E marte, 23.04.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Udhëpërshkrim

Pierre-Pandeli Simsia: Festivali i 18-të Kombëtar i Diasporës Shqiptare në SH.B.A.

E marte, 11.11.2008, 08:28 PM


Festivali i 18-të Kombëtar i Diasporës Shqiptare në SH.B.A.

 

Nga Pierre-Pandeli Simsia

 

Për të 18-in vit, Qendra Kulturore "Nënë Tereza" e Kishës Katolike me qendër në Harrtsdale, Nju Jork organizoi Festivalin e 18-të Folklorik Shqiptar.

 

Si çdo vit edhe mbëmjen e së  dielës së  9 Nëntorit 2008, mijëra bashkatdhetarë nga Nju Jorku dhe shtetet e tjera të Amerikës mbushën plot sallën e madhe, për të parë nga afër vlerat e mëdha të Artit, Kulturës, Folklorit tonë të pasur, këtë thesar  të pashtershëm të Kulturës Shqiptare.

Salla e madhe mbi tremijë vendëshe në Lehman Center for the Performing Arts, në Bronx të Nju Jork-ut, ditën e Diel, më 9 Nëntor 2008 u bë Qendra e Kulturës Shqiptare.

Kemi shkruar edhe herë të tjera për madhështinë e përvitshme të festivaleve të Diasporës që organizon Qendra Kulturore "Nënë Tereza",  por ky i sivjetmi, kishte të veçantën e tij; u mbajt në vitin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, prandaj edhe i dedikohej asaj.

Në sfondin e skenës së Festivalit ishin shkruar me shkronja të mëdha: GËZUAR PAVARËSINË E KOSOVËS"

Kostumet kombëtare nga të gjitha trevat e Shqiptarisë, instrumentët, vallet e ndryshme të interpretuara mjeshtërisht nga valltarë profesionistë dhe amatorë, zërat e larmishëm të këngëtarëve dhe grupeve artistike, zërat e njomë të fëmijëve të ngjitur në skenën e madhe të festivalit... krijuan atë, siç e kemi quajtur, Pranverën Shqiptare në Lehman Center for the Performing Arts, në Bronx të Nju Jork-ut.

Me rritjen e moshës së Festivalit, rritet edhe niveli i lartë i tij, rritet më tepër pjesëmarrja e grupeve muzikore artistike të komunitetit, interesimi i madh për t'a parë atë nga afër, gjë që e bën edhe më të suksesshëm festivalin.

Para se të fillonte festivali, nga skena e madhe, të pranishmit panë pjesë të ndryshme filmike nga rruga e gjatë dhe herroike, deri te Pavarësia e Kosovës, organizuar nga Ismer Mjeku.

Festivalin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre: Famulltari i Kishës Katolike "Zoja e Shkodrës" i përndershmi Dom Pjetër Popaj,  Dom Viktor Dedaj i Kishës së Nju Jorkut, Dom Nikolin Përgjini, Famulltari i Kishës së Shën Palit në Detroid, Miçigan, Dom Anton Kçira, Famulltari nga Dajçi, Dom Kastriot Gjoka

Si çdo vit edhe këtë herë nuk munguan të ftuarit specialë: Zoti Esat Ruka, Drejtor i Qendrës  Kombëtare e veprimtarive Folklorike në Tiranë, Eduart Nurka, Menaxher i veprimtarvive folklorike pranë Qendrës Kombëtare e Veprimtarive Folklorike Tiranë, Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, zoti Luigj Shkreli, Nënkryetari i "Vatrës", zoti Agim Rexha, Sekretari i "Vatrës", shkrimtari i mirënjohur zoti Naum Prifti, Gazetarët nga Zyrih, Zvicër: Dashnim Hebibi drejtues i Agjensisë së Lajmeve INA me qendër në Zurih, Zvicër dhe Llukman Halili, Përfaqësuesja e Vatrës në Washington D:C. poetja publicistja Merita Bajraktari Mc Cormack, zotërinjtë Kastriot Gjeka, Agim Biberaj, Gjela Peta, Jolinda Malota dhe Robert Malota fëmijët e aktivistit të dalluar dhe të respektuar në Komunitetin e Nju Jorkut, zoti Luc Malota.

Nën tingjut e valles së njohur "Festë të madhe ka sot Shqipëria" valltarët "pushtuan" skenën me lëvizjet e tyre, të cilët u shoqëruan me duartrokitje nga spektatorët.

Prezantues të festivalit ishin artistët e mirënjohur shqiptarë të Kinematografisë Amerikane: Elsa Zagreda dhe Luan Bexheti.

Pastaj në skenë u ngjit oratori, i përndershmi Dom Pjetër Popaj, Famulltar, i cili përshëndeti festivalin dhe duke i uruar Mirëseardhjen të gjithë grupeve artistike të ardhur edhe nga shtetet e tjera të Amerikës dhe të pranishmëve në sallë. "...O sa bukur është kur bashkohemi me frymën e Zotit me njëri tjetrin, me mysafirët e ardhur, që na nderojnë me pjesëmarrjen e tyre. Sot e ndjejmë veten më të bashkuar, me fitoren e madhe të Pararësisë së Kosovës. Për këtë ngjarje falenderojmë Zotin ... Rroftë populli shqiptar!" - tha midis të tjerash i përndershmi Dom Pjetër Popaj.

 

 "A-B-C" titullohej kënga e parë që hapi festivalin, teksti i shkruar nga Gjovalin Lula dhe muzika nga Agim Kola,  kënduar nga kompleksi i fëmijëve, nën drejtimin e Agim Kolës.

Përsëri një grup tjetër fëmijësh u ngjitën në skenë; ishin grupi i valltarëve të vegjël i Grupit "Rozafati" "Festojmë së bashku" me koreografi të Angjelina Nika.

Janë ata, fëmijët shqiptarë, që edhe pse të lindur e të rritur në Sh.B.A. trashëgojnë Gjuhën e bukur Shqipe, Kulturën Shqiptare dhe vlerat e saja.

Grupi Artistik "Rugova" doli me veshjet karakteristike të krahinës së tij, ku rapsodi popullor Hysen Kurtaj këndoi me lahutë këngë kreshnike.

Një tjetër këngëtar me lahutë këndoi edhe lahutari Gjon Dedvukaj këngën kushtuar Presidentit Bush.

"Zoti e bekoftë Amerikën" titullohej kënga e kënduar me mjeshtëri nga zëri brilant i të riut 15 vjeçar Albert Stanaj, fitues i çmimit të parë në festivalin kombëtar 2007, një këngëtar premtues për të ardhmen e tij artistike.

Kënga kushtuar të burgosurve në Malësi u këndua nga Jeton Ndreca.

Nosh Camaj recitoi vargje kushtuar Pavarësisë së Kosovës.

Dile Gecaj së bashku me Albert Stanaj dhe grupin Sh.K.A. "Bashkimi Kombëtar" kënduan këngën kushtuar Bashkimit Kombëtar.

Me duartrokitje u prit edhe dueti koreografik Fatmir Filaj dhe Linda Zoraqi , ish solistë të Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, Tiranë, me "Vallen e Çobanit"

Një tjetër duet koreografik në një atmosferë tepër të këndëshme dhe gazmore ishte edhe dueti at e bije Ahmet Agolli dhe Joli Paparisto.

Eliverta Nika, këngëtarja e re në moshë, me zërin e saj të kthjellët, vajza e këngëtarit të mirënjohur Gëzim Nika dhe koreografes Angjelina Nika, në interpretimin e këngës "Shqiponjat e largëta" tregoi se kënga dhe arti në familjen Nika do të trashëgohet ndër breza.

Me duartrokitje u prit edhe këngëtari Edi Duro, me zërin e tij të pastër dhe voluminoz.

"Valle e Tiranës" interpretuar nga Grupi "Bashkimi", Boston, me koreografi  Bashkim Braho, "Vallja e Pavarësisë" interpretuar nga Grupi "Gjergj Kastrioti" i Kishës së Shën Palit, Detroid, me koreografi Joli Paparistos, "Vallja e peshkatarit" interpretuar nga Sh.K.A. "Ulqini", Vallja "Bukur tingëllon daullja e Tropojës, interpretuar nga Grupi "Rozafati" me koreografi  Angjelina Nika, "Vallja e Shqipeve" interpretuar nga Grupi "Gjergj Kastrioti" i Kishës së Shën Pali, Detroid, "Vallja e Jugut! interpretuar nga Grupi "Shqiponja" me koreografi Olsi Gjeçi, Valle tropojane", "Valle kolonjare" interpretuar nga Grupi "Rozafati", koreografia Angjelina Nika, "Valle Arbëreshe" interpretuar nga Grupi "Bashkimi", Boston, koreografia Bashkim Braho, me lëvizjet e tyre në skenë, nën ritmin e instrumentëve popullorë, me kostumet e larmishme kombëtare shumëngjyrëshe i dhanë gjallëri dhe emocione të forta festivalit.

Një tjetër valle instrumentale u interpretua me profesionalizëm nga Rinardo Radi, Tomë Dushaj dhe grupi.

Satira, skica humoristike "Ti ke vdekë ne po t'vajtojmë" me humor u duartrokit nga të pranishmit.

Me duartrokitje u prit gjithashtu edhe këngëtari i mirënjohur Hajro Caka në interpretimin "Këngë ulqinake".

U këndua këngë për Nënën Tereze nga Ylli Sufaj, një artist këngëtar valltar premtues për të ardhmen në karrierën e tij artistike, bashkë me artistin tjetër të ri në moshë, por tepër të talentuar Anton Aliaj. Kënga është kompozuar nga Agim Kola me tekst Gjovalin Luma.

Me duartrokitje u pritën edhe këngëtarët e tjerë të mirënjohur në Komunitet: Luljeta Pëllumbi, Xhelal Gjurkaj, Joseph Çataliq, Arben krasniqi, Sidola Vata, John Krasniqi, Haki Krasniqi me këngën për Jakup Ferrin, Franc Palaj...

Arlinda Balidemaj recitoi "Përshëndetje nga Martinajt"

Me emocione dhe duartrokitje të pandërprera u mirëprit edhe këngëtarja e mirënjohur e këngës shqiptare Aurela Gaçe.

Aurela, e lindur për këngë, që di të këndojë dhe di t'i "qajë" këngët, në interpretimin e këngës vaj për Çamërinë, bëri që një pjesë e të pranishmëve edhe të përloten, duke e ndjerë dhimbjen dhe muzikën.

Pas këngës për Çamërinë, Aurela i dha përsëri jehonë skenës dhe sallës bashkë në interpretimin e këngëve potpuri jugu.

Edhe pse Aurela Gaçe ishte jashtë konkurimit, Ajo ishte edhe e vetmja këngëtare që u kthye disa herë nga spektatorët me duartrokitjet e tyre.

Përshëndeti gjithashtu edhe këngëtarja Gjyste Vulaj.

 

Këngët e festivalit të 18-të Kombëtar të Diasporës shqiptare në Sh.B.A. si çdo vit edhe këtë herë u shoqëruan nga orkestrina e mirënjohur "ALBA" nën drejtimin e kitaristit të talentuar te orkestrës së RTVSH dhe Ansamblit shtetëror të këngëve dhe Valleve Popullore Edi Xhani, në klarinetë dhe saks mjeshtri Sokol Asllani, në organo kompozitori i mirënjohur Ilir Dangëllia, në bateri Artan Kushi dhe në kitar bas Zini Borova.

Në fund, Juria e Festivalit e përbërë nga kantautorja Eli Rizo Gjezo Kryetare dhe anëtarët: Lirie Ademovi, Mimoza Dajzi, Nikollë Junçaj, Nazmi Hoxha, (duke e patur të vështirë në përcaktimin e fituesve) vendosi:

Vokali më i mirë, John Krasniqi.

Grupi i valleve më të mirë Grupi "Gjergj Kastrioti", Kisha Shën pali, Detroid, drejtuar nga Fran Gjoka.

Kostumet më të mira: Grupi "Bashkimi" Boston.

Koreografia më e mirë Angjelina Nika.

 

Komisioni organizativ i festivalit përbëhej nga:

 

Famulltar: Dom Pjetër Popaj. Drejtor i Festivalit Mark Shkreli, Drejtor organizativ Fran Çotaj, drejtor artistik/regjizor Gëzim Nika, Drejtor i skenës Ludvig Çotaj, Skenograf Astrit Tota, Koordinator i mediave Simon Vukel, Kordinatore e reklamave Lule Gjokaj, Publiciteti dhe marketingu Ismer Mjeku.

 

Anëtarë: Prena Berisha, Mark Berishaj, Idriz Çelaj, Gjon Chota, Gjergj Dedvukaj, Nik Gjokaj, Flamur, Husaj, Aleks Lulaj, Elsa Lulaj, Tonin Lulmaj, Luc Malota, Angjelina Nika, Beke Nikqi, Syl Nikqi, Gjergj Paloka, Fran Pllumaj, Palok Rudaj, Gjokë Selca, Sokol Smajlaj.

Festivali u përcoll nga mediat dhe televizionet shqiptare zotërinjtë Beqir Sina, Dalip Greca, Adem Belliu, Halil Mula... dhe ato të Nju Jorkut;

 

Është për t'u përmendur edhe bujaria dhe mikpritja si përherë e bashkatdhetarit tonë të nderuar, zoti Gjergj Dedvukaj, i cili priti dhe shtroi një darkë në restorantin e tij "Xhovani's" për miqtë artista të ardhur nga shtete të tjera të Amerikës.

Është ai restorant, siç e tregojnë edhe fotot e ndryshme të varrura në mur, ku e kanë vizituar edhe presidentët Bill Klinton, Xhorxh W Bush dhe personalitete të ndryshme amerikane.

Zoti Esat Ruka, në emër të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike në Tiranë, i dhuroi zotit Gjergj Dedvukaj Çertifikatën e Mirënjohjes Shoqatës Kulturore Artistike "Bashkimi Kombëtar" me motivacionin: "Për arritje të larmishme në rruajtjen e vlerave të Identitetit Kombëtar Shqiptar.

 

Thanë për Festivalin:

 

Dom Pjetër Popaj: "Një festival i shkëlqyer. Suksesi më i madh i këtij festivali është jo vetëm argëtimi, por bashkimi i të gjithë shqiptarëve. Dashtë zoti që kështu të jemi gjithmonë të bashkuar dhe të ndjehemi të lumtur që jemi të bashkuar dhe ky festival ka shprehje e gëzimit të bashkimit shqiptar..."

 

Agim Rexhaj: "Si zakonisht ky festival i 18-ti në radhë është manifestimi më i madh kulturor që mbahet në Sh.B.A.

Ishte një festival i suksesshëm me pjesëmarrje nga të gjitha trevat shqiptare. Është një kënaqësi e veçantë që në Nju Jork vazhdon të trashëgohet ndër breza tradita e bukur shqiptare..."

 

Mark Shkreli: "Festivali i Diasporës siç edhe e dini është mbarëshqiptar, qëllimi i të cilit është të mbajë gjallë traditat e bukura të popullit shqiptar, për të na mbajtur të gjithë të bashkuar si një komb, pa dallim feje apo krahine. Rëndësi të madhe këtë vit ka Pavarësia e Kosovës, prandaj edhe ky festivai i sivjetshëm i dedikohet asaj..."

 

Naum Prifti: "Festivali shqiptar i organizuar falë përkujdesjes përkushtuese të Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” e New Yorkut, sivjet arriti vitin e tetëmbëdhjetë. Vihet re me kënaqësi se tashmë festivali ka fituar pjekuri  duke zgjeruar rrethin e pjesëmarrësve me grupe që vijnë edhe nga qytete të tjera të Amerikës, ka larmi zhanresh dhe shfaqjet kanë fituar nivel më të lartë, gjithmonë brënda kornizës së folklorit.

 

Interesi për Festivalin qe i madh. Salla e Lehman College u mbush plot e përplot me spektatorë, madje jo vetëm shqiptarë. Midis tyre kishte edhe mjaft të huaj, të interesuar të shijonin folklorin e një populli të lashtë mesdhetar, ose të shihnin në skenë të njohurit e tyre. Mbresë të madhe u lanë kostumet mahnitëse të krahinave të ndryshme, vallet elegante dhe këngët me çifteli.

 

Aktivitete të tilla pasurojnë jetën kulturore të qytetit, mbajnë gjallë traditat artistike popullore,  pasqyrojnë identitetin tonë dhe njëkohësisht u japin mundësi talenteve të brezit më të ri të ngjiten në skenë dhe të shpalosin aftësitë artistike. Shpresojmë se të rinjtë do ta vazhdojnë stafetën pa ndërprerje kudo ku mërgata shqiptare në ShBA e sheh të nevojshme të organizohet:.

 

 

 

Merita Bajraktari: "Është hera e dytë që marr pjesë në festival dhe dua të bëj një krahasim me herën e parë që kam qenë. Për nga përmbajtja, është absolutisht, fantastike. Kemi arësye madhore për t'u gëzuar dhe për të zgjatur gëzime të tilla të kësaj forme, për  t'i thënë Zotit "Faleminderit" për bekimet e shumta që na ka dhënë sivjet, me Pavarësinë e Kosovës dhe me hyrrjen e Shqipërisë në NATO. Pra kemi arrësye pse të gëzohemi kaq gjatë, në mënyrë të shumëllojshme me mozaikë nga të gjitha trevat shqiptare..."

 

Beqir Sina, gazetar:  "Për të arritur një festival, duhet shumë punë, duhet konkurenca, duhet niveli artistik i festivalit.  Festivali ka të mirën e vetë, që rruan traditën e festivaleve të tjera. Kjo është një e mirë, për arësyen e vetë, se pjesëmarrja e grupeve, sidomos e të rrinjve që edhe pse janë lindur këtu në Amerikë, dinë ta interpretojnë këngën dhe vallen shqiptare, të transmetuar nga prindërit e tyre.Të mahnit ngjyra e kostumeve popullore, të cilat janë shumë të bukura dhe kjo është edhe më e bukura e festivalit, sepse rruhet vlera e Folklorit Shqiptar..."

 

Dashnim Hebibi: "Është një kënaqësi e veçantë për të marrë pjesë në këtë festival. Ishte një komunitet jashtëzakonisht i madh. U pa, se Komuniteti Shqiptar këtu e ka kodin e bashkëpunimit dhe rruajtjes së identitetit kombëtar. Vërtet, këto organizime i shërbejnë kulturës sonë shqiptare. Është vërtet njlë mrekulli, që këtu në Nju Jork, rruhet tradita e bukur shqiptare...."

 

 

Aurela Gaçe: "Mua më vjen shumë mirë që mbahet një taditë e bukur çdo vit dhe të shikosh të gjithë ata shqiptarë që kanë lindur këtu dhe vazhdojnë të mbajnë traditën, është mrekulli. E ndjej veten time të privilegjuar, që isha e ftuar në këtë festival për ta përshëndetur atë. Suksese organizatorëve të festivalit, suksese gjithë grupeve pjesëmarrës..."

 

 

Llukman Halili: " Jam i impresionuar dhe shumë i lumtur që morra pjesë në këtë festival. Ishte një festival i shkëlqyer ku u shpalos me madhështi Folklori, Kultura Shqiptare. I uroj suksese organizatorëve dhe gjithë pjesëmarrësve..."

 

 

Edi Xhani: Falenderoj gjithë pjesëmarrësit e këtij festivali të mrekullueshëm, për këtë dhuratë të madhe që i japin Komunitetit tonë këtu në Nju Jork, në prag të festës së madhe të Flamurit. Është një traditë e bukur disavjeçare, që shohim artistë të talentuar profesionistë dhe amatorë..."

 

Gjon Balaj: "Është i tetëmbëdhjeti vit që ne organizojmë festivalin dhe shohim se çdo vit ka përmirësime. Ajo që është madhështore në këtë festival, është bashkimi i të gjithë neve si Komb, nga të gjitha trevat shqiptare. Programi, siç e ndoqët edhe ju vetë ishte i larmishëm..."

 

Orsin Turmalaj: ""Festivali i sivjetshëm ishte i lodhshëm, por i suksesshëm. Ne kemi fatin, se kemi shumë vullnetarë që punojnë, po ashtu kemi edhe njerëz të ftuar nga shteti jonë amë, nga të gjithë trojet tona. Ky festival simbolizon bashkimin e të gjithë trojeve tona...."

 

Falenderim i Komisionit organizativ të Festivalit:

 

Falenderojmë të gjithë artistët dhe grupet muzikore të Komunitetit, të cilët me pjesëmarrjen e tyre po bëjnë të mundur që ky festival nga viti në vit të bëhet edhe më i suksesshëm.

Falenderojmë bizneset dhe gjithë ata që me reklamat e tyre, vullnetarët, për ndihmën e tyre në mbarëvajtjen e festivalit.

 

 

Fjala përshëndetëse e zotit Esat Ruka:

 

I nderuar zoti Dom Pjetër Popaj!

Të nderuar miq!

Të dashur festivalistë!!

Motra dhe vëllezër!

 

Kam kënaqësinë dhe privilegjin që jam sot midis jush në këtë tempull të lartë të rrezatimit të dijes, që Ju po i shtoni hijeshinë dhe bukurinë në këtë ditë të madhe të ballafaqimit Kulturor Artistik.

Jemi takuar shpesh me miq e shokë si artistë në skena, podiume dhe festivale kombëtare dhe ndërkombëtare ku kemi ndjerë e ndarë emocione të bukura dhe kemi dhuruar mesazhe të mëdha të dashurisë e tolerancës, krenarisë dhe atdhedashurisë.

Por sot, në Festivalin tuaj të 18-të të mbajtur këtu në Nju Jork, kam ardhur në cilësinë e drejtorit të festivaleve folklorike kombëtare të Shqipërisë për t'ju uruar dhe përshëndetur në emër të MTKRS së Shqipërisë dhe të Ministrit Ylli Pango, për kontributin që ju po jepni për të mbajtur gjallë, zhvilluar e përcjellë në gjeneratat e reja vlerat e mëdha të trashëgimisë së Kulturës Kombëtare Shqiptare.

Ne përshëndesim dhe përgëzojmë punën serioze e plot pasion të shoqatave kulturoro-artistike të Nju Jorkut, Detroidit, Bostonit etj si dhe të drejtuesve të tyre, që krahas punës e sakrificave të përditëshme, organizoni dhe mbani veprimtari të mëdha, duke njohur e afruar talente të reja, duke nxitur krijimtarinë e bashkuar artistike e figura të shquara, që i kanë kontribuar shumë Artit Kombëtar si: Edi Xhani e Bashkim Braho, Gëzim Nika e Gjergj Dedvukaj, Aurela Gaçe e Eli Fara, Gjovalin Luma e Tomë Gjergji, Dila Gecaj e Agim Krasniqi, Fran Gjoka e deri te më i riu Albert Stana.

Ne e kemi njohur e përcjellë me emocion gadishmërinë, kontributin dhe pjesëmarrjen konkrete tuajën, jo vetëm në skena e festivale, por edhe në ditë të vështira e vendimtare historike për kombin tonë dhe për këtë, ju përgëzojmë.

Nuk ka dyshim, se festivali i këtij viti do të ketë dimensione më të mëdha për pasqyrimin e vitalitetit kombëtar, ndjesinë dhe bukurinë shpirtërore, bukurinë dhe bujarinë shqiptare.

Kosova e pavaruar, ia shton shkëlqimin dhe madhështinë këtij manifestimi të bukur dhe kuptimplotë.

Artistë të nderuar!

Shtatori i vitit 2009 shënon për ne, një tjetër ngjarje të rëndësishme të artit tonë burimor: FESTIVALI FOLKLORIK KOMBËTAR-GJIROKASTËR 2009

Së bashku do të derdhim margaritarët e trashëgimisë sonë dhe begatinë në këngët, vallet, meloditë, instrumentat dhe veshjet tradicionale.

Duku j'u uruar mirëseardhjen në atë Festival, grupit juaj përfaqësues e dinjitoz i këtij festivali këtu në Nju jork, i urojmë suksese e mbarësi dhe disponim të këndshëm.

Faleminderit.

Nju Jork, Nëntor, 11, 2008

Esat Ruka



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora