E premte, 03.02.2023, 02:13 PM (GMT)

Kulturë

Poezi nga Xhevahir Cirongu

E shtune, 05.09.2020, 04:21 PM


Xhevahir Cirongu

Trokitjet…

Një çast mendova për ty,

dhe lulja e vetmuar

sigurisht në saksi,

ishte në pritje

të vije edhe ti.

E ndjeva atë çast

të ëmblën trokitje,

e cila u ul pa zhurmë

në buzët,

e një foleje zogjësh.

Atë çast prapë ndjeva,

dhe zemra trokitjes

seç i tha ca fjalë:

Të erdha,

të ndjeva,

s’vonava,

si dy yje në qiell

fluturimet erdhën me trokitjet

e fjetën bashkë me ne!

Durrës, 22 Gusht 2020

Takim me vjeshtën

Diku stinët ikin e struken,

dhe ne pas tyre si mjalti bletës,

ngadalë ecim ashtu pa zhurmë,

e butësisht puthim buzët e vjeshtës.

Atje në pemët janë gjurmët e tua,

bashkë me to ngjyrat e gjetheve,

edhe ne si njerëz ndjejmë një çast

sërisht gjethet ranë mbi supe te mua.

Në kopshtin afër të asaj shtëpie

frutat  kish’ zverdhur  një ftua,

dhe kjo sigurisht ishte me të vërtet

me vjeshtën takimi aty seç u tret.

Ngado tinguj ngjyrash të ndezura,

dhe  mbetën të varura  në krahët e reve,

me ty o vjeshtë  me mall prapë u takova

në gjokse kopshtesh  zjarre atje ndeze.

Durrës ,31 gusht 2020



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora