E premte, 19.04.2024, 04:19 AM (GMT+1)

Mendime

Skënder Kapiti: Partia e Vjosa Osmanit do ishte e mirëpritur edhe në Shqipëri

E shtune, 05.09.2020, 04:33 PM


Partia e Vjosa Osmanit do  ishte e mirëpritur  edhe në  Shqipëri

Nga Skënder Sadri KAPITI

Formimi i LDK-së së Ibrahim Rugovës pati një rëndësi të madhe edhe për Shqipërinë, pasi nën shëmbullin e saj edhe në Shqipëri u inkurajua pluralizmi shqiptar, formimi i partive të reja politike në Shqipëri.

Populli opozitar në Shqipëri ,kundër diktaturës komuniste në Shqipëri,  ishte me LDK-në dhe me Rugovën. E Djathta shqiptare dhe nacionalizmi shqiptar të përndjekur dhe të  persekutuar në Shqipëri ishte me LDK-në e Rugovës. 

Mirëpo pas Rugovës LDK-ja devijoi dhe u largua nga programi, demokracia dhe nga vizioni i LDK-së historike, dhe LDK u kap nga klanet e  korrupsionit dhe të pazareve e matrapazllëqeve të ulta për interesa personale, duke bashkëpunur me gjithcka e gjithkënd vetëm per interesa personale, familjare e klanore të cilat tashmë dihen dhe prej të cilave LDK vetëm sa erdhi , u diskreditua, u tkurr dhe u ndëshkua ashpër nga votuesit në Kosovë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare LDK-ja arriti që të marrë një rezultat të mirë në ato zgjedhje vetëm falë asaj se Vjosa Osmani ishte kandidaturë e LDK-së për kryeministre.

Vjosa i qëndroi besnike vetvetes së saj,vizionit të saj , angazhimeve e premtimeve të saj për të cilat ajo mori votat e votuesve të LDK-së. Kjo sepse ato përputheshin me aspiratat e votuesve të LDK-së dhe të popullit opozitar kundër politikës së keqe që ka keqqeverisur Kosovën në këto vite që nga Shpallja e Pavarësisë.

Ajo nuk ka parë interesin personal dhe nuk ishte pjesë e lojes, as patericë e Partisë Demokratike të Kosovës dhe as e Presidentit Thaci, sic u treguan jo vetëm në një rast Isa Mustafa, Agim Veliu e kompani  të LDK-së, të cilët arritën deri atje sa që më mirë për ta ishte një bashkëqeverisje edhe me Listën Serbe se sa me VETËVENDOSJEN. Prandaj edhe shpresohet e pritet shumë nga Vjosa Osmani. Dhe meqenëse është i pamundur  dhe jashtë mase e vështirë që të reformohet nga brënda LDK-ja, pasi uzurpatorët e saj janë dakord që edhe të shkrihet LDK-ja se sa të lejojnë demokratizimin e saj, dhe jo më  që te largohen vetë nga drejtimi dhe nga kapja që ata i kanë bërë asaj.

Këto të vërteta  tashmë i dinë të gjithë , jo vetëm nga antarët e simpatizanët e LDK-së, por edhe kundërshtarët dhe inkuizitorët e lidershipit të LDK-së që e përjashtuan Vjosën nga postet e larta të LDK-së pikërisht për këto arsye;këtë  e dimë edhe ne këtu në Shqipëri që e ndjekim politikën në Kosovë;këtë e dinë edhe diaspora dhe kudo ku ka shqiptarë.

Dhe pra, meqenëse është i pamundur reformimi i LDK-së, meqenëse është i pamundur demokratizimi i saj dhe clirimi i saj nga autokracia dhe nga kapja që  është bërë asaj nga uzurpatorët që nuk kanë asgjë as nga trashëgimia e vyer e LDK-së , dhe nuk kanë as vizion dhe as intersim për ndryshim e progres, në këto kushte gjykoj se formimi i një Lëvizje apo i një LDK-je të re të drejtuar nga Vjosa Osmani do t’i shërbente shumë demokracisë, shtetit modern, sundimit të ligjit, crrenjosjes së korrupsionit, integrimit të Kosovës, zhvillimit dhe perspektivës së saj, të cilat mbahen peng nga kjo elitë politike aktuale dështake dhe kundër interesave publike e kombëtare. Kundër Vjosës dhe forcës së re politike të formuar nën drejtimin e saj  do të jenë elita politike aktuale në Kosovë, LDK-istë që do të mbesin në LDK-në e privatizuar nga Mustafa me kompani, disa mediatikë e letraxhinj , ndonjë opinionistë e analist  servilë dhe intelektualët mercenar.

Këta do të ishin opozitarët e Partisë së Re të Vjosa Osmanit, dhe këta do të mbesin të humbur përballë verdiktik dhe vullnetit të popullit të Kosovës i cili kërkon ndryshimin.

Edhe Shqipëria po vuan dhe e ka pësuuar rëndë nga establishmenti apo nga elita aktuale politike e saj. Dhe në biseda që kam me shumë qytetarë dhe  intelektualë nga Durrësi ,edhe ata janë të mendimit se opinioni publik dhe mediat   në Kosovë janë më të avancuara politikisht se sa opinioni dhe mediat  në Shqipëri, dhe  janë më të ndjeshëm. Populli i Kosovës ka intuitën politike dhe mëncurimin politik e intelektual  për të bërë ndryshimin dhe për të ndëshkuar politikën dhe politikanët e këqij me votë. Prandaj edhe në Shqipëri një Lëvizje e re politike në Kosovë mirëpritet dhe do të inkurajonte edhe në Shqipëri një lëvizje reformatore nga opozita apo një pol të tretë politik antiestablishmentit politik aktual në Shqipëri.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora