E enjte, 28.03.2024, 08:41 PM (GMT)

Mendime

Gëzim Llojdia: Dy sugjerime për turizmin në Kuçin e Labërisë?

E hene, 31.08.2020, 10:51 AM


Dy sugjerime për turizmin në Kuçin e Labërisë?

Nga Gëzim Llojdia

1.

Isha në Kuç të Vlorës.Një vend malor ,ku ende një turist mund të shijoj kopshtet e parajsës.Ah ju thoni nuk janë kopshte parajse!Më poshtë  takova Cajupin ishte në  ca fletë libri nëBuronja dhe rilexova vargjet e tij,për të kuptuar panoramën e këtij vendi.Mirëpo kthehemi aty ku   ngamë llafim. Nëse mund të bëjmë një kornizë konceptuale, për të shqyrtuar çështjet e turizmit dhe rekreacionit në rajone malore si Kuçi apo fshatra të tjerë do të  përmend diku nga  gjashtë karakteristikat e burimeve specifike malore, mes të cilat përfshijnë: diversitetin, margjinalitetin, vështirësinë e hyrjes, brishtësinë, ngrohtësinë dhe estetikën. Argumentohet, që këto karakteristika janë unike për rajonet malore dhe, si të tilla, kanë implikime specifike për rekreacionin malor dhe zhvillimin e turizmit. Nga do të nisem pikë sëpari nga Kuçi i Vlorës?

Udha nga ku  do të kalojmë udhëtarët. Pra kjo udhë,  e ndërtuar nga koha e kohës,rrugë nuk quhej më.Rruga e re një ministradë  e bukur po bëhet. Është gati në përfundim të saj. Kjo do të sjell dhe  sigurisht përcjell turistë. Dikur  nëpër këto gjurmë udhe, vinin dhe iknin pushtues apo ushtarë të ushtrive të kapitulluar, që  endeshin  rrugëve.Pikërisht këto rrugë do të kryqëzohen 1-2 km atje poshtë në va në Hekal, nëpër ato male  dje dëgjova ku uturijnë buldozët, që po çajnë  mes përmes pyllit  një udhë që ngjitet,zbret maleve dhe pyjeve drejt detit të  Qeparoit.Udha hynë të çështjet kryesore të infrastrukturës.Duke lënë pas këtë udhë u nisa nga Gororneci për të dalë në Bolenë.Me fotografit  dhe një projekt do tu paraqiten shoqatave të turizmit dhe agjencive turistike.Në këtë udhë, që do të eci  është vetëm një variant për shfrytëzimin e turizmit malor.Pra udhëtimi me kuaj .Kjo mund të bëhet në disa drejtime.Bolenë,Fterë,Corraj,Golem etj.

2.

Kuci është një kryqëzim rrugësh. Nga kohët  e vjetra ,udhët e tij janë punuar me të gjitha mjetet.Lidhet me fshatrat e Tepelenës , Gusmarin te gryka e Shurit.Me fshatra e Gjirokastrës,me fshatrat e Sarandës,Fterë, Corraj,me fshatrat e Himarës, Kudhës,Pilur, me fshatrat e Vlorës,Kallarat Bolenë etj ...Kuçi si pjesë e Kurveleshit të poshtëm, ka një emër të madh në histori  dhe ndër luftra.Mirëpo Gryka e Kuçit ,përbën një potencial të madh turistik në kushtet e sotme .Asaj gryke diku nga viti 1903, Andon Zakoja kthehej në Misir duke shkuar mes përmes saj. Çfarë pa gjatë atij udhëtimi,vargjet brilante  të tij, janë zëra  muzikore, mjaltë të ëmbëla. Shiko një strofë ç’thotë:Labëri sa i dua/Pyllet e kodrat e tua/.Ato gryka ata male/Ku dhe zogu shkon ngadale./Shkëmbenj dhe shpella si thikë/Që ti shikosh të vjen frikë!Vende që mund të eksplorohen nga turistët.Dhe më poshtë, Cajupi përshkruan këtë parajsë me” gjuhë zemre”:

Gryk e Kuçit kush ka shkuar,
Dhe gjaku si ka qëndruar?
Udhëtari nga të vejë?
Mal këtejë, mal andejë,
Ndë mes një lum i habitur
Vërtitet duke buxhitur,
Lisa të gjër'e të gjatë
E bëjnë ditënë natë!
Anës lumit, ndënë hie,
Çfaqetë një rrugë dhie.
Rrugë e ngushtë nëpër gjëmba
Mjerë kujt t'i shkasë këmba!.....

Dhe në Buronja më shfaqen këto vargje brilante të Cajupit, në një libër të hapur punuar  mjeshtërisht në gur.Është një vepër artisti, që ka latuar vargjet e Cajupit.
Buronja : besoj nga emërtimi nga  ku rrjedhin burimet.Rrepet shekullor  të përmendur të rrahur edhe të përzhitur nga flaka e barotit, as gjëkundi nuk i gjen më.Cikli jetësor i tyre  ka kaluar çdo limit.U plakën, dhe fletët rrëzuan.Definitivisht,  si cdo dru.Buronja  duhet transformuar për turistë si vendpritje. Burimet me ujët e shenjtëruar. Në antikitet lumi quhej Polyanthos.

Kam një informacion mistik. Dikur,ata besimtarët vinin, që nga Greqia,ngarkuar  me enë  për të marrë ujë nga burimi i shenjtë .Është lum i shenjtëruar për shkak të ardhjes nga asteroidi. Rrëzuar diku në një fshatë  të shtetit fqinjë ,për disa shekuj ,lumi u tha. Dhe arsye duket skeptike. Vendasit humbën arsyet.Zullumet priten në të tilla raste. Për të besuar, nuk besonin .Uji u la shëndetin, thonë lebrit.Dhe pëllciti në Shur  shumë km larg burimit të parë,burime të tjera në buronja.Këtu duhet shkruar një pllakë e vogël.  Me fytyrën e një shenjtori.“Gjon Pagëzori, profeti i madh,ujërat që ti solle janë ende në këtë tokë ilire dhe në këtë shtrat rrjedhin,c’praj shekujve.Lavdi.”.E kishim fjalën për ujërat se ujërat i japin jetë këtij vendi, që e harlisin si në kopshtete Edenit.Pa ujë sdo të kishim turizëm.

Nëse marrin përvojën e veriut dhe të bujtinave, Kuçi do të bëhet  një zonë pasur, që do të pres e përcjell turistë,  ngase ka shumë potencial turistik.

3.

Rritja spektakolare e turizmit në  veri te vendit në  vitet e fundit është themeluar kryesisht në bumin e turisteve, që frekuentojnë bujtinat malore e dhe në tërësi  ciklit jetësor të destinacioneve alpine .Në shumicën e rasteve, inovacioni është rezultat i një procesi që fillon brenda komunitetit alpin, që e ka zgjidhur mjaftë mirë  fushën ku është përqendruar. Rerstorante,hotele,bujtina.Mirëpo më  parë banorët e këtushëm duhen të kthehen  sytë te restaurimi i banesave ,që kanë mbetur për ibret nga koha.Banesat, që ka ky fshatë sot pas reasturimit mund të jepen me qera për 30-50- ero dita me gatim  ose pagesë mujore për të huaj, që ëndërrojnë një klimë të freskët në zhegun e verës.Banesat e vjetra ,që mezi mbahen në këmbë kanë nevojë të ribëhen. Turizmi hedh një herë para  dhe vjel çdo ditë të ardhurat e tij.

Mirëpo, një propozim i thjeshtë është ky.Ngritja e një merkate me prodhime bio.Nuk gjen një dyqan,merkate, apo diçka  e tillë që të shes prodhime bio në zonat ky prodhimet 100%,janë  bio.Të gjithë duan prodhime bio. Asgjëkund nuk gjenden. Në një hapësirë 5x5 m.Mund të shiten çdo ditë :Mjaltë i certifikuar,djathë i staxhionuar, mish ,arrore dhe çaji mali,sherbela etj, prodhime të zonës.Vetëm një kg arrë kushton 10 euro. Kuçi ka pasur një traditë  me arrorët.Nga koha e kooperativës arrorët bëheshin shumë. Vendi e do arrën dhe bënë kokrrën e saj të madhe.Është pa shumë shpenzime dhe me shumë fitime.Me arrorët fitojnë shumë nga banorët ,që ti shesin prodhimet e tyre me fitim të majmë. Kush do ti blejë?Një pyetje që vrehet sa herë fillon një ide.Sa të dalë nami se në Kuc shiten  arra do të vrapojnë të gjithë për prodhimet bio apo të fjetur një natë në bujtinat e Kucit.Kështu e nisi rrugëtimin e tij edhe turizmi malor në veri të vendit me dy bujtina  a diçka të tillë. Dua të përmend një destinacion tjetër ,që turizmi sjell të ardhura pa shumë shpenzime.Ja një itinerar tjetër turistik, që do përfshijë shumicën e banorëve. Udhëtimi me kuaj.Praktikohet në shumë vend alpine të botës. Fshati, në përgjithësi ku  banorët, mbashtrojnë kafshë transporti të shëndetshme dhe të  forta për udhëtime të gjata 4-8 orë. Kuçi ka afërsi në disa km ,me mjaftë fshatra malorë. Me këtë do të fitojnë jo vetëm banorët e Kuçit, por edhe ata ku do të shkojnë turistët. Zona Kuç-Bolenë,  psh ,është e përshtatshme .Bëra një rrugë 4 orë në këmbë këtë të martë ,në këto vende parajse. Bëra foto për një album .Dhe çfarë shqyrtova?

Një mikrobus me 20 turistë mërin një mbrëmje nga të gjitha mbrëmjet  në Kuç. Rrugët, që po ndërtohen nga Gusmari,Qeparo,Vlora e tej, janë rrugë automobilistike .Të huajt preferojnë shumë udhëtimin me kafshë nëpër vende piktoreske. Veçse në mbrëmje  turistët kanë zënë bujtina,dhoma me qira apo hotele kanë parë fshatin martirë të Luftës së Dytë Botërore.Varrezat ,muzeumin. Madje  autoblindat apo tanket, që mund të vendosen diku aty pranë si trofe  të luftës.Dhe për habi me kujtuan vargjet e këngës:Ditën që erdhi gjermani/ me makina të mbëdha/lier me bojë jeshile/për të mos i kuptuar na...

Madje edhe muzeu i luftës, mund të bëhet te varrezat e dëshmorëve.Është fshat i rrallë në Shqipëri, që edhe të vrarët  e luftës së dytë i ka në varrezat e dëshmorëve në Buronja.Kuci ka shumë histori.Ka shumë libra të shkruar . Ka histori të lashtë të vjetër të re të lavdishme. Por ajo ka mbetur nëpër libra.Dhe njerëzia e sotme nuk lexojnë shumë. Që do të thotë ,historia  është fshehur atje.Cdo gjurmë kulturore apo historike, duhet dokumentuar me pllakate dhe të bëhen destinacione turistike.Të bëhen të vizitueshme me tabela përkatëse orientuese dhe treguese të historisë.

Restorantet ,hotelet, bujtina në fshatë .Dhe koha është për të filluar investimet në këtë drejtim.Një tavernë peshku ka famë në krejt zonën dhe më gjerë .Ishte një nga  mullinjtë e fshatit. Bluante misër,grurë mirëpo lante velenxat,shajakët gunat,shirqet.Një lloj dërstile, i thoshin vendasit .Ky mulliri u transformua në një tavernë  të bukur të ngrohtë dhe të pasur me  troftë lumi.Në vizionin e vëndalinjëve mund të ketë resorte apo bujtina me prodhime vendi.Në fshatin sipër  ku është qendra e Kucit,Land Lala ka kthyer një cep bujtine në një  ekspozitë  të traditës së fshatit,një muze që ruan brenda shumë ornamente të traditës .Dhe duke folur.Pra. E kishim llafin,pra, te udhëtimi me kuaj.E nesërmja sjell udhëtimin me kuaj nga Kuçi në Bolenë.Ky mund të jetë  një itinerar, se ka të tjerë drejt Pilurit,Corrajtë,Fterrës,Golemit,Vërmikut.

20 turistë kërkojnë 20 kuaj ku çdo kafshë do të paguhet  ndoshta jo më pak se 300 euro. Banorët i dorëzojnë kafshët  administratorit, që fiton vetëm 1-5% për çdo kafshë për 4-5 orë udhëtim,nëpër vende të parajsës ku shikon male të bukur,lisa,prralle,mare valanidh etj,etj. Në Bolenë, turistët kanë pirë kafe dhe kanë drekuar   i pret minibusi,  që vijon udhëtimin e rrjedhën poshtme të Shushicës. Është ëndërr, jo vëlla,është realitet.!Mjaftojnë lidhjet me agjencitë turistike dhe hotelet për të sjell një herë në javë,një herë në 15 ditë apo një herë në muaj, turistë që frekuentojnë turizmin alpin ,udhëtimi me kuaj apo alpinizmin duke pushtuar majat e maleve,  rreth e qark brenda një dite. Ka  edhe të tjerë destinacione turizmi malor ,por këto janë vetëm dy detaje.Dhe kthehemi nga  aty ku u nisëm.Promovimi për turizmin malor të kësaj zone duhet filluar.Kur nisëm punën në  dy qytete antike  si :Qyteti ilir Amantia,  Ploca e sotme dhe Orik kishte vetëm ferra dhe rrënoja gurësh  fshehur nën to.Askush nuk i njihte apo ti vizitonte.Ndonjë i huaj kërkonte harta se  në drejtim apo dreqin qe fshehur ,ku binte  saktësisht qyteti ilir Amantia. Sot është destinacion turistik.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora