E premte, 29.03.2024, 06:24 AM (GMT)

Mendime

Skender Korca: Misioni i ri me shumë “kompromise”

E marte, 11.11.2008, 07:25 PM


Misioni i ri me shumë “kompromise”

 

Shkruan:   Skender  KORÇA

 

Është dicka normale të dëgjosh në çdo shtet të botës kur takon njerëz që ankohen për sistemin politik ose për qeverinë duke shprehur shumë herë pakënaqësi , e këtu në Kosovë po ankohen edhe fqinjët për pavarsinë dhe për një mision që nuk ka të bëjë me ata fare,sepse vetë përkdhelja ju ka dhënë shancin të inkorporohen në jo ekgistencen e problemit të Kosovës në Mitrovicën e veriut.

E quajmë kështu sepse Kosova deklarohet bashkë me qeverinë se është sovrane dhe nuk do ndryshojnë kufinjët e saj. Nëse është kështu do të thotë se Kosova dhe misioni është i lirë të instalohet në veri të saj.

Por praktika ka treguar që nuk ka sistem politik ose qeveri nga e cila do mbetet e gjithë popullsia e kënaqur, gjithmonë do ekzistojnë “grupacione njerezish” që nuk do ndjehen mirë me politikën e ushtruar.

Kjo histori çdo herë i ka takuar në kronologji shqiptarëve të Kosovës, sepse janë pala që po ofrojnë edhe tani më se kompromise të pa nevojshme, kur  Kosova ka tani të definuar statusin e saj politik që nga shkurti i këtij viti.

Kur pyeten banorët e kryeqytetit ose të gjithë Kosovës nëse janë të kanqur me gjendjen në vend dhe me politikanët, rrallë herë dëgjon përgjigje pozitive. Pse?

Problemi i Kosovës duket se është më serioz në krahasim me shumë vende të tjera të Europës Lindore, që pak a shumë qytetarët e këtyre vendeve kanë të njejta shqetësime me Kosovën.

Ne në Kosovë kemi edhe ndërhyrje nga jashtë e cila me pak fjalë thotë "ndërroni politikë se ndryshe jeni vetëm". Kjo në Kosovë shihet jo si “kërcënim politik” por shihet si “politikë moderuese” që tash më të gjitha subjektet politike që janë në pushtet po kalojnë nëpër këtë logjikë veprimi.

 

Këto ndërhyrje nuk bëhen nga ndonjë armik i qeverisë të Kosovës që do të ngatërrohet aty ku nuk duhet, por në realitet po bëhet nga OKB-ja që në Kosovë ka pasur jo më pak e më shumë se një rol të vëzhguesit se sa atij me ndikim. Tani është një gjendje e ankthit për një misioni të ri që thirret në rend dhe në ligj e që ligjërisht nuk po mundet të vendoset në veriun e Kosovës, por për tu vendosur i duhen kompromise me Serbinë se si (a) duhet të instalohet?

Këtu është paknaqësia më e madhe e popullit që po i sheh mirë gjërat dhe nuk po reagon ende....

OKB e cila e ka definuar një relacion të vetëm në Kosovë, që misionet në botë mund të rrijnë sa të duan në vende të ndryshme, nëse bazohen në modelin e Kosovës. Ka ranguar me punën e saj Kosovën në të gjitha listat ku flitet për varferinë, shëndetësinë, ruajtjen e të drejtave demokratike, minoriteteve, refren i politikës së verbër të tyre sepse asgjë nuk stimulon me realitetin për dersia vetë ne në Kosovë nuk e kemi këtë interes njerzor, sepse kurrë nuk  kemi qenë në relacione të këqija me fqinjët, qofshin ata edhe minoritar në Kosovë.... e as tash që do prodhojmë diçka të ngjashme me Serbinë.

 

Sigurisht vërejtjet e Bashkimit Europian dhe të derguarve të saj për Kosovë janë shumë herë të pabalancuara sepse kur ju duhet në “sukses të mëshehur” të prononcohen diçka thonë dhe nxjerrin lloj – lloj emra si ky i fundit Mareli, e kur nuk reagohet nga politikanët e Kosovës thonë me veten e tyre “Ju qoftë me hajr e për shëndet”, e nëse reagohet nga Kosova thonë se nuk kanë qenë të njohur ne detaj ose nuk dihet mirë se si e kanë interpretuar mediat në Kosovë, deklarimin e këtyre zyrtarëve nga Europa. Prapë faji na mbetet ne në Kosovë.

Populli i pakanaur prapë do bie në dilemë për BE  se a është apo nuk është sponsorizuesi me i madh i Kosovës në vërjen e ligjit dhe rendit në Kosovë kur dihet se gjithë diplomacia e Kosovës sot dhe qeveria e saj me të gjithë faktorët po përkufizojnë një “dëshirë” dhe synim për të hyrë në këtë komunitet.


Ku mëshehet problemi i Kosovës me këto kompromise?


Nga ato që potencova më sipër, duket qartë se realiteti politik në Kosovë ka anomali, të cilat shqetësojnë popullin por edhe faktorët tonë të poltikës kosovare dhe të huaj, sepse nuk e dijnë se si do munden apo nuk do munden të ja dalin të veprojnë në Kosovë qoftë në veri apo kudo në brendi të saj, sepse minoriteti serb nuk është i koncentruar vetëm në veri të Kosovës dhe më saktë në veri të Mitrovicës, por këso raste ka kudo në Kosovë , në tërë Kosovën. Kjo është modeli që po u gabua atje do gabohet kudo në të gjitha viset e Republikës së Kosovës për misionin e quajtur EULEX. Kjo është edhe maturi  që të vendoset ky mison që rezulton me ankth, sepse nuk na duhet shumë të pëlcas diçka që nuk ka nevojë askush në Kosovë.

 

Pra nuk është logjike që qeveritarët të na flasin vetëm për përparim "kolosal" të Kosovës dhe t'i lënë me një anë këto probleme sepse bisedat e  gjata dhe të pa mbaruara në katër sy me Presidentin dhe Kryeministrin do merren vesh një ditë në popull, që shumë herë duket se nuk e marin fare parasysh disponimin e popullit politikanët tonë…por ky disponim ka shancë të imponohet në praktikë.

Nuk duhet që politikanët në Kosovë të pranojnë si realitet të palekundshëm faktin që në Kosovë, për të patur sukses misioni EULEX duhet të vijnë rekomandimet vetëm nga jashtë, por ky mision do jetë i nevojshëm të rikonfigurohet më realitetin e Kosovës e jot ë importohet si shablloin se duhet të bëhet kështu apo ashtu…

 

Pra mbi të gjitha duhet që politikanët dhe qytetarët në Kosovë të përcjllein këto situatash me maturi politike dhe i nevojitet të dy palëve një ndryshim mentaliteti, për të përkuar me realitetin e vendit të tyre se kah është duke shkuar e jo në fund të reagohet nga populli dhe qytetari se nuk është diçka në regull…...Kujdes!

Është e vërtetë se vendit tonë Kosovës i mungon përvoja e politikës demokratike dhe e laramanisë së mendimeve. Nëse një sukbjekt politik reagon për diçka madhore, duhet të mendohet dhe reagohet se diçka nuk po funksionon pavarsisht që reagimi a ka ardhë nga pozita apo opozita.

Qytetarët e Kosovës, shtestasit e Republikës së Kosovës do humbasin besimin shpejtë sepse duket që nuk kanë besim se mund të ndryshojnë diça vetë për të pranuar apo diçka nga vetë ata dhe kështu mendojnë se fati i vendit varet vetëm nga një "dorë e padukshme" që vjen nga jashtë. Kjo është gabim

 

Mbase ky është mentalitet që  gjërat do të na imponoj dikush tjetër por diçka është e sigurtë, nëse pret nga një "dorë e padukshme" që të bësh përparim, atëherë do jemi gjithmonë në të njejtën gjendje - gjithmonë duke pritur.

 

Nga ana tjeter duket se disa politikan në Kosovë - për shkak të mungesës së kulturës politike dhe dijës politike, nuk e kanë trajtuar dhe nuk e trajtojnë seriozisht rolin që përfaqësojnë. Mendohet se nuk është stermadhim të thuhet nga dikush se pak janë politikanë në Kosovë që

në Parlament mendojnë se përfaqësojnë votuesit e tyre.

 

 

 

Duket se shumë politikan në Kuvendine Republikës së Kosovës përfaqësojnë një epror të tyre, partinë, ambicjet dhe…sipas mendimit të shumë prej tyre nuk duhet të reagohet se reagon lideri i tyre. Kjo është gabim , sepse për temën si kjo e vendosjes së EULEX-it me çfarë kompromisesh po hyjnë në këtë rol, duhet të reagojnë jo vetëm deputetët me seancë speciale në  Parlamentin e Republikës së Kosovës por të gjithë ata që shohin se çfarë po bëhet.

 

Sot më shumë se kurrë mediat në Kosovë të ngulfasin sepse i referohen  problemeve ndërkombëtare ose me mirë   themi referojnë për ngjarjet që ndodhin në një vend të largët të cilat shumë herë shfaqen sikur të kanë lidhje edhe me fatin e vendit tonë, e në realitet na mbyllin dhe verbrëojnë sytë se çka po ndodhë ndër ne, për ne, çka po flasin të besuarit e votës për një problem më se delikat, për një mission si ky i BE-së i qujatur EULEX…..

Te gjitha këto konkluzione negative mbi gjendjen politike në Kosovë nuk duhet në asnjë mënyrë që të na heqin shpresën mbi të ardhmen tonë. Nuk duhet gjithashtu të jemi shumë optimist më se ç'duhet, sepse nuk është të i ndërrojmë shpesh mendimet për fenomenet sikur ky fenomen i fundit i qujatur - Kosovë.

 

Sidoqoftë duhet më në fund të tentohet për një politikë largpamëse e afatgjate që prodhon vetëm paqe në rajon e brenda Republikës së Kosovës, e cila do të jetë e mbështetur mbi institucione që krijojnë politikë dhe që do ketë bazë realiste, duhet të ndërtojmë një politikë që ka çdo herë parasysh interesat e popullit të saj e të kombit dhe e cila nuk do nryshojë sa herë që ndryshon qeverisja e vendit. Ndryshimi i qeverisë nuk do të thotë ndryshim në qellime strategjike e politike por ndryshim në mënyrën e realizimit te tyre.

Ne një shtet demokratik qëllimet politike ndryshojnë kur ndryshojnë interesat ose nevojat kombëtare.

E drejta nuk vie nga qielli kurrë, por vje nga ligji dhe rendi, vje nga vullneti për të respektuar këtë ligj dhe rend, këtë realitet jo vetëm për një grup por për të gjitha grupet nacionale në Kosovë, nëse thonë se Kosova është e atyre që jetojnë në te.

Kështu në këto parime duhet të vendoset dhe të bisedohet për EULEX-in dhe shtrirjen e tij…..Prapë kujdes!



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora