E marte, 19.10.2021, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

Bardh Uka: Sërish janë ngjallur haxhiqamilat

E diele, 30.08.2020, 12:06 PM


SËRISH JANË NGJALLUR HAXHIQAMILAT

Nga Bardh UKA

Shpeshherë në leksikun popullor shqiptar përdoren shprehje të bukura metaforike për të treguar diçka të ndodhur, qoftë qëllimmirë apo qëllimkeqe, apo për të shpuar me ferrë, për të të zgjuar nga dremitja apo e kotmja pasdarke…etj …, siç janë shprehjet … “ta lash- pra ta lash kopilin te dera”, “soj dobiçi, apo bir dobiçi”, “të ta them sa s’ma ke thanë”… pra edhe kopilat e dobiçat…, të përjargur si viçat… në mbllaçitje, i hanë sanduiçat e shijshëmmm…! Këta mbase janë të farës së ardhur aziatike që i solli era e monsuneve ciklonike nga vendet mongolo-tatare e ç’i mbolli keqas në trojet shqiptare…?! Që, për fatin tonë të keq e të mjerrë, kanë ngritur sërish krye edhe sot…tokave të Shqiptarisë… me shtatë varrë… gjithnjë në kalvare,… brendapërbrenda tokave shqiptare… Të shkelin mbi plagët e hapura kur po livadhisin gjithandej “sallamadi”, kullosin e baglajosin pa e çare kokën e pa ua ndie bytha aspak për pushtetet e kalbura dhe të korruptuara të shteteve shqiptare…sot e gjithë ditën, të kapur nga pushtetarët e shitur… e të zhytur deri në fyt në m.t në punë kontrabande e plaçkitje ordinere të pasurisë kombëtare… Hyjnë e dalin si në “Hanin e Elez Agës”, pa e pyet hanxhiun e pa i dhënë llogari askujt…!?..Pse!, Si është e mundur kjo të na ndodhë neve sot e tërë ditën, kush është “Kumbari Madh”…? Pranda, edhe paria shqiptare, nuk kanë kohë të merren me “haxhiqamilat” e kohës moderne, që nuk ndalen duke vjellur vrrer të zi e të verdhë apo dhe jeshil… kundra historiografisë shqiptare, kulturës e traditës sonë si dhe gjuhës së bekuar shqipe… që kushedi se sa herë na e patën mallkuar, kisha e xhamia. Nga kush? Nga vetë të mallkuarit, që rrinë e bëjnë sehir në trkëndëshin Beograd-Athinë-Kostandinopojë, shohin ëndrra me sy hapur për tokat shqiptare si plaçkë tregjesh të lira..! Pushtetarët tonë jo vetëm halldupë por edhe mizorrë, miopë e kameleonë që nuk kënaqen me kaq por, kanë heshtur edhe para propagandimit televiziv… të shpërndarë si zgjebe permes shfaqjeve në televizor të emisioneve e filmave e telenovelave të huaja.. të cilat, si pako bamirësie, ua falën shtetet “boss” shtëpive televizive të varfanjakëve e lypsarëve tanë të cilët nuk kanë as një fije të ndërgjegjies kombëtare dhe të egos së të qenit shqiptar….Me të vërtetë janë shdërruar në trgtarë të pasurive nacionale… mundësisht t’i shesin ato tamam si plaçket e përdorura…në “al-pazar”. Ja pra ky është asimilimi i qetë…”brirë s’ka, të të vrasë”…Pikërisht ky është asimilimi i jonë, jo me revolucion(lexo shpatë) por me evolucion(lexo përkëdhejle për gjumë të rëndë.., pastaj injektim të lëngut drogues me dozë helmuese)…!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora