E enjte, 18.04.2024, 01:36 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Mevlud Buci

E hene, 31.08.2020, 07:25 AM


Mevlud Buci

SHENJTËRIA E JETËS

Në jetën e njeriut lum kush ka besë

Se lind njëherë ai,po brezat jetojnë,

Ecet përpara vetëm me dije,punë e shpresë

Emrat dhe veprat kohërash jetojnë.

Të parët tanë, Eva ,Adami

Jetën na dhanë,dritën, mirësinë

O tokë e lashtë me zë tabani

Me ty o zot rrezaton shenjtërinë.

Njeri i zotit,kujto virusin

Covid-19, kujto tërmetin,

Fëmijët  me dritë jetën ta mbushin

Jeto me Jezusin e Muhametin.

Dy janë yjet që ndrijnë njerëzinë

Të shenjtët babë e nanë,

Jeta është dhuratë prej perëndisë

Prindërit janë diell e hanë.

Dy shina drite,Bibla e Kurani

Librat e shenjtë –diell i së vërtetës

Ato janë qëndresa ndaj çdo cunami

Me to,fitohet dritësim i jetës.

Vegim i shpirtit urtësia,besimi

Lumturi ke kur do të vërtetën,

E pastër mbetet familja vëllazërimi

Ishte e do të jetë shenjtëri e jetës….

DRITË BESIMI OSMAN XHILI

Lind e rrit në Maqellarë

Burrë hyjnor, za bilibili

Penë dritë e besimtar

Shpirtpaqësori Osman Xhili.

Jeta e tij si diell mes resh

Të përkushtuar e njeh jeta,

Prijës i punës,dritë e fesë

Flet me prova besimi e vepra.

Shembullor e njeh shoqëria

I flet zemra prej besimtari,

Bir të rrallë e ka Myftinia

Zemërdritë-dritë altari.

Moj Maqellarë –djep i historisë

Brezat ke si rreze dielli,

Në Ajllabegi i prin Myftinisë

Dritë besimi-Osman Xhili…



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora