E marte, 23.04.2024, 07:14 AM (GMT+1)

Kulturë

Neki Lulaj: Zilja e shkollës

E hene, 31.08.2020, 08:30 AM


Neki Lulaj

Me datën, 17 gusht 2020 në Republikën e Rheinland Pfalz-Gjermani filloi Viti i Ri shkollor.Të gjithë kolegëve te mi uroi lodhje te kendshme kurse nxënësve suksese në mësime. N.Lulaj

Zilja e shkollës

Prapë na gëzoi  cingërrima e ziles kaq shumë.

Dritë, gaze hare  po lëshon gjithë  shkolla

Me nxënës e nxënëse  oborri na u mbush

Shpresa të reja paska nëpër   kthesa të forta

Nepër korridore zëra të gëzuar jehojnë

Hapa take e përshëndetje rinore  derdhen

Prapë u zgjuan muret nga gjumi veror

Iku heshtja e shkolla na bashkoi si në çerdhe

Nëpër klasë bankat vihen çantat me libra

Të gëzuar hidhen mes gëzimit  e valles

Na u kthyen bletarët që u bashkon dija

Dhe qeshin si  në flatrojnë  pëllumbat e Paqes

Dërrasa e zezë  krenarisht rri në ballë

Është e përmalluar n mgaungesa e fëmijeve

Po filloni e shkruani,  fëmijë të mbarë

Se jam kaq e etur për shkronjat shqipe

Mësuesi sheh fytyrat të qeshura me dashuri

Uron mirseardhjen krushqve të diturisë.

Ju thotë Ditari se është befasuar këtë vit

Nota të shkëlqyeshme rubrikat me i qëndisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora