Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Demir Krasniqi: Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

| E shtune, 05.09.2020, 03:02 PM |


Dita Ndërkombëtare e Personave të Zhdukur

-Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi –

Një rapsodi – këngë  shqiptare , e kam nisur  për ta thurur –

Mu në Ditën Ndërkombëtare të Personave të zhdukur !

Kjo Ditë e Shenjtë  Ndërkombëtare është më datën  30 Gusht –

Shumë familje n’ trojet  shqiptare i ka  nxënë gjallë e   ngushtë !

Për më shumë se dy dekada vite t’ vështira  kanë kaluar –

Që nga lufta e armatosur në  Kosovë që është zhvilluar !

Për 1643 persona të zhdukur –  familjarët  presin  me lot për fytyre ,

Presin përgjigje për fatin  dhe vendndodhjen e t’ dashurve të tyre !...

Familjarët e personave të zhdukur , kanë vuajtur me lot për fytyre –

Në përpjekje për t’u  përballur me mungesën e të dashurve të tyre !

Ndërsa pandemia ndërkombëtare e quajtur  COVID – 19 – të ,

E ka bërë gjendjen e tyre edhe më të vështirë dhe më të shkretë !

Rënia e përgjithshme e mundit dhe  shkallës së zbardhjes së fatit ,

Vendndodhjes së personave të zhdukur , fushave , maleve edhe shpatit

Dhe mungesa e një reagimi të duhur n’ mënyrë humane dhe njerëzore –

Ndaj nevojave familjare të tyre kanë mbetur shqetësimet kryesore !

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur –

Kryqi  i  Kuq i  Kosovës , duhet bërë çka është e mundur !

Duhet t’ shtojnë më  shumë  përpjekjet  autoritetet prijatarë –

Për ta zgjedhur për gjithmonë  këtë problem humanitarë !

I shqetësuar për tempin në rënie fshatrave dhe katundit –

Në të cilin janë zgjidhur rastet e personave të zhdukur viteve të fundit ,

Shefi i misionit  pohoi se përderisa në vitin 2019, tetë raste janë zbuluar ,

Këtë vit vetëm tre personave , vendndodhja u është gjurmuar !

“Pengesa kryesore ndaj një përparimi  dhe zbulimi më të shpejtë –

Është mungesa e informatave , që kanë çmimin shumë të shtrenjtë !

Që do të çonin në lokacionet n’ vende t’ reja të varrezave –

Aty ku varret e t’ zhdukurve , do t’iu eksponoheshin rrezeve !”

“Sipas së drejtës ndërkombëtare humanitare , para fytyre –

Familjarët kanë  drejtë të dinë  çka  u ka ndodhë  t’ dashurve të tyre !

Si gjithmonë , KNKK-ja  do  t’i  mbështesë n’ çfarëdo  mënyre –

Autoritetet në përmbushjen  e përgjegjësive të tyre !

Në këtë aspekt i  nxitë  çështjet  krejtësisht humanitare ,

  përgjegjësive të tyre n’ këtë aspekt  përparimtare –

Që çështjen  humanitare të personave të zhdukur ,

Dhembshuritë familjare sa ma shumë për t’i  zbutur !

Ta vënë në rast të ndonjë personi të zhdukur në errësirë –

Dhe të paraqiten  të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë !

Të përpiqen t’i  nxjerrin familjarët nga ky terr që po i rrethon” –

Thuhet në një komunikatë të KNKK-së , popullin që e njofton !

Gjilan, më 30 .08. 2020 vj.                 Demir KRASNIQI