E premte, 19.04.2024, 12:53 AM (GMT+1)

Mendime

Lekë Mrijaj: 24-vjetori i kremtimit të meshës së parë të dom Agim Qerkinit

E diele, 06.09.2020, 11:01 AM


24-vjetori i kremtimit të meshës së parë të dom Agim Qerkinit, famullitar i Kishës "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë

Shkruan: Lekë Mrijaj

Gjurmët e krishterimit në Trojët Shqiptare, datojnë që nga shekulli I, pikërisht me ardhjen e Shen Palit Apostull në Ilirik-“[…] arrita t’ua dërgoj të gjithëve lajmin e mirë [Ungjillin] për Krishtin nga Jerusalemi dhe përqark deri në Ilirik “ (Rom. 15.19). Kështu edhe siq thuhet nga "Letrat drejtuar Romakëve" gjatë këtij udhëtimit të tij të tretë, Shen Pali e vazhdon shtegëtim e tij në Ilirik ( atherë ishte provincë përberëse e admnistratës romake, ku hynin trevat e Dalmacisë, Bosnës e Hercegovinës, Ballkanit Qendror dhe Perëndimor) edhe në Maqedoni. Më këtë rast Shen Pali qëndrojë edhe në Durrësin Shqiptar etj. Kulti i Shen Palit si misionar i krishterimit të hershëm në troje ilirike arbërore është (themeluar me dashuri në asnjëmënyrë me tehun e shpatës shënimi im L.M. )ruajtur me dinjitet edhe gjatë gjithë mesjetës së hershme edhe përkundër kryqëzatave të ndryshme e perandorive të tjera mesjetare otomane e komuniste (të sojit satanik shënimi im L.M.), qe do të thotë se emrin e Shen Palit e ruajnë shumë monumente të kultit të krishterë në gjithë arealin iliro-arbëror që është pjesë e europës së emancipuar.Gjurmët e gjetura të kulturës paleokristiane në trevat e Kosovës i takojm nga shek. II në shek. III-XI, janë zbuluar gjurmë të bazilikave e Kishave dhe po i permend disa Bazilika e Kisha në krahinën Shqiptare të Kosovës siq janë: Bazilika e Shën Florit dhe Laurit në qytetin e Ulpianës antike afër Prishtinës, pikërisht kishat në Novobërdë, Bardh të Madh, Bajicë, Buçan, Dërsnik të Klinës (Kishë paleokristiane qe daton nga shekulli I para erës sonë deri në shekullin V-VI), Harilaq, Graçanicë, Jahocë, Lipjan, Kabash, Korishë, Pejë, Prizren, Raçë, Studenicë të Vrellës ( Bazilika e shek. VI pas Krishtit),Veletin, Surçin, Nerodime, Greme të Ferizajit, Syroganë, Shtime, etj.

Meshtarët një nga një dhe hierarkitë e tyre deri në ditët e sotme janë pjestarët kryesor të Kishës Apostolike pikërisht bashkëpunëtorët më të ngushtë të urdhrit të Zotit e Birit të Tij si dhe urdhrit ipeshkvor pa të cilët as Kisha Apostolike e Jezusit në asnjëmënyrë nuk mund të ekzistonte.

Ndaj sot, 24 vjet më parë, dom Agim Qerkini, në Kishën e Stubllesë së Vitisë, ka kremtuar meshën e parë në cilësin e meshtarit i shuguruar për meshtar me 3 gusht 1996 nga i +Përndritshmi Shkelqësija e Tij imz. Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës. Ai, afro një vit me parë është dekretuar si famullitar në Kishën "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë pikërisht famullitari i tretë me radhë pas dom Fran Sopit e dom Lenc Sopit.

Jetëshkrimi i dom Agim Qerkinit

U lind me 11 nëntor 1971 në Stubëll të Epërme nga prindërit: Pashk Qerkini dhe Monika I. Munishi i cili mësimët e para të fillorës i kreu i përfundoj në vëndlindje ndërsa të mesm?n apo dy vitet e para në Seminarin klasik në Shkup ndërsa dy tjerat në Seminarin klasik "Paulinum" në Suboticë. Studimet filozofike e teologjike i kreu në Zagreb me 15 korrik 1996 i cili u shugurua xhakon me 25 shkur 1996 nga Nunci Apostolik në Kroaci, Shkelqesija e Tij, mons. Giuilio Einaudi ndërsa p?r meshtar shugurët në Stubëll gjashtë muaj më vonë apo me 3 gusht 1996, nga imz. Mark Sopi, ipeshkëv i ipeshkvisë së Kosovës i cili edhe menjiherë e nisi jetën pastorale dhe për katër vite me radhë veproi si kapelan apo vikar ndihmës famullitar (i don Franë Sopit) në Kishën " Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë. N? vitin 2000 i mundësohët të vazhdoj Fakultetin Teologjik në Luganos të Zvicrës i cili me 15 tetor 2003 mbrojti temen e masterit me titull: "Kisha ndër Shqiptarë dhe reformat liturgjike pas konçilit të dytë të Vatikanit. Pas përfundimit të masterit emrohër rektor në Seminarin "Imzot Lazër Mjeda" në Prizren e më vonë si misonar në "Misionit Katolik Shqiptar " në Luzern të Zvicrës e që aktualisht nga tetori i vitit të kaluar-2018 kryen detyrën e famullitarit "Zoja e Këshillit të Mirë" në Klinë.

Është botues i librit monografik "Misioni Katolik Shqiptar -Katholische Albaner Mission Luzern" dhe ka të shkruara shumë e shumë kumtesa të rrafshit teologjik dhe t? natyrave të ndryshme.

Ndaj e përgëzojmë don Agimin me rastin e 24 vjetorit të meshtarisë së tij duke i deshiruar gjitha të mirat në jetën meshtarake e gjithëperfshirëse. Zoti e bekoftë me të mirat e veta. Gëzuar Don Agimi, shëndet...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora