E enjte, 28.03.2024, 09:49 AM (GMT)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Ëndrra n'diell..!

E diele, 06.09.2020, 09:05 AM


Sevdail Hyseni

Satirike

Ëndrra n'diell..!

Burokratin nga Çabrati

Seç e zuri taksirati,

- Pa në ëndërr se u pre

Lidhi gishtin kur u ngre!

Ëndrra shihte për çudi

Që nga Jugu në Veri,

Jetë ahengu hajde-hajde

Lumturi paratë me fajde!

Mes të mirave kalavesh

Kërkoi fati t’i buzëqesh,

Gjithë në stilin siç i thonë

Anarki, korrupsion…

Donte jetën me biznes

Mbushur kokën interes,

Por ç’e do hilja tretet

Dalin n’shesh marifetet!

Kungulli gjatë e ka kot

Përmbi ujë të bëjë not,

Erdhi koha i doli fill

Burokratit ëndrra n’diell!

(Karikatura marrë nga interneti)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora