E marte, 20.10.2020, 09:38 AM (GMT+1)

Editorial » Shkreli

Frank Shkreli: Dy kontraste respekti për Nënë Terezën

E shtune, 05.09.2020, 08:05 PM


DY KONTRASTE RESPEKTI PËR NËNË TEREZËN

Me rastin e Ditës kushtuar Nenë Terezës

Nga Frank Shkreli

Në Kosovë dhe në Shqipëri, Kisha Katolike Shqiptare po kremton festën e Shenjtës Nenë Tereze (5 Shtator) nën rrethana të vështira – pa pjesëmarrjen e besimtarëve -- për arsye të kufizimeve të vendosura si rrjedhim i pandemisë Covid-19 nga autoritet qeveritare dhe shëndetësore të dy vendeve, ashtu si edhe pothuaj ndodhë në mbarë botën. Ente të ndryshme fetare në botën shqiptare po e festojnë me nderime dhe respekt këtë ditë, kushtuar bijës së madhe të Kombit shqiptare dhe nenës së botës, Nënë Terezës, në mënyrën e vet dhe si është më mirë, nën këto rrethana.  Institucionet fetare anë e mbanë trojeve shqitare si edhe individë të ndryshëm po e kujtojnë këtë ditë në mënyrat e veta dhe sipas mundësive, -- bazuar edhe në njërën prej shprehjeve të Nenë Terezës e cila ka thenë se: “Ne s’mund të bëjmë gjera të mëdha, por vetëm gjëra të vogëla me dashuri të madhe”.

Më tërhoqi vëmendjen sot vepra e një individi të vetëm në Shkodër, i cili vetëm me nismën e tij personale, ka zgjedhur një mënyrë unike për të nderuar dhe për të kujtuar Nënë Terezën, jo vetëm sot në Ditën kushtuar Shënjtës Nenë Tereze, por çdo ditë. Emri i tij është Leopold Shkreli, të cilin, sipas disa burimeve mediatike, asgjë nuk e pengon që përditë të çojë lule tek shtatorja e Nenë Terezës në Shkodër.

Sipas disa mediave vendore dhe kombëtare, përfshir portalin Shkodraweb”, shkodrani i moshuar, Leopold Shkreli shkon çdo ditë pranë shtatores së “Nënë Terezës” në qendër të qytetit të Shkodrës. Aty ai vendosë lule me qëllim që të mbajë gjallë thirrjen e Nënë Terezës për të dhuruar më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj të varfërve, që ishte misioni i Nenë Terezës dhe Urdhërit të Motërave të saj të përhapura anë e mbanë botës.

Kjo mund të mos duket si ndonjë vepër e madhe e këtij shqiptari të dalluar e fsinik shkodran, por siç duket Leopold Shkreli e bënë këtë gjest me përkushtim dhe dashuri të madhe që ai ka për Nenë Terezën.  Në një video të publikuar nga Dioqeza Rreshen në facebook shihet qartë pelegrinazhi i përditëshëm  dhe i pa përtesë i Leopold Shkrelit, para shtatores së Nenë Terezës në Shkodër, për të vendosur lule të freskëta aty çdo ditë, duke tërhequr vëmendje dhe admirimin e shumë qytetarëve të Shkodrës dhe më gjërë.

Personazhi i javës, Leopold Shkreli

Leopold Shkreli nuk besoj se e bën këtë as për ndonjë reklamë as për të tërhjeque vëmendjen ndaj këtij akti humanitar dhe nderimi ndaj bijës shqiptare të njohur anë e mbanë botës, por megjithëkëtë, është e pamundur që ky akt i tij, që nga disa mund të konsiderohet si i vogël, por ama tregon një dashuri të madhe personale të tijën për bijën e Kombit Shqiptar dhe është një akt prekës dhe një frymëzim për të gjithë ne.

Po kush është Leopold Shkreli, i cili ka zgjedhur këtë mënyrë unike për të nderuar dhe respektuar Nenë Terezën, për çdo ditë duke vendosur lule të freskëta para shtatores së saj në Shkodër.  Fatkeqësisht, unë jetoj në Amerikë dhe nuk e njoh Leopoldin, ndërkohë që të dhënat për të në internet janë të paka.  Por, unë kam pasur nderin të njihja vëllain e tij, Dr. Lin Shkrelin i cili ka jetuar në Romë, ashtu si shumë të tjerë të brezit të tij, të përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ashtu siç ishte edhe vet Leopold Shkreli. Sipas disa të dhënave, Leopoldi, i mitur në atë kohë, u arrestua së bashku me vëllezërit e tij në Shqipëri, pasi një “mik” i familjes u kishte ofruar që të arratiseshin nga vendi, por në vend të arratisjes, ata përfunduan në burgjet e Enver Hoxhës.  Për më tepër, atyre nuk u ndihmonte fakti se vëllai i tyre në Itali Dr. Lin Shkreli, njihej në komunitet si aktivist i Bllokut Kombëtar Indipendent, në përpjekjet e atëhershme për të bashkuar elementët antikomunist shqiptarë, me qëllim rrëximin e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.  Nenë Tereza ka thenë se, “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”. Leopold Shkreli është, njëkohësisht, një bekim por edhe një mësim për të gjithë ne”, sidomos në këtë ditë kushtuar nenë Terezës.

Më poshtë dy kontraste -- kundërshtim dhe kontradiktë -- se si një shqiptar, nga dita në ditë, tregon nderimin dhe respektin e tij ndaj një figure të madhe të Kombit Shqiptar, siç është

Nenë Tereza, të cilën e njeh dhe e respekton mbarë bota (foto e majtë e shtatores në Shkodër për të cilën kujdeset një individ, Leopold Shkreli) dhe indiferentizmi i shtetit shqiptar ndaj të njëjtës figurë kombëtare dhe fetare, (shtatorja e Nenë Terezës, e “dëbuar” sa më larg nga Tirana, vendosur në Qafë Thanë)

Monumenti i Nënës Tereze në Shkodër, i mbushur me lulet që i vë çdo ditë Leopold Shkreli dhe gjendja e shtatores së Nenë Terezes nën kujdesin e shtetit shqiptar, në Qafër Thanë, që duket si e braktisur nga entet e kulturës shqiptare, pa emër e pa identitet! Si e huaj, megjithëse në vend të vet!

Çfarë mund të bëni për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.(Nenë Tereza)

Katedralja, Nenë Tereza, në Prishtinë



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Artikuj te tjere

Frank Shkreli: Një pyetje për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe të Kosovës Frank Shkreli: Dritan Abazoviqi si përfaqësues i brezit të humbur të politikanëve shqiptarë Frank Shkreli: Kosova nderon Senatorin Amerikan Robert Dole Frank Shkreli: Nikolla Qafoku, një shkencëtar shqiptaro-amerikan që na nderon Frank Shkreli: Terrin mes dy dritave s’e duron ylli që shkoqet, as njeriu Frank Shkreli: Rishfaqja e totalitarizmit nuk është një kërcënim abstrakt Frank Shkreli: Kështu duhej të rrëzoheshin diktaturat! Frank Shkreli: Indiferentizmi i shqiptarëve ndaj Nënë Terezës! Frank Shkreli: Poeti Havzi Nela si zgjim i ndërgjegjes morale kombëtare dhe ndërkombëtare në Shqipëri Frank Shkreli: Ndërroi jetë Lekë Gojçaj, i ''Shtatoreve të Përjetësisë'' Frank Shkreli: Pompeo vizitë në Evropën Lindore, por jo në Shqipëri dhe në Kosovë Frank Shkreli: Martin Luther King dhe Adem Demaçi, bartës të vlerave të përbashkëta të lirisë Frank Shkreli: Edi Rama deklaron - Komunistët dhe komunizmi në anën e duhur të historisë! Frank Shkreli: Gëzim Alpion - Nënë Tereza – Shënjtëresha dhe Kombi i Saj Frank Shkreli: Kujtohet Dr. Ibrahim Rugova si një Kampion i Lirisë dhe një Burrështeti që ndante vlerat Amerikane Frank Shkreli: Po më soset durimi - Me rastin e 95 vjetorit të lindjes së Martin Camajt Frank Shkreli: At Shtjefën Kurti, njëri prej 100 viktimave më të njohura të komunizmit ndërkombëtar Frank Shkreli: Sali Bollati - Çam shqiptaro-amerikan, i mbijetuar i Gjenocidit Grek Frank Shkreli: Diasporë, heshtja nuk të ka hije! Frank Shkreli: Provat për Martin Camajn do i marr kur të hapen dosjet e Beogradit

Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora