E merkure, 28.10.2020, 10:55 AM (GMT)

Komente

Eshref Ymeri: Dy fjalë për Marrëveshjen e Washingtonit

E diele, 06.09.2020, 09:56 AM


Dy fjalë për Marrëveshjen e Vashingtonit

Për kujtesë lexuesve të nderuar me brumosje nacionaliste

Nga Prof. Dr. Eshref Ymeri

Atë që Serbia nuk e pati arritur dot me luftë që në vitet 1912-1913, edhe me ndihmën e armikes së betuar të kombit shqiptar, Rusisë cariste, e cila, me gojën e ministrit të jashtëm Sergej Sazonov (1860-1927), kërkonte që Serbia të kishte një dalje në Adriatik nëpërmjet portit të Durrësit, e arriti përmes tradhtisë brendashqiptare, të gatuar me shumë kujdes nga mercenarët tradhtarë, me në krye Thaçin, Ramën, Mustafën, Haradinajn dhe plot të tjerë, me mbështjetjen e fuqishme të shumicës së deputetëve tradhtarë të Kuvendit të Kosovës. Tradhtia, të dashur lexues të nderuar nacionalistë, është në gjenin e politikanëve shqiptarë, të cilët mercenarizmin, servilizmin para të huajve dhe tradhtinë e kanë më të shtrenjtë se sa shtëpinë, bashkëshorten dhe fëmijën. Prandaj është aq domethënëse përmbajtja e librit të nacionalistit të njohur Kol Bibë Mirakaj, me titull “Vetëvrasja e një kombi”, të shkruar në vitin 1951 dhe të botuar në vitin 2014.

Tradhtia ndërshqiptare, lexues të nderuar nacionalistë, është trualli tragjik i përgatitjes shkallëzore të shpërbërjes sonë kombëtare, çka do të përmbyllet me mosekzistencën tonë të mëtejshme si komb. Sepse pikësynimi për mosekzistencën tonë si komb, ka qenë, është dhe vazhdon të mbetet si taktikë dhe si strategji e grekosllavizmit, me mbështetjen e nëndheshme të Perëndimit evropian. E meritojmë mosekzistencën tonë për shkak të tradhtisë brendashqiptare, me traditë të lashtë pellazgoiliriane.

Me respekt të veçantë ndaj jush.

Eshref Ymeri



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora