E merkure, 24.04.2024, 08:56 PM (GMT+1)

Kulturë

Poezi nga Atdhe Geci

E hene, 31.08.2020, 09:22 AM


Katër "Gaca të prushit", nga libri në dorëshkrim, "Monumenti".

Jam në epokën time të rëndesës

në kraharor kam erërat e kohës

u flas nga Parnasi i fshatit tim

dritë e Roganës i ka dy lashtësi

njëren pellazge dhe, tjerën Iliri

*****

Midis krijuesve të kryeherit tonë

në kalë unë e vë vetëm Homerin

pas tij, Platonin, Pindarin, Eskilin

e krejt në vazhdim, Naimin dhe

Kadaren

*****

Që nga lindja gjuhës dhe shkronjave

atdheu mësues dashurie e ka luftën

betejat dhe përvojën historike , artin

e luftës, guximin në çastin e duhur,

ekuacionin e mendjes dhe të fitores!...

*****

Tokë floriresh është Çamëria,

e fortë është ëndërr e çamit,

kur varka mbi det dremitet,

dhe çami me çamen puthen!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

SHQIPET E ÇAMËRISË

Poemë, për teatër, balet, simfoni dhe Operë.

- Skena hapet me intonimin;

HIMN I ÇAMËRISË

Çamëri tokë pellazgjike

Pallë Epiri në lashtësi

Je stërgjyshe e shqiptarëve

Në Dodonë e Iliri

Gjokset tua të përgjakura

Drejt fitores në lavdi.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar

Plot me vuajtje e histori

Çamëri vend i uruar

Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Ti je gjaku i Janinës

Ti je dritë e Shqipërisë

Plagët tua shekullore

Ndritën zjarrin e lirisë

Këngët tua nuk shterojnë

N ?zemrat tona të rinisë.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar

Plot me vuajtje e histori

Çamëri vend i uruar

Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Çamëri fole shqiponjash

Brinjët tua i ke shpatë

Jatagan mbi fustanellë

Vendit tonë i dalim zot

Mëmëdheu po na pret

Gjithandej deti buçet.

Çamëri, e jona Çamëriiii!

Tekstin; Atdhe Geci,

Muzikën; Izet Kallaba,

Soliste e Himnit;

Ylberina I. Avdyli

1 .

Shqiponja shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë në bark tek Nëna, në udhën për në Çamëri!...

Lexojmë në ditarin e mësuesit dhe  patriotit çam, Musa Demit, i rënë me tërë familjen për lirinë e Çamërisë.

2 .

Nuk ka më shqip se gjuha shqipe

Nuk ka më shqip se shkrimi saj

Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir

Nuk ka më shqip se sa Shqipëri...

1 .

Behar. Pasdite e fundgushtit. Frymë e detit krijon dridhje ullinjësh. Sipas legjendave, kjo është një këngë e lashtë e erërave. Një çam dhe një çame shfaqen nën një pemë ulliri. Jo rrallë ullinjtë bashkëbisedijnë me ne!

2 .

Jam popull gjysh i gjuhëve të lashta

Jam popull gjysh  lingua  i  Evropës

Shqiptar  jam,  kur    kishte  Greqi

Shqiptar jam, as kur s´kishte Athinë.

3 .

Perënditë tona, Thoti, Zeusi e Iliri, janë gjaklindësit e shqiptarëve. Shqiptarët, s´ jemi të ardhur në këtë tokë, as ardhës nga vend i huaj, por, jemi lindur e bimur në këtë tokë nga më të parët e kësaj bote. Një rishkrim i antikës shqiptare është i domosdoshëm.

2 .

Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi

në zemër t´atdheut i vlon gjak i ri

Arti çlirimit nuk njeh kufij,

Në të gjitha kohërat ka emrin, liri!

- Teksti i këngës popullore „ Mall për Çamërinë“

3 .

- Cameri moj Cameri

Copa copa

Vende -vende

Ti me ate ane

Une me kete ane

Amanet pleqte na lane

Varret ti leme ne vatan

Cameri moj Cameri na mbeti loti ne si

Gjithe jeten pa te pare

Mbetem rrugeve te ndare

S'ka nje varr per te qare

Cameri moj Cameri

Se te brodha nuk e di

Si ti spashe ne gjithe dynjan

Po ta dish o Cameri

Jesh dhe mbetesh Cameri

4 .

Mbi qiell të Pargëse të Janinës, ( Kryeqytete të Republikës së Çamërisë ) dy shqiponja në fluturim bashkohen e shkrihen në një qenie. Njëra Shqiponjë vjen nga Dodona pellazgjike dhe tjetra vjen nga veriu i Shqipërisë!

2 .

Trevave të thella të nënvetëdijes

Fshihen gjithësi të pafund dijesh

Fshihet një botë krejt e pashkruar

Burime të pashterrshme letërsie…

1 .

Lufta për liri dhe pavarësi të trojeve tona është vlerë e çmuar e popullit shqiptar. Populli shqiptar flet gjuhën shqipe, Gjuhën hyjnore të përëndive. Flet gjuhën e Thotit, Zeusit, Eleuterit,të Gjergj Kastriotit e Adem Jasharit. Thënë shkurt, flet në gjuhën që populli e krijoi.

3 .

Dallgë e verbër, memece,

zhurmën tënde e ndiej;

ta ndali nuk mundem,

ta mbërthej, s'e bëj dot...

4 .

Qysh kur toka ishte fëmijë unë jam tek ky dhé, tek kjo tok e tek këto detëra e ishuj. Vajza Morea,( arvanite ), i drejtohet djalit çam, Adhoani; zemër, ne jemi të një gjaku, shqiptar!..jemi të njëjtë si rrënjët e ullirit. Po i përgjigjet, Morea! E kap për dore Adhoanin, shpirt, ne jemi pellazgofolës shqiptarë; Këto lule të vyshkura shtëpie u vranë nga ferrat e një kohë të ligë…

2 .

Tre Drina rrjedhin dheut të Arbërit

Me vaj të zemëruar të kësaj kohe

Nga Mollë e Kuqe e deri në More

Atdheu do shkruajë një faqe të re!...

5 .

Zemër, jam veshur me „armën“ time. Këto pala të fustanellës i kam fituar nëpër beteja. Zemër, më lejo të përqafoj, jemi bimë të një gjaku. I nderuar trim i Çamërisë, të nderoj për krenarinë e palave të fustanellës. Kam njohuri për betejat tua, dhe betejat e të mive. Por, unë jam prej 15 mijë vjetësh shqipe e fisnikëve pellazgë. Jam nga familjet mbretërore të të lashtëve të Thotit, Zeusit, dhe të trimave, si Aleksandri dhe Pirro.

4 .

Nuk ka paqe për lumin me vaj

Nuk ka paq për lumin e ndarë

Çamëri bëje dorën grusht, me

emrin tënd po rritemi betejave…

6 .

Morea, kush di të dashuron le të më përqafon! Adhoan bëmi buzët gjak një jetë kam që e pres këtë çast. Shpirt, a e  ndjen që jam bijë hyjnore e perëndive. Flas gjuhën hyjnore shqipe të Thotit, Zeusit, dhe të trimit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Atdheu im i nderuar, Çamëri, Krahinë e Mollës së Kuqe, Tivar dhe Kotorr, dëgjoni!...

7 .

Krejt brenda kraharorit

zemërimi i bie daulles

trishtimi i bie kitares

e liria, një kënge me vaj….

Lexohet Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, e shpallur me 30 tetor, 2016/ në Hagë të Hollandës

8 .

Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin e juaj, dhe timin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime z. Ahmet Xhani!

Atdhe Geci,  Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit Gjithëpërshrës çam dhe arvanit, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të, Hoteli “Ambasador”.

- Intermexo me me muzikë heroike çame!

5 .

Kemi pakënaqësi në kraharor,

do duhej të ishim më të lumtur;

jemi popull me vaj të moçëm,

kemi histori të pasur të fillimit...

6 .

- Të dashurit e mi, toka, deti, drita dhe ajri janë bukë.

Gjallë është Aleksandri, Pirro Burri, Gjergj Kastrioti. Gjallë janë çamët dhe arvanitët!...

3 .

Çamëria s´lypet, Çamëria merret

Epir, bëje dorën grusht dhe lëviz

O e mbijetuar e pellazgo- ilirëve

Shqipëria shtrihet deri n´Prevezë

7 .

Për tokën, për  qiellin, për  detin,

Çamëria  thërret    bashkohemi

dora jonë  shtrihet në tërë Epirin,

ne jemi të vendit  dhe të flamurit.

8 .

Atdhe i sotëm, i kaluar, i ardhshëm. Përpiqu t´ia shtosh palat Fustanellës, ndiq udhën e përbashkimit!...Udhën në gjuhën e nënës.

-Vallja e Osman Takës, e pastaj poezia

9 .

Shqipëri, të këndoj me gjuhën më

të parë të tokës, në gjuhën shqipe

të Thotit, Zeusit, Eskilit, Homerit

në gjuhën  e  pellazgo-ilirëve tanë,

1 .

Në Çamëri  dhe  Dardani, nuk ka fushë buke, dhe as

grykë  mali, as  breg lumi, dhe as  oxhak  të shtëpive

pa një    rënë    bukur për liri!...

10 .

Të them se Atdheu e ka emrin, Shqipëri,

jashtë më mbetet Dardania e Çamëria.

të them se atdheu e ka emrin Shqipëri,

jashtë më mbetet Krahina e Mollës së Kuqe.

Të them se atdheu e ka emrin Shqipëri,

jashtë mbetet Ilirida, Ulqini e Kotorri!...

4 .

Çamëri, të dua për aq sa toka e do diellin, për aq sa deti e do lumin, për aq sa pema e do frutin, dhe për aq sa bima e do farën.

5 .

Hapi krahët flamur shqiptar

Më guximtari i kombit tonë

I lavdëruar i paqës e i luftës

Flamur i pellzgëve, i Ilirëve…

flamur kuq e zi  i dardanëve

flamur kuq e zi  i  Çamërisë

flamur kuq  e  zi  i  Iliriadës

S´di pse të  dua  kaq  shumë

për  ty  çdoherë jam i betuar

flamur i shenjtë i shqiptarëve!...

1 .

Në një çast të caktuar historik, shqiptarët duhet të jemi gati për t ?i rimarrë tokat tona të pushtuara. Ai çast mund të jetë

sot, nesër, ose në një të ardhme të afërt!

2 .

Atdheu bën pa  gjithsecilin  prej  nesh,

por  atdheu   nuk  bën  pa  Çamërinë!

10 .

Në ç ?drejtim po lëviz kombi ynë?Mbi Prizren ende ka ré të zeza! Perëndia s ?është më lart se atdheu!Flaka këngëve çdo ditë po i shtohet. Ky qytet njëkombësh i shqiptarëve,

shkruan Gjirokastra, për Prizrenin, është përtej 7 mrekullive të botës, Prizreni ujin e vet e njeh nga etja.

6 .

A do ta bëjë këtë histori populli ynë

që Preveza e Prishtina të bashkohen?

Retë    qiell  mund    kenë  rrufé,

por çasti e do që këngën me mprehë!...

10 .

Shqiptari i trazuar për fatin e vendit të tij, monologon me Atdheun;

2 .

I lindur jam si  krejt  shqiptarët

në token e lavdisë së madhe,

në tokën e lavdisë së përgjakur

rritur jam me prindër të mirë,

me gjyshër dhe me stërgjyshër!...

Në këtë tokë të gjithmonëshme

Janinë jam prej 15 mijë vjetësh,

dhe Prevezë kur s´ kishte Greqi

Korfuz jam prej 15 mijë vjetësh

Trashëgojë, pellazgo- ilirinë,

flakë po m´digjet mua kraharori…

Gjuhëvrara ime Çamëri; liria s´lypet, liria merret!...

Flamuri atdheut na thërret

detyrat t ?i bëjë gjithsecili

se prej këtu fillon Çamëria,

ribashkim me Shqipërinë.

8 .

Në Çamëri as toka, as uji as ajri nuk kanë qetësi! Zemërimi dhe durimi më s´ mbahen për dore. Çamëria lexon vetveten, s´është metaforë, por, dhimbje dhe flakë!...

11 .

Ju thërrasim kundër heshtjes së gjatë

Ju thërrasim të dalim nga heshtja,

çamët kudo jemi një gjak. Aq sa na

vrau lufta, aq na vrau dhe pas lufta.

Prej shpirtit e kemi të kryengritemi:

Janina kërkon Greqia të arrestohet,

Preveza kërkon Çamëria të çlirohet

Arta thërret; Bashkim me Shqipërinë!

Çamëri, thuaje të pathënën që kurrë

s ?e ke thënë, çasti është të ngritemi,

shpirtin e ke bletë të urtë e punëtore

dhe gjakun në trup si mjaltë të bime.

9 .

Kryengritësit për Bashkimin e Shqipërisë s´përmbahen! Urtakët e vendit do të flasin me tokën, me pjesët e pushtuara të atdheut. Çamët janë tokësorë të lashtë. Identiteti i Greqisë është i sajuar!

7 .

Ku është fshehur Gjeniu

njeriu që flet si populli

njeriu që qanë si populli

populli që bën bashkimin…

8 .

Fol Prishtinë, fol Tiranë, Fol Shkup! Urtësia më nuk e mban peshën e dhimbjes. Vullneti për bashkim nga dita në ditë po zgjerohet.

6 .

Në degë ulliri e kam lidhur fjalën,

Tek më e fismja pemë e natyrës;

Çamëri, shembja çatinë Greqisë

Lufta për liri është e pandalshme!...

4 .

Çamëri, heroizmi në çdo kohë është i nevojshëm. Çamëria nuk është rikrijim historik, por, është bimë gjaku e tokën sonë. Rishkrimi i Antikës shqiptare është i domosdoshëm. Në përplasjet midis modelit Arian dhe modelit Antik, shqiptarët duhet të përcaktohen në modelin Antik, model i cili i vë gjërat në shtratin e vet natyror.

10 .

Ëndërr e çamit çasteve zgjerohet

posi një det me valë të trazuara,

ai s ?ndalon tek ura mendimesh

por hynë thellë gjithësisë së tij.

që kohën ta peshon me pafundësi.

S ?dua të jem këpucë në këmbë

të huaj, as mëndje pa kokë e pa

krahë, tokës sime gjuhën ia di,

shiu mbi bari është vaji lotit tim

Ëndërr e çamit s ?është vogëlimë,

po bubullimë e të gjithë atdheut!...

1 .

Tokë floriresh është Çamëria, e fortë është ëndërr e çamit,

kur varka mbi det dremitet dhe, çami me çamen puthen!...

8 .

Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur krijimesh, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e vet. Epiri pellazgjik- Çamëria është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni.

Historia që unë e kam në shpinë

është histori e të gjitha kohrave,

histori qytetëruese e atdheut tim,

histori me shumë hulli të gjakut.

Historinë që unë e kam në shpinë,

i ka 300 shekuj jetë të qytetarit,

300 shekuj të luftave të pakryera

dhe 300 shekuj me plis të bardhë.

5 .

Në Çamëri unë kam gjakun tim, tokën e babait dhe të stërgjyshërve. Çamërinë e dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron. Jam çam, jam bimë e gjakut pellazgo- shqiptar. Jam pellazgofolës shqiptar.

2 .

Çamëri, Shqipëria ime,

zëri i nënës më troket

guri i gjyshit atje brenda

ngrihu o bir, më thërret!..

4 .

Jam popull gjysh i Evropës. I lashtë kur s´kishte Athinë. I lashtë kur s´kishte Greqi. I lashtë kur s´kishte asnjë grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua me tërë qenien vendin tim, Shqipërinë deri në Prevezë!

5 .

Nën qiell të Çamërisë, në

tokë të Homerit shqiptar.

gjuha bën luftën e saj

që Çamëria të mos bjerë.

7 .

Lidhja me Çamërinë mua më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga i tërë Epiri.

13 .

Shqiptarët e mërguar në botë,

me dhimbje e bëmë këtë jetë,

i këputur, i degdisur, i huaj-

mërgimi  çdo  ditë    vret.

Në Turqi jam qëkur isha tre vjeç

Tiranën thuaja se nuk e njoh,

kam lexuar shumë për bukuritë tua

për fushat dhe detin e me diell.

Plot murtajat ranë gjithandej

grekët na e dogjën Çamërinë,

shumë ikëm me kokë në dorë.

mendja më vete vetëm atje-

Tokë floriresh është Çamëria,

e fortë është ëndërr e çamit,

kur varka mbi det dremitet,

dhe çami me çamen puthen!...

14 .

Në fushëbetejat e Çamërisë dhe kopshtet e shtëpive çame, ende ka eshtra të rënësh, zëra të fëmijëve të therur, rroba të përgjakura e qirinj të

fikur.

6 .

Çamëri, çdo gjë tek t´i është

betejë. Betejë janë dhe varret,

rrënojat, rojet prej bari- që

ruajnë rendjen nëpër kohë!...

1 .

Në fushëbetejat e Çamërisë dhe nëpër kopshtet e

shtëpive çame, ende ka eshtra të rënësh, zëra të

fëmijëve të therur, rroba të përgjakura e qirinj të

fikur.

8 .

Në gji të  Çamërisë  jam  rritur

me thërrime farash dhe fjalësh,

kohën pak e kam harxhuar, për

t ?i dhënë më shumë lindje

gjuhës

14 .

Një ulli, miliona ullinjve të tij u thoshte : mbahuni! Tokën duhet ta duani kështu si është; të zeshkët, e në shtim rrënjësh të çdoditshme.

3 .

Çamëri, zgjohu nga heshtja e keqe,

nga frika e një kohe tepër të ligë,

prijni vendit si në kohën e Pirros!

çamë dhe arvanitë jemi një vëlla!

15 .

Epiri i Ilirisë – Çamëria, i dha botës Njëperëndinë, i dha papë e figura të çmuara. O të dashurit e mi, të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.

9 .

Çamëri – Shqipëria ime e dashur

mungesën tënde e ndiej në shpirt,

një revolucion është i nevojshëm,

një revolucion vetëm për bashkim!

1 .

Ku jeni zotëri të historisë, pse heshtëni!Ju keni dëgjuar

për vajin tonë të nëpërkëmbur; për Morenë dhe gjakun e mërguar.

2 .

Jam fije bari i bimur n ?këto troje,

jam gjuha shqipe e dheut amtar,

në zemër kam të dashurën Kosovë,

në shpirt e kam të lashtën Çamëri…

3 .

Çasteve kur jam me të lashtët e mi, kujtesa e varreve thellë më gërryen. Jo gjithëherë, po, kur përmallohem mallit m ?i vjen vaj  dhe  i  dalin  lot;

15 .

Që nga lindja gjuhës dhe shkronjave

atdheu mësues dashurie  e  ka luftën

betejat dhe përvojën historike , artin

e luftës, guximin në çastin  e  duhur,

ekuacionin e mendjes dhe  të fitores!...

Shtetet, perandoritë, ngrihen dhe bien, popujt mbetën. Shtetet janë organizma gjeo-politikë, të përkohshëm, ndërsa popujt janë të përjetshëm. Republika e tretë shqiptare në Ballkan, Republika e Çamërisë, është çelsi i Shqipërisë së Bashkuar.

Poema mbyllet me intonimin e Himnit të Çamërisë!

Atdhe Geci – Dortmund, 25. 08. 2020

Lulet e argjilës - poezi nga libri në dorëshkrim, "Monumenti".

Rogana ime s´është vetëm vendlindje

ajo është atdhe, gjaku im nëpër kohë

është flamur dhe himn kombëtar

shpirt, ti je e tëra kontinentale, qiellore

ke argjilën për të gjitha bimësitë

ke dritën e bardhë të jetës, hënën natore

zemër, tek kjo tokë prehen dashuritë e kaluara

Roganë, përqafojmë së bashku,

shtrihemi humusit të heshtur të arave tona

udhët le të mbushen me fjalë,

kallinjtë i kemi dëshmitar, se

ky vend është fëmijëlindësi ynë!

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

SHTËPIA ME FYTYRË KAH RRUGA

Gjeniu i lirisë qeverisë si  zë besë,

as dashurisë së  tyre  për  atdheun

ky himn për rininë e ka një porosi

Kosovë, çliro nga vetja të vërtetën

betohu tek nëna, tek e dashura dhe

merr lule nga toka jote dhe  fitorja

vjeli mushtin  dhe  mjaltin natyrës

mësohu ta duash tokën dhe nënën,

dheun që të lindi e të rriti, që të dha

ushqim, aromë lulesh dhe  fruta të

ëmbla, mësohu ta duash tokën, atë

që të fali aq dashuri, sa  atdheun ta

duash  më tepër se jetën dhe veten!...

Kosovë, shprangose at´që ndryn në

zemër, gjeje  vet vetëgjetjen  tënde

po e takove fjalën  mos  e lë vetëm

ngritu mbi  zbrazëtinë  e  frikshme

bëje poezi, bëje këngë  e  kushtrim

mos i vë mur  ndjenjave e mendjes

mësohu të jesh  qenia  dhe  krijimi!...

Atdhe Geci - Dortmund, 2020

IK NË ORËN E IKJES

President, atë që bëre është e keqe

e kam zor të ti them fjalët

por, ligësia jote s´falet,

as lavdërimet tua çlirimtare

Besimin që hije pate u bë pluhur

unë s´di ku do ta varësh veten

hisja e leshit mes miqëve

të fshehtë të përbetimit të iku!

Pluhur është fjala jote, besimi yt

të mundurin në liri ti e sajove

ti e sajove korigjimin e kufijve

mburreshe se është lëndë histori

President, ti sajove Gjykatën Speciale

kundër shokëve tu dhe vetes,

gjysmë milioni Kosovë e çove në

mërgim, në zhbërje, në mjerim

ti dhe shokët e tu bëtë atë që

s´bëhet, larguat forcën e

ndryshimit dhe të rezistencës,

vratë forcën lëvizëse;

profesorin, nxënësin dhe studentin

President, baltë je ti, i lig!

që kur hyre në pazar për

Trepçën, Ujmanin, për tokat

Anë Moravës e për Kishat,

pluhur është besimi yt, ik!...

Atdhe Geci – 23.07. 2020



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora