E shtune, 20.04.2024, 03:52 AM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Giulio Andreotti

E marte, 29.05.2007, 08:39 PM


Giulio Andreotti, politikani mafioz i Italisë       
 
Giulio Andreotti, i lindur në Romë, më 14 janar të vitit 1919, është një ndër politikanët italianë më të njohur të periudhës së pasluftës, shkrimtar dhe gazetar, eksponent i partisë Demokracia Kristiane (DC). Të përmbledhësh jetën e tij është një punë e vështirë dhe e bollshme, qoftë për harkun kohor që ajo përfshin, qoftë edhe për sasinë e eksperiencave që një ndër figurat më të vjetra të politikës italiane është në gjendje të na ofrojë. Andreotti ka qenë në qendër të skenës politike italiane për të gjithë pjesën e dytë të shekullit të XX.Ka pasur shumë herë detyra të ndryshme politike: ka qenë shtatë herë kryeministër i vendit, tetë herë ministër i Mbrojtjes, pesë herë ministër i Punëve të Jashtme, dy herë ministër i Financave, ministër i Bilancit dhe ministër i Industrisë, një herë ministër i Thesarit dhe ministër i Brendshëm. Ka qenë gjithmonë i pranishëm në Parlamentin Italian nga viti 1946 dhe senator i përjetshëm që prej vitit 1991. Në fund të viteve ’90 ka kryer një proces për bashkëpunim me mafian. Ai pati një seancë gjyqësore në Gjykatën e Shkallës së Parë në vitin 1999, ndërsa Gjykata e Apelit të Palermos në vitin 2003 konfirmoi pafajësinë vetëm për ngjarjet e pas pranverës së vitit 1980, duke kujtuar se para asaj kohe Andreotti kishte shfaqur një "bashkëpunim serioz, konkret dhe në vazhdimësi" me personazhe që kishin lidhje me Mafian. Në vitin 2004 Gjykata e Kasacionit ka konfirmuar drejt për së drejti sentencën e Gjykatës së Apelit. Giulio Andreotti është mbiquajtur në rrethin e gazetarëve “Divo Giulio” (Xhulio i amshueshëm) duke marrë spunto nga Giulio Cesare për të vënë në dukje "shenjtërimin e tij” në fushën e historisë së politikës së Italisë.
Fillimi i karrierës politike
Giulio Andreotti regjistrohet në Fakultetin e Jurispudencës së Universitetit të Romës në nëntor të vitit 1938 dhe diplomohet më 10 nëntor të vitit 1941, me një tezë për të drejtën kanunore ("Fundi i dënimeve ekleziastike dhe personaliteti i kriminelit në të drejtën e Kishës"). Pasi u diplomua për jurispudencë në vitin 1941, duke u specializuar në të njëjtën kohë në fushën e së drejtës kanunore, në moshën 22-vjeçare zgjidhet në Asamblenë Kushtetuese. Kështu që Andreotti, i lindur në Romë nga prindër me origjinë nga Segni, i ka fillimet e veta në politikë përgjatë studimeve universitare, gjatë të cilave ai krijoi kontakte, që më pas rezultuan shumë afatgjate dhe pozitive, me eksponentë të formacioneve katolike, ndër të cilët dhe me Aldo Moron. Kjo gjë ndodhi kur ai kryente detyrën e presidentit kombëtar të Federatës Universitare Katolike Italiane (1942-1944). Ai ka qenë gjithashtu sekretar i Alcide De Gasperit, kryeministër i Italisë në atë kohë. Gjatë luftës ai shkroi për “Rivista del Lavoro”, publikim i propagandës fashiste, duke mbajtur pozicione që nga disa u cilësuan jo të mira, jo të angazhuara sipas regjimit. Pas mbarimit të armiqësisë, bëhet përgjegjës i sektorëve të të rinjve të Demokracisë Kristiane dhe u zgjodh në Asamblenë përbërëse dhe në vitin 1948, në Dhomën e Deputetëve për zonat Roma-Latina-Viterbo-Frosinone.

Pragmatizmi dhe raportet me De Gasperin
I përket këtyre viteve fillimi i bashkëpunimit të tij me Alcide De Gasperi,  të raportit të tyre, intensiv dhe të ngushtë. Me gjithë ndryshimet e thella në karakter dhe në metoda, u tha që "kur shkonin bashkë në kishë, De Gasperi fliste me Zotin, Andreotti me priftin". Mënyra e tij e të shprehurit ishte shumë e dallueshme. Gjithashtu ai dallohej edhe nga një mënyrë e të parit të gjërave, duke ndjekur një politikë me të cilën u zhvillonin dhe u realizonin qëllimet. Andreotti u zgjodh me sukses të plotë në një post të tillë.

Postet e parë në qeveri
Deri në atë kohë Giulio Andreotti kishte mbajtur disa pozicione të ndryshme në politikën e vendit dhe ishte i njohur për të gjitha ato anë pozitive dhe negative. Por, pritej pikërisht një periudhë më specifike kur ai do të njihej si politikan i mirëfilltë dhe me një pozicion më të denjë. Ishte qeveria e katërt e De Gasperit, në të cilën Andreotti u shfaq plotësisht si një politikan, me detyrën e nënsekretarit në Presidencën e Këshillit; një ndër postet e panumërt që do të merrte më pas, ndër të cilët qëndron i denjë në kujtesë ai i nënsekretarit të Mbrojtjes, i emëruar përgjegjës i shkatërrimit të 137.000 fashikujve SIFAR. U shtua edhe më tepër dyshimi që fashikujt nuk ishin shkatërruar ose që kishin qenë kopjuar para shkatërrimit. Aktivitetet e tij në fushën e politikës së jashtme vunë në dukje një shkathtësi të spikatur për të realizuar, në shenjë të meditimit, marrëdhënie të rëndësishme të orientuara drejt shtensionimit. Gjithmonë koherent me zgjedhjen atlantike në divizionin e Luftës së Ftohtë, ishte ai që i dorëzoi NATO-s shërbimet ushtarake në territorin italian dhe që autorizoi vendosjen e armëve evropiane, kultivoi raporte edhe me vendet e Lindjes, duke përkrahur zhvillimet e demokratizimit. Në vitin 1978, në ngjarjet e njohura të lidhura me kompleksin historik, me rrëmbimin dhe vrasjen e Aldo Moros, Giulio ia doli mbanë të mbajë pjesëmarrjen e Partisë Komuniste Italiane të Enrico Berlinguer në votëbesimin. Votimi u zhvillua një ditë pas rrëmbimit të Aldo Moros.

Masa juridike në detyrën e Andreottit
Andreotti iu nënshtrua një gjykimi në Palermo për bashkëpunim mafioz. Ndërkohë që sentenca e Shkallës së Parë, realizuar më 23 tetor të vitit 1999, e kishte shpallur të pafajshëm për mungesë provash, sentenca e Apelit, e realizuar më 2 maj të vitit 2003, duke dalluar gjykimin për fakte deri në vitin 1980 dhe ato të mëvonshmet, ka pohuar që Andreotti kishte «kryer» krimin e pjesëmarrjes dhe bashkëpunimit me shoqatën për krime Cosa Nostra, “konkrete deri në pranverë të vitit 1980”. Për faktet e mëpasme në pranverë të vitit 1980 Andreotti u shpall i pafajshëm. Sentenca e Gjykatës së Apelit të Palermos të vitit 2003, bënte fjalë për një gatishmëri autentike, të qëndrueshme dhe miqësore të të akuzuarit kundrejt mafiozëve deri në pranverë të vitit 1980. Si akuza, ashtu edhe mbrojtja, paraqitën kujtime në Gjykatën e Kasacionit, njëra kundër pjesës absolute dhe tjetra për të fshirë përfundimet e sentencës së Gjykatës së Apelit. Megjithatë Kasacioni më 15 tetor të vitit 2004 konfirmoi sentencën e Apelit. Nëse sentenca përfundimtare do të kishte mbërritur ndërmjet 20 dhjetorit të vitit 2002, Andreotti do të ishte dënuar në bazë të artikullit 416, pra në bashkëpunim "të thjeshtë", pasi ajo e rënda e fushës së mafies (416 bis) u fut në Kodin Penal vetëm në vitin 1982 me ligjin Rognoni-La Torre. Për sa i përket përfshirjes në vrasjen Pecorelli, Andreotti u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas u dënua me 24 vjet burg nga Gjykata e Apelit të Peruxhas më 17 nëntor të vitit 2002 dhe më pas përfundimisht, u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Kasacionit.

Interpretime dhe kritika
Figura e Andreottit është bërë objekt i interpretimeve dhe polemikave të natyrave të ndryshme. Kontestimet e shumta që iu drejtuan atij kanë përfshirë pothuajse të gjitha fushat e aktivitetit. Akuza dhe dyshime iu drejtuan atij për sa i përket lidhjeve që ai kishte me Kishën Katolike dhe me disa individë të lidhur me misteret më të errët të historisë republikane dhe jo gjithmonë imazhi i tij ia ka dalë mbanë të shkëputet nga disa gjykime. Ai mendohej të ishte edhe gei pasi akuzohej se kishte puthur Toto Rina në buzë. Giulio e ka mohuar gjithmonë faktin se ka takuar Toton, por specialistët e çështjes në fjalë e kanë për zakon të thonë që nuk e dinë nëse takimi është kryer apo jo, por ata pohojnë se nëse ai ka ndodhur, Giulio ka puthur Toton në buzë. Pra ekzistojnë disa fakte që shpjegojnë prirjet e tij në këtë drejtim. Kur e pyesin nëse do të ishte i gatshëm të pranonte një ligj që do t’i ofrojë më shumë garanci çifteve heteroseksuale, duke përjashtuar ata gei ai i përgjigjej se do të ishte dakord. Ai është i këtij mendimi pasi tashmë ekzistojnë disa norma dhe nuk duhet nisur nga zeroja. Sipas tij, bëhet fjalë për të reaguar sipas të drejtave njerëzore dhe individuale, por asnjëherë duke shtrembëruar dhe dobësuar rolin e familjes, që është e vendosur nga Kushtetuta. Ai ndër të tjera theksonte se tashmë në kohët e sotme ka shumë propagandues të monogamisë që më pas kanë dalje të lira të dukshme. I gjallë si gjithmonë, i pamposhturi senatori i përjetshëm, Giulio Andreotti edhe në moshën 88-vjeçare është gjendur ende protagonist në jetën politike të vendit me pjesëmarrjen e tij, duke kontribuuar në krizat e qeverisë Prodi. Ai ka qenë gjithmonë i vëmendshëm lidhur me ngjarjet që zhvilloheshin në politikën e vendit dhe nuk ka lejuar të anashkalojë asgjë që rezultonte të ishte e rëndësishme për jetën politike. Ishte një politikan që gjithë jetën e tij iu përkushtua profesionit dhe që ndërroi shumë poste, nga të cilët përfitoi shumë. Sigurisht që një karrierë e gjatë në politikë të ofron shumë gjëra, lavde dhe suksese, por në të njëjtën kohë edhe disfata dhe surpriza jo të këndshme, ndër të cilat më e papëlqyeshmja ka qenë procesi i gjykimit të tij në lidhje me implikimin e tij me mafian. 

Andreotti sërish protagonist i debatit politik
Zgjedhjet politike të vitit 2006, që rezultuan me fitoren e Unionit të Romano Prodit, bënë që të diskutohej për asetet institucionalë dhe mbi nevojën për të ribërë kompakte një Itali të ndarë në dysh. Prandaj, nga disa sektorë të qendrës së djathtë ishte shtuar propozimi të caktohej Presidenca e Senatit dhe Andreotti si senator i përjetshëm, i cilësuar i aftë të kryejë rolin e ndërmjetësit të të dy palëve dhe ndërmjet dy shpirtrave të Vendit. Senatori i përjetshëm kishte deklaruar se «Do të vendos në moment» nëse do t’i akordoj apo jo besim qeverisë Prodi II. Në hipotezën lidhur me një zgjedhje të tij në Presidencën e Senatit, në një intervistë për gazetën e përditshme “La Stampa” të datës 22 prill të vitit 2006, ai ishte shfaqur i disponueshëm edhe pse në një “optikë pajtimi”. Zgjedhja e Andreottit, sipas disa burimeve, do të kishte marrë miratimin e pjese të madhe të moderuesve të qendrës së majtë, ndër të cilët Margherita dhe Udeur di Mastella, duke vënë në krizë zgjedhjen. Por zgjedhja, që u mbajt më 29 prill, në votimin e tretë, solli në rolin e Presidencës së Senatit Franco Marinin me 165 vota (disa pa dyshim të ardhura nga grupet e minorancës së Cdl), kundrejt 156 preferencave të mbledhura nga ish-kryeministri. Zgjedhja ishte shumë e rëndësishme sepse disa kishin vënë re ditë më parë, dhe sidomos gjatë votimeve të para, që koalicioni i qendrës së majtë nuk do të ishte në gjendje të kishte një mazhorancë afatgjatë të votimeve për aktivitetin e Senatit. Më 19 maj të vitit të kaluar 2006, ai i ka akorduar besimin qeverisë Prodi II, së bashku me gjashtë senatorë të tjerë të përjetshëm, duke ngjallur polemika të zjarrta në Shtëpinë e Lirisë, që kishte përkrahur kandidaturën e tij në Presidencën e Senatit që pas kësaj kohe është konsultuar vazhdimisht me kryeministrin e ri për sa i përket politikës së jashtme që vazhdon të ndjekë në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Çështjeve të Jashtme të Senatit të Republikës. Më 21 shkurt të vitit 2007 ka ngjallur debat pjesëmarrja e tij në Senat për zgjidhjen e mazhorancës së qendrës së majtë, në lidhje me linjat e drejtuara të politikës së jashtme të ilustruara nga ministri i Punëve të Jashtme, Massimo D'Alema në Senatin e Republikës, që nuk ka fituar quorum e mazhorancës, duke filluar kështu krizën e Qeverisë që ka çuar Presidentin e Këshillit të Ministrave, Romano Prodit t’i paraqesë dorëheqjen e tij Presidentit të Republikës, Giorgio Napolitano. Senatori i përjetshëm kishte njoftuar një ditë më parë votën e tij të favorshme. Të nesërmen ka deklaruar në masmedia që fusha e tij e zgjedhjes i dedikohej diskutimit të D'Alemas, i tendosur për të shënuar me vendosmëri mosvazhdimësinë e politikës së jashtme të qendrës së majtë kundrejt direktivës së ish-kryeministrit Silvio Berlusconi dhe ka deklaruar ndër të tjera që nuk është aspak dakord me një politikë të nderë, nga një anë për të forcuar liderin e Forza Italia dhe nga tjetra për ta përkeqësuar. Disa nga komentatorët dhe gazetarët kanë pohuar se mungesa e pjesëmarrjes Andreotti ka të bëjë me tensionin politik ndërmjet Vatikantit dhe Qeverisë Prodi.

Giulio Andreotti, mafiozi i parë i Gadishullit?
Lideri kryesor i sistemit politik që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Giulio Andreotti u gjykua më 26 shtator për lidhje të tij me mafian. I konsideruar si «garancia e shoqërisë së nderuar», ai ishte një urë lidhëse ndërmjet një prej rrymave politike më të pushtetshme të Demokracisë Kristiane dhe Cosa Nostras. Pas shumë audiencash paraprake, gjykatësit siçilianë ranë dakord që të zhvillohej një proces penal në Palermo. Një njeri i paskrupullt, i cili mendohet se të jetë përfshirë në shumë krime, siç ishte vrasja e gjeneralit Carlo Della Chiesa, i vrarë në mënyrë çnjerëzore më 3 shtator të vitit 1982 në Palermo i gazetarit Mino Pecorelli, i vrarë në vitin 1983, i bankierit Michele Sindona, i cili “u vetëvra” më 22 mars të vitit 1986, të Aldo Moros, i vrarë në vitin 1979 nga Brigadat e Kuqe dhe shumë të tjerë, sipas disa të dhënave. Me procesin e Giulio Andreotti, gjykatësit italianë duhet të gjykonin njëkohësisht ish- partinë më të fuqishme, që identifikohej me Shtetin përgjatë rreth 50 viteve. Mafia dhe Shteti ishte tema e pavdekshme e politikës italiane. Senatori tentoi të ndalonte, me të gjitha mënyrat e mundshme gjykimin e tij, duke bërë intervista, duke kërcënuar njerëz me pozicione të rëndësishme, në bibliotekën e tij po zinin vend fashikuj që rrezikonin të implikonin një numër të konsiderueshëm personalitetesh ende në pushtet.

Emri: Giulio
Mbiemri: Andreotti
Ditëlindja: 04.01.1919
Vendlindja: Romë
Profesioni: Gazetar, shkrimtar, politikan



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora