E premte, 19.04.2024, 11:16 PM (GMT+1)

Kulturë

Resmi Osmani: Gladiatorët

E enjte, 03.09.2020, 08:00 PM


GLADIATORET

Kujtimit të viktimave të shqiptareve në kampet naziste të çfarosjes

Tregim nga Resmi Osmani

Kampi i përqëndrimit Aushvic-birkenau, dhjetor 1944.

Pas sinjalit me vërshëllima bilbilash, që ishte urdhëri për rreshtimin, të burgosurat e barakave te kampit të grave, ca skelete të shfytyruara, veshur me kostumet laragane si lëkura e zebrave, me se shumti duke hequr këmbët zvarrë,duke u mbajtur pas mureve apo njëra-tjetrës, u rreshtuan me ngut për tre, në hapësirën midis  dy radhëve të barakave-bujtina dykatëshe.Disa nga të burgosurat, mbartën të vdekurat gjat natës dhe trupat e ngrirë i shtrinë anës murit të barakës Më von mbartësit do ti mirrnin dhe shpinin në kremator.Në apel numuri i të burgosurave  duhet të dilte i plotë

Të burgosurat, në krah mbi dorë kishin tatuazhin me numrin vetiak, ndërsa në gjoks në anën e majtë, të qepur mbi xhaketat-lecka një trekëndësh stofi: të kuq për të burgosurat politike, te gjelber per ordineret dhe dy trekëndësha të verdhë të mbivendosura që formonin yllin e davidit për hebrejet.

Oberleutnante  SS Johana Longeifeld, e pasuar nga kujdestarja sharfyrer  Maria Mandel e skuadrës SS ,pas komandës gatitu,nisi të bënte shikimin rreshtor.Kishte aty gra të moshave të ndryshme, thuajse nga gjithë vendet e pushtuara dhe fliteshin gjith gjuhet e Europes, si në kullën e Babelit. Ne njerën dorë mbante rripin e qenit-ujk, volfit, kurse në tjetrën kërbaçin, me të cilin nganjëherë godiste qafën e çismes. Çapiste ngadalë duke hedhur veshtrimin e saj te rreptë, që shponte si nje thike, në sytë e pajetë e si të  vdekur të të burgosurave, të cilat i shmangeshin atij vështrimi.

Nga komanda kishte ardhur porosia: prej kontigjentit të grave do të bëhej përzgjedhja: ato të mbaruarat, të kthyer në skelete, për në dhomat e gazit, e më pas në furrat e djegies, që të liroheshin vendet për dergesat e reja që priteshin të vinin, disa të tjera për repartin e punes në fabrikën kimike “Farben” dhe, disa te tjera, nje skuader, si kavje per klinikën mjekësore eksperimentale të doktor Jozef Mengle. Ç’të zgjidhje e ç’të lije? Për sytë e saj, s’ishin tjetër veç ca fundërrina të kësaj toke, të përbuzura, të shtyra e të pështyra, ca vemje të neveritshme, skelete-fantazma. Lekurat e ndotura të fytyrave të tyre dukeshin si ca pergamena te rrudhura apo të tendosura, si ca kafka të mumifikuara me format e eshtrave nën lëkurë, faqet të rrufitura dhe sytë e rrasur në kokërdhokë, pa gjallëri, por ku ende regëtinte flaka e jetës por jo e shpresës. Ato e dinin se ç’i priste. Në harkun e portës hyrëse ishte shkruar me shkronja metalike”Secilit hakun”.Dhe haku ishte vetëm një:Vuajtje dhe vdekja.

Kampet gjermane të përqendrimit, dukej se ishin bërë “të njerëzishme” të burgosurat e kampit të grave i vrisnin  me gaz “Ciklon-B” dhe me plumb, ose i robëtonin me punë të rënda dhe më pas i linin të ngordhnin urije. Kishte edhe raste që vareshin te trekëmbëshi që gjendej pranë  dhomave të torturave. Ndokujt që i sosej durimi, shkonte e kapej te telat me gjemba te rrethimit ku e vdiste korenti 360 volt dhe mbetej e varur në telat me gjemba.  Fundi ishte krematori ku zjarri i kthente kufomat në hi. Hiri shitej si pleh kimik, për plehrimin e fushave,  ngaqë ishte i pasur me fosfor dhe kalcium.

Të ftohtit u bë therës.Kupola e përhinjtë e qiellit që mbulonte kampin nisi të zbriste tatëpjetë cuflat e borës që zbrisnin duke u spërdredhur por pa mundur të vinin shtresë. Nga oxhaku i krematorit, gulfat e tymit dilnin me shtëllunga të zeza. Era që frynte nga lindja, e shtynte dhe e shtrinte si një peshtaf përmbi kamp, fare ultas mbi barakat. Shkrumbi i mishit dhe eshtrave të djegura, përzjerë me erën e rëndë të qymyrit, kishin një kundërmim të padurueshëm, që mund të shkaktonte të vjellët. Oberleutnante Johana Longfield, megjithëse kishte tre vjet që shërbente në kamp, nuk u mësua që nuk u mësua dot me këtë ndyrësi që çlirohej nga djegia dhe shpërbërja e trupave njerëzore. Që të hiqte trazirën e stomakut, nxori faqoren me konjak francez dhe piu një gllenjkë të mirë. Ndjeu ngrohtësinë dhe gjallërinë e pijes që iu përhap nëpër damarë.

Pas ndarjes në tre grupime që bënë kujdëstaret SS, ishin veçuar tre grupet e të burgosurave, të ngrira në qëndrim gatitu, në pritje të urdhërave të mëtejshme. Bora prajti, por të ftohtit ishte therës. Oberleutnant Johana, ndjeu një mërzi që kohët e fundit, i ishte ngjitur si një shtresë pisllëku në trup e nuk i shqitej. Ajo kishte nisur të mërzitej, ngaqë gratë e kampit, ishin shndrruar në skelete dhe torturimi i tyre nuk i sillte më asnjë zbavitje apo kënaqësi, sepse skeletet e gjalla nuk duronin gjat dhe  nuk e kundërshtonin të keqen. Por një e keqe që nuk kundërshtohet, nuk ngjall  urrejtje e nuk sjell as atë kënaqësinë sadiste të poshtërimit e kafshërimit të njeriut. Pas goditjeve, këputeshin si kallzat e prera nga drapri dhe jipnin shpirt. Ato të mbetëshin në duar, pa asnjë kundërshtim. Ishte një shfaqje pa emocione, që nuk e fashiste urrejtjen. Ndrronte gjëndja vetëm kur sirena e lokomotivës lajmëronte ardhjen e  ngarkesave të reja, që ishin të afta për të duruar vuajtjet. Atëherë skuadrat SS-e gjallëroheshin. Nëpër natë nga kazermat dridhnin ajrin  ulërimat e të sapoardhurave.

Mërzi e madhe.

Pa që njëra nga të burgosurat nuk rrinte gatitu.Ishte rasti për tu shfryrë. Ju turr sipër:

-Moj kërmë, lavire, ngordhësirë, morracake, mos kam dhënë gjë komandën qetësohu? Vetëm atëhere ti mund të bësh ç’të duash me ato këmbët e tua te qelbura prej zebre!

Të burgosurës, që s’kish fuqi të qëndronte më këmmbë,  i ra të fikët dhe u këput e ra palmuç mbi llucë. Ajo i dha disa goditje të forta me majën e çismes në brinjë, e në kokë por e burgosura nuk dha shenja jete. Kishte vdekur. Të burgosurat qëndronin gatitu,të heshtura duke u dridhur nga të ftohtit. Ishin mësuar me të tilla skena zemrimi e dhune.Çdo kundërshtim ishte i kotë e vdekjesjelles.

Po shkonte ora nëntë e paradites. Nga qendra e zërit lëshuan muzikë. Ishin marshe luftarake naziste për të gjallëruar shpirtin luftarak të skuadrave SS të kampit, po pse jo, edhe të burgosurave! Më pas në eter u përhap melodia e këngës “Lili Marlen”, që vitin e fundit ishte bërë popullore. Sido që muzika niste me ritmin e trompës, kënga  e kënduar nga Lale Anderson, që me të ishte bërë e famshme, tingëllonte melankolike dhe e trishtuar, një këngë dashurie e ushtarit për vajzën gjermane. Në atë çast oberleutnante Johana Longfield, iu kujtua se po afronin krishtlindjet dhe po mbyllej viti 1944. Ajo psherëtiu. Sido që mbaheshin sekret, lajmet nga frontet e lindjes dhe të perëndimit nuk ishin të mira, për të mos thënë katastrofike. Frontet në lindje dhe perëndim ishin thyer. Qytetet gjermane po bombardoheshin nga aviacioni aleat. Mbaheshin shpresa te armet e reja sekrete që, sipas premtimeve të Fyrerit,  do të sillnin fitoren. Deri atëhere kishte kohë. Ajo po u afrohej të tridhjetave. Beqare, me disa dashuri të dështuara, egoiste, zemërake, skpirtkazmë, karrieriste, ithtare e bindur e Fyrerit, me një lëmsh urrejtjeje ndaj kundërshtarëve, që gjente kënaqësi në vuajtjet e tejskajshme të tyre. Sido qoftë, mendoi ajo, duheshin gjetur mënyra për të thyer njëtrajtshmërinë e zymtësisë së përditshme, për t’u zbavitur dhe vrarë mërzinë edhe në këtë shtrofkë të vdekjes.

Asaj ju kujtuan ndeshjet e gladiatorëve-skllevër në Romën e lashtë dhe i feksi në mëndje një ide djallëzore. E pse jo? Ishte një mundësi. Midis atyre qindra skllaveve, mund te zgjidhej nje çift që të luftonte për jetë a vdekje, pa shpata, me thonj e dhembë, qenërisht. Një vendim i atypëratyshëm. Një shfaqje ku do të ndesheshin dy skelete. Si në një teatër kukullash. Një shfaqie tragji-komike skeletesh, që në pritje të vdekjes, si dy fantazma, do të luftonin edhe për një minut jetë, se çdo minut jetë është edhe një shpresë për të pashpresin.

-Qetsou!

Trupat e të burgosurave u shkrehën. Pikçuditset u kthyen në pikpyetëse.

-Po afrojnë krishlindjet. Para se të shkoni në vendet per ku u veçuat, kemi dëshirë të organizojmë një shfaqje që t’u dëfrejmë dhe shkrifim e gjallërojmë paksa. Si thoni? -S’pati asnjë përgjigje.-Besoj se keni dëgjuar për ndeshjet e gladiatorëve në romën e lashtë. Në arenë, para mijëra shikuesve. Ishte një luftë për jetë a vdekje. Jetonte fitimtari. Humbësi hidhesh në gropën e luanëve.

Oberleutant Johana, priti të shihte efektin e kumtit që dha, por skeletet heshtnin, si të mos kishin dëgjuar asgjë.

-Le të dalin dy vullnetare që kanë dëshirë të ndeshen.

Të burgosurat heshtnin.Askush nuk doli vullnetare.

-Po pres.Si nuk ka vullnetare? Mirë. Le të hedhim shortin; të dalin numrat 3309 dhe 2086. Shpejt, pa vonesë.

E para doli nga rreshti e burgosura me numrin 3309. Shtatmesatare, që s’duhet të ishte më shumë se dyzet kilogram,rrobet i loznin në trup, vështirë ti caktohej mosha, por duhet të ishte rreth te tridhjetave. Në fytyrën që duhej të kishte qënë e bukur, spikasnin vetëm sytë me ngjyrën e çelur të qiellit. Flokët e qethura shkurt ishin krejt të thinjura.Tashmë kishte katër vjet në kamp, bënte pjesë te veteranet. Qëndroi para oficeres duke u dridhur nga të ftohtit. Në xhaketë në anën e majtë të gjoksit- dërrasë kishte   trekëndëshin e kuq.

E burgosura 2086, që erdhi pas saj, ishte më e re dhe dukej fizikisht më e mbajtur, ende nuk ishte shndrruar në skelet.Ishte nga ardhjet e vonshme në kamp. Pak më e gjatë nga shtati se ajo që do të ishte “kundershtarja” e saj. Edhe ajo  kishte në xhaketën me vija bardh- e zi trekëndëshin me stofë të kuqe. Ishte nga të burgosurat politike.

Oberleutenant Johana vrejti çiftin që do të ndërluftonte.Vuri re njëfar pabarazie, por zgjedhja kishte qëlluar interesante:të dyja politike, ndofta komuniste, të dyja armike të rajhut, që do tëluftonin t’i hanin kokën njëra-tjetrës. Që shfaqja të ishte e plotë dhe të kishte spektatore, ajo thirri skuadrën e kujdestareve SS, që u rreshtuan në të dy krahët e saj. Njëra prej tyre u ngarkua të arbitronte ndeshjen.Hoqi një vijë dhe në të dy anët vendosi ndërluftueset. Pastaj sqaroi: “Do të ndesheni, për jetë a vdekje. Kush humb, vdes dhe përfundon në furrën e djegies. Kush fiton, i falet jeta, përgjithmonë, e kuptuat, isha e qartë?” - dhe dha komandën:

-Ndeshuni!

Dy të burgosurat, panë në sy njëra-tjetrën, por nuk luajtën nga vendi.

-Ndeshuni pra!

Përsëri asnjë lëvizje.

Sharfyrerja u nervozua. Si guxonin të kundërshtonin urdhërin?     Rrëmbeu kërbaçin dhe u dha të dyjave nga një goditje në shpatulla.

Të burgosurat iu afruan njëa-tjetrës tinëzisht, te kujdesëshme, me duart e shtrira përpara dhe u mbërthyen e kacafytën.Trupat e tyre të drobitur, mblodhen gjithe fuqinë dhe energjineë e mbetur në këtë ndeshje për jetën. Shtrënguan fort njëra-tjetrën dhe filluan të silleshin rrotull. Më e reja,2086, i vuri stërkëmbshin dhe 3309 u rrëzua përtokë, por u ngrit sërish. Filluan të gjuheshin me grushta, por grushtat e tyre s’kishin fuqi,të çirreshin me thonj, ishte si të boksonin fantazmat. Fytyrat e shfytyruara ishin shfytuyruar edhe me keq,nga tendosja, ishin handakosur, gulçonin, parzmet uleshin e ngriheshin. Nisën të gjuheshin me shkelma, pastaj u mberthyen sërish nga beli dhe kokat u afruan e u puqën. Më e reja, pa në gishtin e dorës së tjetrës  unazën e rrethit të martesës. Në ndërkohën që ato ishin të kapërthyera e kokë më kokë, këmbyen me zë të ulët disa fjalë: “Mua më quajnë Shqipe, jam shqiptare, nga qyteti i Durrësit”,”Unë jam Ivana, nga Polonia,qyteti i Varshabës”, “Je e martuar?” , ”Po, kam edhe tre fëmijë”, “PO ti?”, ” Jo”.”Atëhere ti duhet të jetosh,të kthehesh te fëmijët. Unë e vdekur se e vdekur do të jem”.

Sharfyrere Maria Mandel, kërciti kamzhikun në erë që vërshëlleu si gjarpër dhe thiri me zëmëratë: “Pse pushuat, ç’farë pëshpërisni? Ndeshuni moj lavire, kërma, qelbesira të fëlliqura, morracake.S’kemi ndërmend të rrimë këtu me ju gjithë ditën!”

Sharfyrerja kishte fjalor rrugaçëror të pasur, që do t’ia kishte zili çdo pijanik.

Të dy gladiatoret rifilluan të goditen, te rroken, te bien e të ngrihen. Rrobat e ronitura nisën të grisen e u kthyen në lecka. Nën ‘to u dukën mishrat e zverdhura dhe laprat. Skuadra e kujdëstareve SS filluan të bëjnë tifo duke i nxitur:”Bjeri, shqyeje, kafshoje, shtrije, thyeja brinjët….!”

Nuk kaloi kohë dhe 2806-ta mbeti e shtrirë, e mbledhur kutullaç, me duart e hapura anash, dihaste por në dukje pa fuqi për t’u ngritur, teksa 3303-shi  mezi qëndronte në këmbë por mbahesh që të mos rrëzohej apo ti binte të fikët. Ishte fitimtarja. Kur panë që tjetra nuk po përmendej apo ngrihej, sharfyrerja Maria Mandel, e shpalli 3308 fituese.

Oberleutenant Johana Langiefeld, vendosi ti shkonte lojës deri në fund. Ju drejtua skuadrës së kujdestareve SS:

-Ti falet jeta apo të vdesë?

Ashtu si në arenën romake, ato shënuan me gishtin posht:të vdesë.

Oberleutnate Johana, nxori nga këllëfi revolverin ”Valter”, i hoqi siguresën dhe pa iu dridhur dora shënoi prapa kokës së gladiatores humbëse. Një krismë dhe një pllangë gjaku.Gladiatorja dha shpirt.

-Shfaqia mbaroi. Thërrisni mbartësit e kufomave ta shpien ngordhësirën   në furrën e djegies. Shpërndahuni!

Më vonë, Ivana nga Polonia, u rrëfeu shoqeve se Shqiponja nga shqipëria, ishte vetsakrifikuar që ajo të shpëtonte dhe të kthehej te fëmijët e saj. Kjo u bë e njohur në gjithë barakat dhe të burgosurat erdhen dhe plot respekt pergëzuan për fisnikërinë e baskëkombases së tyre, ato  të burgosura shqiptare që gjendeshin në kampin e grave të Aushvic-Birkenaut.

Në kohë pandemie, Tiranë, gusht 2020.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora