E enjte, 25.04.2024, 09:54 AM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Dikur kishin një ideal, sot janë të ndarë

E marte, 11.11.2008, 08:00 PM


Dikur kishin një ideal, sot janë të ndarë

 

Shkruan: Shaban Peraj

 

Liderët e tashëm të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi duhet të mbajnë pastër botën e tyre të brendshme nga urrejtja për njëri-tjetrin, nga të gjitha llojet e sjelljeve të këqia për të qenë shembull për të tjerët.

 

Të gjithë ata që lexojnë e shikojnë këto ditë për të “arriturat” e udhëheqësve të subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë se si të mos habiten për intenzitetin dhe akuzat e pazakonta që paraqiten në mediat e shkruara dhe ato elektronike. Sherr pas sherri, akuzë pas akuze ndaj njëri-tjetrit me deformime të karaktereve njerëzore për të gjuajtur baltë në sytë e opinionit. Personazhet sa vijnë e ndërrohen duke mbetur në fuqi kodi i urrejtjes ndaj cdokujt që nuk përfillë politikën e tyre dështuese. Kur kujton se si atakojnë njëri-tjetrin këta persona, ke mundësi të arrish në konkluzion se nga këta nuk duhet pritur asnjë shkëndijë që jep shpresë për ndonjë kompromis të mundshëm. Ajo për të cilën u mendua në fillim të viteve të demokracisë se gjoja kishim interesa të përbashkëta në të kaluarën, tani jemi të ndarë jo me fajin e popullit, por pikërisht falë politikës që servojnë e propagandojnë këta liderë. Me gjithë përpjekjet për të mbajtur një unitet me një vizion të përbashkët, në Mal të Zi dolën shumë liderë të cilët me paudhësitë e tyre zvogluan trungun shqiptar dhe këtë e bënë jo për të mirën e komunitetit të këtueshëm por për të siguruar rehatinë e vet e për të qenë sa më shumë të pranishëm në skenën politike. Eshtë e qartë se një hendek jo i cekët i ndanë të njëjtit (sikur na janë bërë shumë), nga ku është tepër e  vështirë për ti bashkuar duke menduar se një ditë ata mund të bëjnë të pamundërën, pa fund mund të jenë edhe shpresat edhe zhgënjimet edhe ëndrrat që ata sjellin për shqiptarët në Mal të Zi. Të gjitha tentativat e tyre për të shfajsuar vetën janë jashtë mode karshi asaj që sheh syri e dëgjon veshi nga ku zhvlerësohet cdo gjë që atëherë ishte e përbashkët, tani kjo është bërë fraksion që po lëshohet nga të gjitha anët. Këtu shihet qartë se të njëjtit e kanë pëvehtësuar me kënaqësi zejen e ulët të kësaj politike ditore të mbarsur me urrejtje ndaj kujtdo që del nga skema politike e tyre. Të njëjtve sot u del nga goja fantazia e sëmurë e momentit duke etiketuar politikanë, gazetarë, intelektualë me fyerje nga më të ndryshmet, dhe kjo krizë nuk është e vetmja, andaj shuhet cdo shpresë për të hedhur në erë faqen formale të paqes në mes palëve. Shqetësimi është më i madh kur analizon unitetin politik që kishim në vitet e para të demokracisë, karshi asaj që thuhet e shkruhet sot ku politikëbërsit  sa nuk e hanë për së gjalli njëri-tjetrin. Veprimet e tyre provokojnë dhe lëndojnë votuesit me cka krijohet një përshtypje se kjo bëhet nëpërmjet mediave të shkruara e elektronike për të ngjallë urrejtje ndaj cdokujt që nuk është në një mendje me ta. Në këto zhurma të ngritura rreth asaj që tashmë ka ikur, të realizuara apo jo, nuk është vështirë të kuptohet realiteti i interesave të tyre personale ku zgjedhësit shqiptarë i kanë ngopur me lugën e demagogjisë dhe kjo është befasia më e madhe që ngjallë te shqiptarët në Mal të Zi.Të njëjtit duke menduar se do t’na mbushin mendjen se sa të drejta ishin dhe janë qëndrimet e tyre mundohen të sfidojnë oponentët me fraza të pakupueshme, gjë që e gjithë kjo duket se nuk do të zgjasë shumë.

Nga e gjithë kjo sëmurje e liderëve shqiptarë në Mal të Zi , një shqiptar sado i thjeshtë qoftë e ka të vështirë të kuptojnë se ku ndryshojnë partite shqiptare në mes veti, ku ndryshojnë idetë, planet e liderëve të këtyre partive pëvecse në ambicie të sëmura për të qenë prezent në shumicën malazeze dhe këtë për asgjë tjetër vetëm për të përfituar personalisht. Kësaj pune po i shtojnë  barrë nga vetëvetja sepse nuk duan ta dine rrugën e vet, një rrugë me model të ri, por vazhdojnë me avazin e vjetër, avazin komunist që u ka mbetur ves nga ajo kohë, prandaj duhet t’i godasë dikush nga mbrapa për ti hedhur në binarët e një shoqërie vërtetë demokratike e me një vizion të qartë për të ardhmen. Kështu nuk ka se si të përparojnë komuniteti i  këtueshëm duke krijuar pengesa pikërisht ata që i kanë dalur zot vetës për tu prirë zhvillimeve shoqërore. Me qëllime të errëta  e hipokrite nuk shkohet përpara, komuniteti shqiptar në Mal të Zi ka zgjedhur pluralizmin, por ata që pretendojnë se bëjnë politikë kombëtare nuk janë njerëz partiak, më tepër u gjasojnë prijësve të cetave, ndaj sillen duke përhapur të paqena, apo jo të vërteta tërsisht. Duke u shtirë se janë demokrat bëjnë shumë gafa të cilat nuk do t’ju falin populli.

Cfarë premtojnë, cfarë kërkojnë me fjalorin e tyre duke tentuar të fusin në partite e veta votues vetëm për tu marrë votën, pa ndonjë angazhim serioz për të luftuar problemet, pa dhënë ndonjë alternativë, duke bërë absurdin e duke bërë përgjegjës këtë apo atë, qoftë ky politikan apo gezetar. Jo pa qëllim apostujt e tyre dhe një krah i mediave që janë në shërbim të tyre, po kultivojnë te qytetarët shqiptarë në Mal të Zi një ligjërim publik agresiv se gjoja të gjitha të këqijat u vijnë shqiptarëve nga fatkeqësitë e njërit apo tjetrit krah, me cka vetën duan ta përjashtojnë nga përgjegjësitë politike e morale dhe këtë e kthejnë në vetëlavdrim. Të njëjtit vetëm vazhdojnë të mohojnë punën e të tjerëve, vazhdojnë për të bindur opinionin se vetëm ata janë në rrugë të mbarë për të avancuar liritë dhe të drejtat e qytetarëve për cka nuk mund të bindin askend në një mision të tillë edhe përkundër ndihmesës që u japin mediat e shkruara dhe ato elektronike.

Si duket nga veprimet e tyre zbritet vlera e politikanëve dhe kjo po bie nën nivelin zero, duke harruar se edhe ata dikur ishin pjesë e këtij komuniteti me profesione të ndryshme, nga ku gjoja se mbrojnë interesat e popullit sulmojnë njëri-tjetrin në distance pa pasur kurajo të pranojnë mendimet ndryshe. Tani, shqiptarët e këtueshëm kanë nevojë për një profilim të ri në mënyrë që të kontribuojnë, jo për liderët, por për vetën e tyre për të qenë së bashku me një vizion të qartë e të thjeshtë për të bojkotuar njëherë e mirë ata që nuk shohin e nuk duan që të përmirësohet statusi i tyre. Historinë nuk mund ta shkruajnë këta liderë duke u marrë me të kaluarën e tyre politike nëse ate nuk e plotësojnë me plane e punë të reja. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora