E premte, 29.03.2024, 06:34 AM (GMT)

Mendime

Skënder Kapiti: LDK e Re - domosdoshmëri

E hene, 31.08.2020, 06:41 AM


LDK e Re - domosdoshmëri  për  një  epokë të re ndryshimi

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në vënd që intelektualët, opinionistët dhe analistët e Kosovës ta përkrahin Vjosa Osmanin , dhe ta mbështesin atë , ata bëjnë të kundërtën: e pengojnë dhe përhapin opinion negativ e disfatist  në popull se po të formojë Vjosa parti të re, ajo parti do të dështojë dhe nuk do të ketë sukses.

Kjo verteton faktin se intelektualët, opinionistët dhe mediatikët në Kosovë veprojnë tamam si kopje e atyre të Shqipërisë, pasi ata nuk promovojnë dhe nuk aktivizohen në mbështetje të së resë , në mbështetje të alternarivës jetike politike të Kosovës, por pa u formuar elita e re, alternativa e re,  ata i turren asaj duke germuar dhe  kërkuar llogari asaj me qëllim për të ngjallur mosbesim djallëzor në opinion.

Dhe tjetra ështëedhe ajo se këta farë intelektualësh  e opinionstësh mendimtarëegoiste që sillen kështu duke injektuar frymë dështimi dhe disfatizmi ata tregojnë se i  shërbejnë më së miri elitës aktuale politike si mercenarë“mendimdhënës” e kritikë të korruptuar.

Nuk e di se ku e gjejnë dhe e mbështesin prognozën dhe parashikimin këta vizionarë ngelacakë që tërheqin dhe bllokojnë për mbrapsht.

Pra, Kosova nuk vuan vetëm nga elita e vjetër dhe dështake politike, por Kosova vuan edhe nga mungesa e elitës së guximshme intelektuale dhe akademike përderisa ajo  rri “indiferente”, por edhe përderisa jo pak  prej tyre edhe janëfrikacakë, mercenarë , servilë,  të shitur e korruptuar, dhe se janë blerë nga ndonjë lëmoshë e pushtetit dhe nga elita e vjetër politike në Kosovë, perderisa ata nuk aktivizohen për ndryshimin dhe përmirësimine gjëndjes në Kosovë.

Nuk ka armik më të madh për një komb se sa korrupsioni, injoranca dhe sharlatanizmi, mercenarizmi dhe servilizmi intelektual.

Këta të cilët nuk janë optimist dhe nuk besojnë te lëvizja e re që pritet ta ndërmarrë Vjosa Osmani, këta si është e mundur që nuk i besojnë as vullnetit dhe as vizionit e as mëncurisë së popullit.

A nuk e dinë këta se pa Vjosën LDK do të kishte degraduar në një parti minorance; a nuk e dinë këta se lidërshipi aktual i LDK-sëështë patericë e PDK-së dhe e mbërthyer nga korrupsionit; a nuk me dinë këta “vizionarë” se LDK-në e sundon ligji i hekurt i autokracisë, servilizmit, korrupsionit dhe intrigësgjëndje e cila  ka neutralizuar dhe asgjësuar demokracinë e brëndshme të LDK-së;a nuk e dinë këta se brënda LDK-së sundon ligji i inkuizicionit dhe gjyetisë së shtrigave kundër lirisë, kundër patriotizmitdhe intelektualizmit të vërtetëdhe mendimit  ndryshe.

Vjosa ka bërë gjithcka për ta demokratizuar dhe cliruar LDK-në nga ata të cilët e kanë kapur dhe e kanëprivatizuar atë.

Dhe nuk është vetëm Vjosa ajo e cila duhet që të dalë e ta formojë një LDK të Re, por janë antarësia, të zhgënjyerit e të tradhtuarit , të braktisurit dhe të larguarit nga LDK-ja, janë edhe brezi i ri të cilët  kërkojnë ndryshimin për një epokë të re ndryshimi. Por nevojën për njëLëvizje apo njëLDK-të Re e kërkon edhe fakti se Kosovës i mungon alternativa reale e djathtë, pasi LDK -ja aktuale ka braktisur dhe është distancuar deri në largësi infinit nga vizioni i Ibrahim Rugovës, dhe LDK-së nuk i ka mbetur më asgjë si trashëgimi e vyer nga LDK-ja historike e themeluesve të saj. Pra, duhet dhe është nevojë e domosdoshmëri një lëvizje të re, si kjo që duhet ta bëjë Vjosa, pasi Kosova do të mbetet në vëndnumëro politikisht, demoktatikisht  dhe në korrupsion e moszhvillim , e ndoshta edhe do të shkonte akoma më në regres. Prandaj duhet të lëvizë e të duket edhe elita intelektuale në mbështetje të ndryshimit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora