E enjte, 28.03.2024, 10:43 PM (GMT)

Editorial » Latifi

Blerim Latifi: Të burgosur në absurditetin e qytetarisë pa komb

E enjte, 03.09.2020, 06:50 PM


Edhe njëherë për diasporën

Nga Blerim Latifi

BQK: “Diaspora thyen rekord të remitencave, për shtatë muaj në Kosovë dërgoi 526 milion euro”.

Kjo me të vërtetë ka të ngjarë të jetë shembull unik në botë, përjashto rastin e diasporës hebraike.

1. Në vitet ’70, me paratë e dërguara nga diaspora, kishte filluar ndryshimi i pamjeve mesjetare të fshatrave të Kosovës, shtëpitë e shëmtuara kishin filluan t’ua lënë vendin shtëpive të fasaduara moderne dhe veshjet e leckosura e tërë harrna të të njerëzve, po zhdukeshin nga përhapja e veshjeve moderne. 2. Në vitet ‘80, kur regjimi jugosllav pothuajse kishte shuar çdo mundësi të rezistencës serioze në Kosovë, në diasporë u rishfaqen shoqatat nacionaliste në pothuajse çdo qytet perëndimor ku kishte shqiptarë.

3. Në vitet ‘90 i gjithë sistemi paralel i ndërtuar në Kosovë për t’i rezistuar aparteidit serb, financohej nga diaspora.

4. Edhe Lufta e UÇK-së pa diasporën nuk do të mund të bëhej dot.

5. Sot, diaspora është shndërruar në faktorin kryesor të ruajtjës së paqës sociale në Kosovë.

Dhe ne, që jetojmë këtu, vazhdojmë jemi aq të paskrupullt, duke bërë humor me diasporën, duke e fyer atë, e madje, më herët, kishte edhe propozime të turpshme që mërgimtarëve t’u ndalohet pjesëmarrja në zgjedhjet në Kosovë. Atë thënien e Kantit për mosmirënjohjen, tanimë e kanë mësuar të gjithë, prandaj nuk është e nevojshme ta citoj këtu.

____________

ARDHJA E SHQIPTAROFOBËVE

Në fillim erdhën turqit dhe na thanë: Bëhuni turq, se po mbetët shqiptarë flakët e xhehnemit do t'iu përvëlojnë, këndej dhe andej varrit!

Shumë nga ne i besuan dhe ne mbetëm më pak.

Pastaj erdhën serbët dhe na thanë: Shqiptarë, ju jeni njerëz me bisht, nënnjerëz, prandaj, ose rrini urtë nën çizmën e policit serb ose ju pret ferri i kombit hyjnor të Shën Savës.

Shumë nga ne i mbushën rrathët e këtij ferri dhe ne mbetëm më pak.

Pastaj erdhën komunistët dhe na thanë: Nacionalizmi është ideologji borgjeze, antiprogresive, prandaj, ose bëhuni internacionalistë jugosllavë, ose s'ka vend për ju në parajsën Bratstvo i Jedinstvo!

Shumë nga ne u besuan dhe ne mbetëm njerëz të dorës së dytë në rrugët e kësaj parajse të shpifur.

Pastaj erdhën burokratët ndërkombëtarë dhe na thanë: Mos u ndjeni shqiptarë, po kosovarë multietnikë, sepse nacionalizmi është primitivizëm, është tribalizëm, është gjë e turpshme në shekullin e ri!

Shumë nga ne u besuan dhe ne sot jetojmë të burgosur në absurditetin e qytetarisë pa komb, duke nderuar një hymn pa fjalë, dhe një flamur pa histori.

____________

Ngarkesa historike e 3 shtatorit!

Me 3 shtator 1878 nisi "Aksioni i Gjakovës", gjatë të cilit gjakovarët ekzekutuan Mehmet Ali Pashë Maxharin, mareshalin turk që kishte ardhur në Kosovë për t'ia dorëzuar Plavën e Gucinë Malit të Zi. Me 3 shtator 1920 përfundoi Lufta e Vlorës, e cila rivendosi integritetin territorial të Shqipërisë në jugun e saj. Nga Aksioni i Gjakovës kanë kaluar 142 vjet, nga ajo e Vlorës 100 vjet, dhe ende kemi probleme serioze me fqinjët tanë që nuk heqin dorë nga pretendimet mbi territoret shqiptare. Dhe nuk do të heqin dorë derisa vazhdojmë të jemi një komb i dobët,  e do të vazhdojmë të jemi i tillë derisa do të kemi elita politike të korruptuara dhe elita kulturore të padinjitetshme.

_____________

Sërish Grenelli : “Ta lëmë anash politikën, të merremi me ekonominë”.  Një formulë perfekte për të na thënë neve se nuk u kemi harruar dhe Serbisë se SHBA-të nuk janë kundër saj. Sigurisht që ekipi i Trump nuk është i marrë që në prag të zgjedhjeve të imponojë një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë e cila do të mund të zemëronte ndonjërën prej diasporave të këtyre dy vendeve në SHBA. Sipas disa statistikave janë mbi 200 mijë serbë që jetojnë në SHBA, e diçka më shumë shqiptarë. Një trup elektoral që mund të bëjë diferencën në zgjedhjet e nëntorit. Sidoqoftë të presim e të shohim se çfarë do të ndodhë prapa dyerve të mbyllura!

_____________



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora