Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramush Haradinaj: Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes

| E diele, 30.08.2020, 01:12 PM |


Lapidari i senatorit Bob Dole në kryeqytet, përpos që nderon mikun e madh të popullit të Kosovës, ai simbolizon edhe ngjarjen historike të 29 gushtit 1990, që shënoi kthesë të madhe e i dha orientim zhvillimeve që do të pasonin.

Të kryesuar nga Bob Dole, senatorët amerikanë vërtetuan prej së afërmi ndjenjat e një populli të robëruar, liritë e të cilit i kufizoheshin çdo ditë, mbijetesa e të cilit vihej në rrezik.

Aleanca e shqiptarëve me Shtetet e Bashkuara, do të niste një kapitull të ri, i cili i kurorëzua me shumë suksese në dobi të demokracisë dhe të drejtës së shqiptarëve të jenë zot në shtëpinë e tyre.

Edhe pse në moshë të shtyer, Bob Dole vazhdon të jetë një luftëtar i devotshëm kundër komunizmit dhe shtypjes së popujve që ende nuk kanë realizuar aspiratat e tyre për liri e demokraci.

Zoti e bekoftë Kosovën!

Zoti e bekoftë popullin mik amerikan!

RH


Lapidari i senatorit Bob Dole në kryeqytet, përpos që nderon mikun e madh të popullit të Kosovës, ai simbolizon edhe...

Posted by Ramush Haradinaj on Sunday, August 30, 2020