E merkure, 24.04.2024, 01:02 PM (GMT+1)

Kulturë

Sevdail Hyseni: Akraballëku

E hene, 31.08.2020, 09:55 AM


Satirike

Gomari dhe mizat

Në kohë pandemie

Vdiq një burrë i keq,

Thonë ky farë virusi

Nuk njeh privilegj!

Me vrap e groposën

Në një varr te Mrizat,

-Le gomari që na ngordhi,

Po s'na lënë rehat mizat!

Sevdail Hyseni

(Karikatura marrë nga interneti e përpunuar)

Satirike

Akraballëku

Diku thellë ndër male ftohen kafshët me rend,

Të ngritin një pallat për mbledhje dhe kuvend.

Mirëpo edhe n'xhungël vlejnë ligjet shtetërore,

Për të ngritur kështjella duhet leje ndërtimore!

Mori rrugë me vrap Luani të shkoj n'Komunë,

Mbreti i botës shtazore për të mbaruar punë.

U zhgënjye keq bisha më e frikshme planetare,

Sepse nuk arriti t'i siguroj dokumentet zyrtare!

Pastaj u ngrit me radhë Ariu me qimen e artë,

Me tu kthyer i heshtur, kokulur dhe duarthatë!

Pastaj brof në këmbë Ujku zijosh e qafëtrashë,

Duke na i mbushur hundët përplot me hashash!

Edhe ky farë gjitari si të tjerët u kthye pa sukses,

Sepse në këtë dynja forca nuk matet me interes!

A bënë edhe unë të shkoj tha Gomari veshgjatë,

Nuk i dihet në këtë nismë mbase do të kemi fat!

Kur e dëgjuan egërsirat propozimin prej hamalli,

Desh u shkulën së qeshuri sa tundej edhe mali!

I thanë me krekosje je në vete more mendjevrarë,

Atë që s'e bënë dot Luani kërkon ti për ta marrë?!

Shkon Gomari me hap breshke drejt e në Komunë,

Merr dokumentin nën sqetull i gëzuar dhe fatlum!

Çmenden kafshët me të pyetura prej nga ky fat?

- Thotë Gomari:"Soji im punon në administratë!"

Sevdail Hyseni

Satirike

Distanca...

"Fër-fër-fër më bënë fustani,

Kur më vjen burri nga stani".

Shpërthen zjarri vlon kusia,

Me gëzim mbushet shtëpia!

Ah, ç'na ishte kohë e artë,

Kur për qejf na shkonin gratë!

Që kur erdh' e shkretë Korona,

Vaj medet për t'lumet tona!

Mbajnë kujdes me maskë-doreza,

Me do lecka si futë të zeza!

Fër-fër-fër s'më bënë fustani,

Nuk më vjen burri nga stani!

Po na shkon me gjithë merak,

N'klube të natës t'çlodhet pak!

Më pas vjen një lajm me mort,

Vjen "Korona" e merr n'atë botë!

Sevdail Hyseni



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora