E merkure, 05.10.2022, 07:17 PM (GMT+1)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Ambasada në Jeruzalem ka shumë efekte pozitive

E shtune, 05.09.2020, 07:40 PM


Blerim Latifi:

Fakti se Kosova, pa hezituar fare, ka pranuar që ambasada e saj të vendoset në Jerusalem, veprim me të cilin shteti i Kosovës e njeh Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit, tregon edhe njëherë se shteti i Kosovës qëndron i rrënjosur fort në proamerikanizmin e saj dhe nuk ndikohet nga orientimet tjera gjeopolitike. Paret arabe mund të blejnë ndonjë politikan të korruptuar dhe deri diku edhe mendjet e njerëzve të varfër të këtij vendi, por kurrë s'do të munden të na e ndërrojnë rrugën perëndimore. Është koha që edhe Shqipëria të ndjek hapin e Kosovës.

___________

Vendimi i shtetit të Kosovës që ambasada jonë të vendoset në Jerusalem, ka shumë efekte pozitive:

1. Politika e jashtme e Kosovës vendoset në kontradiktë të plotë me politikën e Ligës Arabe, e cila kërkon që Jerusalemi t'u merret hebrenjëve.

2. Ky vendim i Kosovës i varros përfundimisht përpjekjet që janë bërë e bëhen për ta anëtarësuar Kosovën në Ligën Arabe, gabim fatal të cilin e pat bërë Shqipëria në vitet 90 të shekullit të kaluar.

3. Ky vendim tregon se Kosova nuk e ka ndërmend të bëhet pjesë e planeve të Erdoganit për një 'front islamik kundër Perëndimit dhe Izraelit".

4. Termi "vend me shumicë muslimane" nuk përbën problem derisa ne do të qëndrojmë të palëkundur në vlerat e sekularizmit të rreptë, në nënshtrimin e religjionit ndaj këtyre vlerave dhe principeve të nacionalizmit shqiptar. Islami i praktikuar me standarde shqiptare është religjion normal, joproblematik, tolerant dhe koekzistues me religjionet tjera. Islami i praktikuar me standarde arabo-vahabiste është problematik dhe i rrezikshëm për kombin shqiptar. Ky dallim është esencial dhe duhet të mbahet parasysh vazhdimisht.

___________

Në 4 Shtator 2016 u shënjtërua bija më e madhe e Kombit Shqiptar, Nënë Tereza.

Në 4 Shtator 2020 Izraeli njeh shtetin e pavarur e sovran të Kosovës.

Kombi Shqiptar nuk mund të ndalet.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora