E merkure, 02.12.2020, 09:15 AM (GMT)

Komente » Ukaj

Ndue Ukaj: Sot është dita e Nënë Terezës

E shtune, 05.09.2020, 03:48 PM


Sot është dita e Nënë Terezës

Nga Ndue Ukaj

Gonxhja shqiptare, lulëzoi si lule dhe në faqet e historisë së njerëzimit, gdhendi me shkronja të arta emrin shqiptar dhe njëkohësisht i tregoi njerëzimit se drita e mund përherë errësirën, sa do e madhe të jetë ajo.

Ajo me humanizëm dhe dashuri të pafund për njeriun, areiti t' i mposhte forcat e errëta dhe ndriti kudu kishte errësirë.

Ajo e ka kuruar të keqen vetëm me dashuri dhe dhembshuri. Ndaj, sot është personaliteti më shembullore i kohës sonë, nënë dhe shenjte e dashurisë e humanizmit.

Gonxhja jonë është lule e bukur në kopshtin tonë kombëtar dhe shtylla më fisnike e identitetit tonë kombëtar.

Shkolla e saj është dritëdhënëse dhe një trashëgimi e pasur dashurie që ka kapacitete të pafund për t' i kuruar plagët e njerëzimit. Ndaj, të bëhemi nxënës të kësaj shkolle, për të mirën tonë dhe të njerëzimit.

Këshillat e saj janë të vlefshme çdo herë dhe në çdo kohë, sepse burojnë nga një zemër e madhe, që pati vend për të gjitha dhimbjet dhe gëzimet e botës.

Ja një nga to:

“Mos më thuaj se në botë ka luftë. Mos

më thuaj se njerëzit veniten nga

uria. Mos më thuaj

se njerëzit vriten nga urrejtja. Mos

më thuaj se njerëzit gërgasin

dhe përndjekin njëri-tjetrin, por vetëm më thuaj: Ç’bën ti?“



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora