E premte, 29.03.2024, 01:13 PM (GMT)

Shtesë » Historia

Abas Fejzullahi: Persekutimi, vrasja dhe shperngulja e cameve nga barbaret greke

E marte, 11.11.2008, 07:50 PM


Pak histori, hapni linqet shiqoni, dëgjoni e më poshtë lexoni

Nga Abas Fejzullahi

PERSEKUTIMI, VRASJA DHE SHPËRNGULJA E ÇAMËVE NGA BARBARËT GREKË

http://fr.youtube. com/watch? v=iPk5PWCRdpI& feature=related

http://fr.youtube. com/watch? v=GttHBU- U2Q0&feature= related

http://fr.youtube. com/watch? v=CAXPBdw8A7k& feature=related

http://fr.youtube. com/watch? v=NVKTPfjKqpw

http://fr.youtube. com/watch? v=T5lzF_uB1BI& feature=related

http://fr.youtube. com/watch? v=HEpyTMhhA- A&feature= related

Greqia shpall Ligjin e Luftës, 10 nëntor 1940 Gjatë luftës italo-greke, Parlamenti helen miratoi ligjin 2636/1940 ose siç njihet ndryshe Ligji i Luftës me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë u përdor nga Italia për nisjen sulmeve ndaj Greqisë. Më vonë këtij ligji ju shtuan dhe shumë amendamente që kishin të bënin me pronat e çamëve, të cilat kapnin vlerën e 350 milionë dollarëve. Ky ligj ju bllokon pronën gjithë personave grekë me kombësi shqiptare, duke përjashtuar në këtë mënyrë komunitetin çam. Edhe sot ky ligj mban peng çështjen e çamëve. Vrasja e Xhaferr Ypit, 17 nëntor 1940 Sulmet greke në territorin shqiptar shkaktuan jo pak viktima mes civilëve shqiptarë. Më 17 nëntor 1940, gjatë një bombardimi grek në zonën e Kolonjës, u vra afër fshatit të lindjes, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Xhaferr Ypi. Atdhetarët shqiptarë reaguan, por ushtria greke nuk mbajti përgjegjësi duke e cilësuar si një incident anësor që ishte bërë për shkak të keqllogaritjeve të sulmit. Protesta e shqiptarëve për pushtimin, 28 nëntor 1940, pas tërheqjes së forcave italiane, ushtria greke fillon të përparojë në Jug të Shqipërisë, brenda një jave, Korça, Saranda dhe Himara ranë në duart e ushtrisë greke. Gjeneralët i cilësuan këto zona si greke dhe filluan ndëshkimin e popullatës vendase. Nacionalistët shqiptarë organizuan një demonstratë në qytetin e Korçës, ku kërkonin që qeveria greke të njihte integritetin e Shqipërisë. Demonstrata u përpoq që ndalohej nga forcat greke. Në çdo qytet forcat greke hoqën flamurin shqiptar dhe vendosën atë helen. Shifrat e terrorit çam, 1940 Më shumë sesa incident mund të cilësohet si një luftë. Por nëse në një anë ishin ushtarët grekë, në krahun tjetër ishin civilë të pafajshëm. Ushtria greke vrau në Çamëri 4300 njerëz, rezultojnë të zhdukur 3500 njerëz, u dogjën 102 fshatra, u shkatërruan plotësisht 57 fshatra si dhe 7280 shtëpi. Shumica e njerëzve u ekzekutuan, por pati masakra kolektive ku fëmijët dhe gratë u therën me thika, u dogjën, madje dhe veprime makabre si djegie dhe rrjepje të gjallë të njerëzve. Askush deri më sot nuk ka mbajtur përgjegjësi për krimet. Sipas zyrtarëve greke, u ekzekutuan bashkëpunëtorët me italianët, që në këtë rast paskan qenë edhe gra dhe fëmijë. Masakra e Napolon Zervës, 25 qershor 1944 Napolon Zerva ishte një nga gjeneralët grekë që bashkëpunoi me pushtuesin gjerman. Këta të fundit i lanë dorë të lirë për masakrat ndaj popullsisë çame. Në fakt masakrat e tij ndaj popullsisë shqiptare do ti kishin zili dhe gjermanët. Në 25 qershor 44, forcat e Zervës ekzekutuan në mënyrë barbare 2000 çamë brenda një nate në qytetin Paramithia. Viktimat ishin kryesisht gra dhe fëmijë, të cilët u therën me thika dhe u dogjën. Kjo ishte një nga masakrat më të egra të grekëve. Ankesa e grekëve në SHBA, dhjetor 1944 Grekët nuk e njohën qeverinë e Enver Hoxhës me pretendimin se ai ishte një mysliman që do të persekutonte minoritetin ortodoks në jug të vendit. Madje, ata shprehën mendimin në qarqet ndërkombëtare që as nuk duhet të krijohej fare. Në dhjetor të 1944-s grekët iu drejtuan Departamentit Amerikan të Shtetit, me notë proteste ku pretendohej se forcat qeveritare shqiptare keqtrajtonin minoritetin grek. Në këtë mënyrë pala greke po përgatiste territorin për një sulm dhe aneksim të Vorio Epirit. Incidentet në Konispol, 1944 Në linjën e mosnjohjes së qeverisë që po krijohej, grekët vazhduan me një seri sulmesh në jug të vendit edhe pse Lufta e Dytë Botërore nuk kish përfunduar. Në këtë kohë do të regjistroheshin 58 incidente në kufirin shqiptaro-grek. Në 1 shtator, artileria greke e vendosur goditi Konispolin. Territori shqiptar u shkel në disa pika duke u shoqëruar me goditje të armatosura dhe reprezalje ndaj popullsisë civile. Ministri grek: Të rrëzohet Hoxha, Uashington, 9 korrik 1945 Ministri i Jashtëm i Greqisë, Andreas Sofianopulos, do ta shtronte çështjen e Vorio Epirit edhe në takimin që pati me Sekretarin e Shtetit në SHBA, Grew, në vitin 1946. Veç kësaj përfaqësuesi i qeverisë greke edhe këtë herë gjatë bisedës për synimet territoriale të shtetit të tij, nuk harroi të paraqesë edhe kërkesën për mosnjohjen nga SHBA-ja të regjimit të Hoxhës, pasi sipas tij, udhëheqësi komunist shqiptar nuk përfaqësonte shumicën e popullit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora