteti amerikan do te investoje dollare ne kete rajon, kujt i vjen keq vec antiamerikaneve qe duan te shalojne vec varferine e rajonit.

U ngriu buzeqeshja ne buze gjithe vendeve antiKosove e proSerbi se Amerika e tha faqe botes se rajoni i Ballkanit peredimor eshte shume i bukur per t'ua lene te tjereve.

Ata qe vajtojne per minishengenin, ti terin lotet. Minishengeni eshte kundershtuar se nuk eshte perfshi si shtet i barabarte me te tjeret ne rajon Kosova as nga Beogradi as nga Tirana. Tani qe do te jete i barabarte si shtet nuk ka pse te kundershtohet.

Nese doni me qene trima gjuani ne gure kunder Amerikes se nuk ka faj Abdulla Hoti pse zoti e perkedheli.

Propaganda e eger antimarreveshje, pergojimi i marreveshjes eshte lufta me e flliqte kunder Amerikes sponsorit e investitorit te lirise e pavaresise e shtetit te Kosoves.

Ata qe duan marreveshje politike, qe nuk e dine mire cfare eshte fjala politike, duhet ta mesojne se ekonomia e ben politiken. Edhe ata burra gra e gra burra qe flasin me gisht si Lenini, le ta dine se pa ekonomi nuk ka politike, sic e dine se pa ju ardhe atyre paret nga burime te erreta, ata nuk do te paguanin propagande kaq agresive antimaerikane.

Serbise po i behen te pavlefshem edhe spiunet e vjeter e te rij pasi Amerika po luan me karta te hapura, ne prani te kamerave qe ta shohe gjithe planeti se Amerika eshte mike e Kosoves dhe garante e saj per teresine e saj dhe demokracine per te mos lene enveristet e marksistet ne pushtet as dy muaj.

Retorika e antimerikaneve dhe te genjyerve ngulmon ne njohjen nga Serbia te Kosoves. Ky eshte mjerimi. Ne nuk e imponojme Serbine ta njohe Kosoven, por Kosova do te njihet nga shtete te tjera, se Kosoven e ka marre dhe e mban perdore Amerika, dhe te gjithe aksionet politike nderkombetare per Kosoven jane udheheqe e do te udhehiqen nga Amerika, garantja e Kosoves.

Nuk pritet njohje nga Serbia, nuk urdherohet ajo, nuk poshtrohet te urdherohet sic e mendojne partizanet shqiptare por pritet qe ajo te mos sabotoje ne aksionet e Kosoves pasi tani perballet me pasoja direkte amerikane. Amerika i tha ne Shtepine e Bardhe Serbise larg duart nga Kosova.

Takimi ne Shtepine e bardhe dhe nenshkrimi i marreveshjes aty, i tha Serbise se Kosova te ka sjelle ne kete tavoline dhe Kosova ka mbeshtetjen amerikane. Kush nuk e lexon keshtu, pune e tij.

Shperblimi i pare nga Amerika erdhi boterisht si gol ne trekendesh nga 50 metra ne finalen e boterorit, u vendosen marredhenit diplomatike Kosove - Izrael.

Faleminderit Amerike, Faleminderit presidenti Trump!



(Vota: 7 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora