E enjte, 28.03.2024, 01:35 PM (GMT)

Faleminderit

Vasil Moçka: Me Thoma Binjakun, homazh arsimtarëve fierakë

E diele, 30.08.2020, 04:18 PM


Me Thoma Binjakun, homazh arsimtarëve fierakë

Nga Vasil Moçka

Shumë shokë kam pasur në jetë, por Thomai ishte i veçantë për mua. Njohja jonë ishte zyrtare. Thomai ishte i deleguar nga Seksioni i Arsimit që të më prezantonte si drejtor i shkollës së Kafarajt.

Edhe unë, isha njoftuar se do të vinte i derguari i Seksionit të Arsimit që të më prezantonte.

Thomai në atë kohë, ishte drejtor i shkollës së Peshtanit dhe kryedrejtor i zonës së Frakullës.

E prisja te shkallët e shkollës. I përpiktë në orare.

- Mirëmëngjes, - më tha, - je Vasil Moçka?

- Po, - i them.

- Jam Thoma Binjaku, drejtor i shko?lës Peshtan dhe kryedrejtor i zonës Frakullës.

U habita, kur pashë një njeri të thjeshtë e me ngrohtësi komunikimi. Prisja të shihja një zyrtar të kollarisur.

Ai mblodhi kolektivin e mësuesve dhe më prezantoi si drejto?in e shkollës, duke bërë një përshkrim të shkurtër të karrierës sime. Urdhëroi fillimin e mësimit, duke më uruar mua dhe kolektivin për një vit të suksesshëm shkollor. Më pas, më mori për krahu dhe shkuam në drejtori.

- Ulu, - i thashë duke i lënë vendin në krye të tavolinës.

- Jo, - më tha, - kjo është karrigia jote dhe kushdo që të vijë, nuk do t’ia lëshosh kurrë atë, qoftë edhe më i madh se ty në detyrë.

U ndamë duke më thënë: “Për çdo nevojë dhe problem që të lind, do të më kesh krah.”

Kjo ishte njohja jonë e parë, që në vite u forcua si një miqësi e pandarë e si gojëdhënë tek shokët: “Do Vason, pyet Thomanë, do Thomanë pyet Vason.”

Thomai ishte një njohës i thellë i drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Ende në moshë të re, ai u dallua si një metodist i mirë dhe një teknicien i mprehtë i drejtshkrimit. Edhe në këtë drejtim, dinte çfarë kërkonte e kontrollonte.

“Është përcaktuar në Kongresin e Drejtshkrimit, që secila ka rëndësinë e vetë në drejtshkrim.”- u thoshte mësuesve.

THOMAI ishte një njohës i thellë i legjislacionit të arsimit. Ai kishte një kujtesë të jashtëzakonshme. Fillimi dhe mbyllja e vitit shkollor, ishin dy periudhat më të rëndësishme të kontrollit të tij si inspektor në seksionin e arsimit. Ishin dy periudhat me ngarkesën më të madhe, për mësuesit dhe drejtoritë e shkollave, si organizimi i provimeve të vjeshtës, ashtu edhe mbyllja e vitit shkollor.

Thomai i kushtonte shumë rëndësi hartimit të Rregullores së shkollës, si një dokument që udhëhiqte disiplinën në këtë institucion.

Si mësues i letërsisë, ai i kushtonte vëmendje të ve?antë talenteve të reja dhe kërkonte krijimin e rretheve letrare në çdo shkollë. Nën kujdesin e tij, me krijuesit më të mirë të shkollave, çdo fund viti organizohej Konkursi Letrar bazë zone e rrethi.

Thomai ishte një masovik,  i kudondodhur, në shkolla që kishin probleme të unitetit të kolektivit nga mësues të paaftë e sherrxhinj apo drejtues arrogantë e prepotentë në marrëdhëniet me mësuesit.

Ai ishte shumë objektiv në gjykimin dhe zgjidhjen e konflikteve të tilla. Thoma Binjaku eci, punoi dhe bashkëjetoi si një binjak me problemet e arsimit. Nderim për Të dhe punën e tij.

Thomai organizonte dhe ndiqte kualifikimin e mësuesve dhe përhapjen e përvojës së përparuar të mësuesve të dalluar, sipas programit të hartuar nga kabineti pedagogjik i arsimit.

Edhe për këtë, ai do të jepte shembullin personal që aktivitetin e pare, ta organizonte në shkollën e tij të Peshtanit.

Ditën e aktivitetit, nxënësit e shkollave të tjera, bënin pushim. Aktivitete të tilla, zakonisht organizoheshin ditën e shtunë.

Për shkollën organizuese, ditet para aktivitetit ishin intensive për të bërë ndryshime rrënjësore, për përgatitjen e bazës materiale mësimore, për rregullimin e mjedisit të klasave, e veçanërisht të mjedisit te jashtëm të shkollës.

Në krye të ketij aksioni ndryshimesh qëndronte Thomai.

Një herë, mësuesit e kimi-biologjisë, ndoqën një orë mësimi kimie nga mësuesi punëtor e i talentuar Adem Latifi.

Në këtë orë mësimi, morëm pjesë unë dhe Thomai. Mësuesi ?hvilloi një orë dinamike e me rendiment.  Midis shumë nxënësve që përgjigjeshin, dallohej një vajzë e shëndetshme, me fytyrë të bardhë e të ?ëmuar dhe me flokë të shkurtra, të prera mbi ballë. Mbas mbarimit të orës së mësimit, diskutuam për organizimin dhe rezultatin e saj. Për përshtypjen që më la vajza me përgjigjet e saj, gjatë orës së mësimit, pyes mësuesin se si quhej ajo vajzë dhe ç'prind kishte.

Mësues Ademi, vuri buzen në gaz dhe tha: -Pyesim Thomanë.

- Jo,- tha Thomai,- thuaja ti se je mësuesi i saj. Kjo ishte vajza e Thomait, Ajrina, që sot është ndihmësmjeke e njohur dhe e respektuar nga qytetarët.

Si familje intelektuale, me bashkëshorten Marijen,  te katër fëmijët e Thomait, u shkolluan me arsim të lartë dhe sot ecin nën shembullin e babait të tyre të respektuar në punë e shoqëri.

Në shtator të vitit 1997, filloj punen, rikthehem në arsim pas 4 vjet ndëshkimi të nenit 24/1, në detyrën e shefit të kuadrit në DAR. Interesohem për Thomanë dhe mësova se politika e kishte çuar mësues në shkollën e Mbrostarit. Një “Mësues i merituar” ndëshkohej për bindjet e tij politike!

I dërgoj njoftim të paraqitej në DAR. U ?mallëm dhe më tregoi gjithë peripecitë dhe përbuzjet që kishte kaluar.

-Do të fillosh punë inspektor i gjuhes dhe letërsisë këtu në DAR, - i them.

Me thjeshtësinë e tij, më refuzoi dhe argumentoi se s'është mire, as për mua, si dhe për ty, se do të përflitemi që në DAR, po rikthehen ish kuadrot e Komitetit Ekzekutiv.

U binda dhe e pyeta se ku donte të shkonte. Mësues brenda qytetit, më thotë, por jo në shkollë të mesme se prapë do të jem i ekspozuar.

-Nuk mundem,- i them dhe pashë që u pre në fytyrë.

-Një “Mësues i Merituar” nuk mund të shkojë mësues i thjeshtë. Drejtor, - i them.

Ngriti kokën dhe më buzëqeshi e përqafoi.

Të nesërmen e këtij takimi, Thomai filloi punën si drejtor në shkollën “Pinollopi Piro”.

Ai ishte një “Mësues i merituar” që e meritonte atë vlerësim!

Tani që është larguar, më mungon shumë! Gati 2 muaj pa e takuar para ndarjes se tij nga jeta, kisha shkuar me banim në Vlorë. Ai e dinte këtë. Më është fiksuar zëri i tij në telefonatën e fundit që më bëri. Parandjeva se diçka nuk shkonte në shëndetin e tij.

I telefonoja ku je? Erdha, më thoshte. Ishte i forte , energjik.

Bënim mundje kush t’ia “thyente” doren njeri- tjetrit.

Dora e tij ishte e hekurt. Më bënte qejfin e më linte sikur e mundja, deri sa dora e tij shtrihej në sipërfaqe të tavolinës. Pastaj me një forcë të jashtëzakonshme ma thyente krahun e ma shtrinte po aty. Qeshte. “Është dorë çobani”, -  më thoshte.

Ende s’e kam fshirë numrin e tij të telefonit. Kur shoh emrin, më duket sikur flas me të.

Tani që vij në Fier, shoh shumë njerëz të panjohur, të ardhur nga zonat rurale dhe fare pak miq e shokë.  Shumë fierakë kanë ikur në Tiranë, te tjerë jashtë shtetit dhe shokët më të ngushtë janë ndarë nga jeta.

I kujtoj të gjithë, por veçanërisht Thomanë. E përjetova keq ndarjen e tij nga jeta.

Në kujtimet e mija, ai do të mbetet një shok i paharruar. Thomai ishte model i shoqërisë, në karakter e ndershmëri, realist dhe objektiv dhe për më tepër unik në moralin e tij.

Ai ishte njeri me shpirt të madh, bujar, i pakursyer ne shoqeri dhe i papërtuar për diçka që i kërkoje ta bënte. U njohëm si intelektualë, u bëmë shokë e për më tepër,  u deshëm si vëllezër.



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora