Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fritz Radovani: Një prej botuesve të At Fishtës...

| E hene, 31.08.2020, 07:01 AM |


Fritz RADOVANI

Kujtoj…Sot, mbas pak vjetësh:

Një prej botuesve të At Fishtës...

Studjuesi Frano Kulli

Fishta dhe një kujtesë për ministren e Arsimit:

“Një dyzim i vërtetë ndërmjet “Fishtës së pakuptuar” dhe alibisë për ta paraqitur të tillë. Një pakuptimësi që zgjat edhe njëzet vjet të tjera, pas gjysmëshekullit të shkuar. Dhe a do të zgjasë e zgjasë përsëri?

Këtë pyetjen e fundit e kam si kujtesë për Ju, zonja ministre e Arsimit. Tani që keni premtuar se do të bëni reformë në arsim, rikthejeni Fishtën meritueshëm në tekstet shkollore dhe te nxënësit e studentët.

Fshijeni, kështu “njollën” e të pakuptuarit, që e “fitoi” prej  ndërprerjes zyrtare, gjysmëshekullore të leximit. Poeti kombëtar, do të mund të zërë vendin që ka, nëse, duke u mësuar në shkolla, njohja dhe vlerat që mbart si thesar i kulturës sonë, do t’u transmetohet brezave. Thjesht do të mund të bëhej kështu, ajo që bëhet prej shekujsh në kombet e tjera të qytetëruara, ajo që bëhet në Itali me Dante-n, ajo që bëhet në Britani me Shekspirin, ajo që bëhet në Spanjë me Servantesin, në Gjermani me Gëten … “

Shenim F.RADOVANI: Studiuesi z. Frano KULLI, porositë:

“…Hije i bëjnë edhe ato njerëz të fushës së letrave që Fishtën e përcjellin me heshtim a me vardisje rrokull, shpesh edhe me shtrembërim buzësh, si shprehje e modës modernitare, pa prekur asnjëherë thelbin e gjësë, që në rastin në fjalë është Vepra.

Ajo sot është e botuar në një version të plotë, përmbledhur e paraqitur nga një redaksi studiuesish. Unë shpresoj se do të ketë edhe të tjera versione në kohët në vijim, sepse njerëzit vullnetmirë, gjithherë aty janë edhe kur kohët janë të turbullta a të këqija. Se Fishta vetëm mirësi i fali Shqipërisë, shtetit, kombit dhe Popullit të vet.”

***

Në mbyllje të këtij materiali po shenoj edhe redaksinë që ka botue këto 10 Vepra të plota të At Gjergj Fishtës, viti 2002. Botimi u ba nën kujdesin e Kryeredaktor Tonin Çobani;   Dr. Ndue Zef Toma;   Dr. Tefë Topalli;

Dr. Stefan Çapaliku:   Dr. Hamit Boriçi.

Melbourne, 22 Gusht 2020.