Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Zenel Çeliku: Koha kalon, PAA ku është?

| E shtune, 05.09.2020, 01:53 PM |


Koha kalon, PAA ku është ???

Nga Zenel Çeliku

Mora spunto nga një shkrim I Astrit Patozit I cili I drejtohej Z. Agron Duka, ku në një mënrë I bënte apel të shikonte pozicionin e partisë së tij. Kjo është arësyeja që edhe unë dua të analizoj se ku ndodhet dhe ku duhet të jetë Partia Agrare Ambientaliste (PAA) në spektrin politik shqiptar.

PAA është parti brënda opozitës së bashkuar, për nga rëndësia dhe madhësia është partia e tretë e këtij grupimi politik (PD-LSI-PAA) disa partishë të cilat bëjnë një bashkim të madh opozitarë. Mirpo, PAA si një parti e cila është shtrirë me strukturat e saja shumë serize në të gjithë vëndin, është e vetmja parti që organizon takime periodike në të gjithë territorin e vëndit. Si e tillë PAA duhet të ketë më shumë vëmëndje nga PD e cila është lokomotiva e opozitës së bashkuar. Aktualisht PD është përfshirë në garën e kandidatëve për deputet për në zgjedhjet e ardhshme, bukur deri këtu sepse fundi-fundit cdo parti shikon interest e saja. Shpesh shikojme një tabllo ku PD nuk prononcohet fare për aleatet dhe aq me shume për një aleat siç është PAA e cila ka shumë ndjekës dhe nesër votues pa fund në radhët e fermerëve, po ashtu edhe nëpër qytete ku PAA shqetësohet për ambiente të pastra. Lideri i PAA bën takime pa pushim kudo nëpër qytete të ndryshme të vëndit, Z. Duka I cili ka një imazh të shkëlqyer në opinion, pritet me shumë respekt dhe vlerësime kudo, që do të thotë se PAA është realisht parti shumë interesante e cila ka thith brënda saj figura me mjaft reputacion si Arben Malaj, Arben Tafaj, Genc Juka e të tjerë me emra shumë të mirë, ku në krye qëndron vetë Agron Duka. Personalisht me Dukën nuk kamë komunikuar por me figurat rreth tij kamë biseduar dhe I kamë pyetur; koha kalon, PAA ku e shikon vehten? Përgjigjja e tyre është e drejtpërdrejtë, PAA është ajo parti politike që do të bëjë suprizën në zgjedhjet e përgjithshme më 2021, ne jemi të bindur se do të marrim 3-4 mandate të pa diskutueshme-thonë ata. Po, po, e marr seriozisht këtë qëndrim dhe bindje të tyre se, PAA vërtetë do të jetë supriza në zgjedhjet e ardhshme, por unë vazhdoj të pyes këta figura, ku është dhe ku duhet të jetë PAA? Ç’far lëvizje do të bëj Duka si një personazh me shumë eksperiencë në politikë? Ç’farë drejtimi do t’i jap Duka partisë së tij tashmë që të gjitha partitë do të ndezin motoret elektoral?

Gjykoj se është koha që Duka duhet të ulet ball për ball me Bashën dhe duhet t’i tregoi se kush janë ambiciet dhe pritshmëritë e partisë së tij e pastaj të kërkoi ç’farë ai mendon. Duka nuk duhet të mjaftohet me një deklaratë që kanë firmosur me Bashën, PAA është krejt ndryshe nga partitë e tjera të vogla që janë pjesë e opozitës së bashkuar, ndaj duhet të shkeputet nga pretendimet e tyre modeste. Është koha që Duka pa iu dridhur qelpiku, t’i kërkoi Bashës dakortësinë ku PAA të ketë hapësira elektorale për të marë 3-4 mandate, kjo nuk është kërkesë e jashtzakonshme, ndaj kjo duhet të ndodh tani sepse koha po kalon. PAA është parti e qëndrës së majtë, si e tilla duhet të mos jetë aspak e mbyllur vetëm djathtas, Duka duhet të shikoi interest e parties së tij, duhet të shqetësohet për hapësirat që duhet të krijohen nga PD si partia me e madhe në opozitën e bashkuar. Por, dikush mund të thotë, a të lë LSI që PAA –së ti kerijohen kaq hapësira? Kurrën e kurrës, sepse LSI është e vetmja parti në Shqipëri që shikon interest e saja në mënyrën më përfekte, lidershipi i LSI edhe pse sot është shumë i ashpër kundrejt PS, nuk është aspak çudi që nesër të futet në qeverisje me PS e duke gjetur një artific për ta justifikuar këtë lëvizje. Kjo është normale dhe shumë mirë e bën LSI nëse kjo do të ndodhë. Atëhere po PAA përse duhet të qëndroi statike në marëdhënie me PD nëse pretendimet dhe ambiciet e saja nuk gjejnë mirkuptim me PD? Në politikë njihen të gjitha mënyrat dhe lëvizjet e partive politike të cilat në radhë të parë shikojnë interesat e tyre, pastaj shikojnë si mundet t’i adoptohen programeve qeverisëse. Nuk është aspak e pa mundur, është tërësisht e justifikueshme që PAA të negociojë edhe me parti të tjera potenciale përfshi këtu edhe PS, ku mundet të realizoi që në zgjedhjet e ardhshme me forcat e saj të marre 3-4 deputetë. Kjo duhet bërë sepse koha kalon, nuk duhet të pritet që të përsëritet formula e 2017 për këtë parti e cila vërtetë është partia e 4 për nga rëndësia në spektrin politik në vend. Me besimin se ky shkrim do te trokasë tek lideri I PAA-Z.Duka, gjykoj se tani është koha, o kurrë o hiç fare.

Zenel Celiku

TIR-FAX Neës Agency