Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhemal Ahmeti: Autoraciz?m eklatant

| E diele, 06.09.2020, 11:04 AM |


GJUHA E DIBIDUSIT ME DIPLOMË TË PUB-IT

Nga Xhemal Ahmeti

Unë nuk e toleroj [ngase s'dua të shkoj në burg] myslimanin, katolikun, budistin apo ateistin kur ma zënë diellin me predikimet e tyre të jenë pronar absolut të sê vërtetës mbi botën e jetën, por i pranoj, respektoj si ndryshe nga unë me të drejtat si unë. Ta përdorësh madje binomin terminologjik "tolerancê ndërfetare" brenda një kulturosfere [njerëzit e një gjuhe, kulture e historie] është autoraciz?m eklatant. Përpos asaj vetë priorizimi tematik i kësaj pune dëshmon për një shoqëri që ende reflekton në modusin e kooperativave. Ngase tolerare donë t? thotë të durosh, ta përbijsh, ta mbijetosh diçka, ekzistenca e së cilës t'i gërryen nervat për çdo ditë dhe po pate mundêsi e shpor nga qenia. Prandaj kushdo që pêrdor këtë binom është o injorant i thellë o injorant me diploma të dhuruara shkollave të Zululandit. Fol vetëm atë që ia di kuptimin.

_________

Sytë na nxorën gjatë debatit për xhaminë:" jemi  95% mysliman elhamdurilah - thonin". Tash kur u thonë vend me shumicë myslimane si ata vllaznia e tyre ne fé andej kah Turqia e Arabia, thonë "po na ofenojn allahile". S'mund tu quajnë tjerët astronautë duke qenê traktoristë. Ani lezet e fllad kah mendja a u vjen ngapak apo hiç?