Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Aksioni i parë i UÇK-së në Artakoll

| E diele, 06.09.2020, 11:38 AM |


Aksioni i parë i UÇK-së në Artakoll (11 qershor 1998)

Nga Hilmi Saraçi

…Egersia kriminale serbe kishte arritur kulmin pas vrasjes se katër policëve në fshatin Hamidi, me 11 qershor 1998. Kjo ndodhi një pasdite , në mbrmje kur disa transporterë me dhjetra policë cetnik kishin msyer pr të bërë masakra në banorët e fshatit Hamidi me rrethinë. Ishin të përgatitur deri në dhëmb. Ata ishin ardhur nga Obiliqi (Kastroti)  duke kaluar nëpër Vodicë  e Lajthizë- për në Hamidi. Ishte Aksioni i parë i UçK-s në Artakoll. UçK-ja kishte njohtime për aksionin e tyre, me kohë ishte njohtuar ardhja e tyre. Prandaj “Duraku” (Jashar Jashari) me mbesën e vet, Mrikë Berishën, Sami  Saracin dhe me disa të tjerë ushtarë u dalin përpara në pritë  të “Prroi i fshatit”…

Filloi terri për të rënë.Nuk dukej rruga mirë. Policia serbocetnike kishte shuar dritat e transporterit. Ngadal sikur ta kishin diktuar rrezikun, me automatikë të gatshëm vinin kah  Hamidia. Terri kishte lëshuar krahët. Vapa emadhe e ditës kishte ikur. Në vend të saj fryente një erë e freskët. Karkalecat nëpët grunaja dhe livadhe ishin zgjuar me orëkestrën e tyre të zakonshëm. Vetëm melodia e tyre dëgjohej në këto moment. Kriminelët policë serb mendonin që në befasi, natën nëpër terr ta bëjnë masakrën ndër banorët e  fshatit por edhe në të tjerëfshatra të afërme...

Pasi u duken, “Duraku” urdhëroi: transporteri i parë të kalojë, ndërsa të  tjerët që  ishin prapa duke ardhur të sulmohen. Kështu edhe u veprua. Pasi kaluan dy trnsporterët e parë po vinte i treti. “Duraku”  si rrufeja me bombë në dorë qëllon transporterin  me policë cetnikë… Në këtë aksion direkt muaren pjesë edhe Sami Saraci dhe Mrrikë Berisha. Kështu vriten katër policë cetnik. Shkatrrohet transporteri edhe  të tjerë që ishin përpara me policë cetnik të cilët kishin ikur dhe kishin shpëtuar. Mirëpo ishin plagosur disa prej tyre, sepse shenjat e gjakut të nesermen ishin vërejtur varg deri të Ura e Plemetinit. “Duraku” e Samiu ua marrin 4 automatikë, 4 pancira dhe armatim tjetër që kishin pasur me veti cetnikët. Nga ushtarët tanë plagosen “Duraku” në kokë dhe Ibrahim Këlmenndi në dorë…

Nga ditari im i Luftës “Artakolli në dritën e luftës clirimtare” (1998-1999)