E marte, 06.12.2022, 02:23 PM (GMT)

Mendime

Vilhelme Vrana Haxhiraj: Një takim i bukur, mbreslënës mes shoqesh...

E shtune, 29.08.2020, 12:58 PM


Një takim i bukur, mbreslënës mes shoqesh...

Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj

Takimet me shoqet, një shëtitje, një kafe gjithmonë janë të bukura, të këndshme e qetësuese, të largojnë pak nga përditësia, apo rutina e lodhshme. Porse kur shoqet e një stafi padagogjik takohen pas kaq vitesh, është diçka ndryshe që lë mbresa të pashlyeshme. Një takim të tillë realizuam ne, ish koleget e shkollës “Ismail Qemali” Vlorë...

Është kohë pandemie. Armiku i padukshëm po vret jetë të pafajshme njerëzish, gjithsesi ne, një grup shoqesh i shkelëm të gjitha rregullat e vetëmbrojtjes. Neve që banojmë në Vlorë dhe nuk e tradhtojmë qytetin e lindjes, na erdhi një ftesë për një kafe nga shoqja jonë Fero Mustafai, e cila jeton dhe punon në Itali me djalin e saj prej mbi 20 vitesh. Ndërkohë që temperaturat gjatë ditës dhe natës shënojnë kuata të larta, Vlorën e ka bekuar Zoti, pasi laget nga dy dete. Adriatiku i kaltër që u dhuron vlonjatëve dashuri e qetësi, kurse Joni blu që u ka falur, bujarinë banorëve të të gjithë trevës.

Po t’i eksplorosh brigjet e gurta të Jonit, mbi shkëmbenjë  do të gjesh të gdhendur qysh nga neoliti e më pas në kohëra, këtë ftesë mikpritjeje të vlonjatëve të mirë: “Ti udhëtar, që stuhia të zuri në det, eja! Bukë, kripë dhe zemër do të gjesh në këto troje, ndaj eja në çdo vatër shqiptare!”. Kurse ata që lindën dhe u rritën në këto troje, të cilët koha e egër i shpërndau në të katër anët e globit, kthehen ngaherë në vendlindje, si dallëndyshet në fole.

Jo më kot Perlën Margaritare, të Bukurën e Dheut, Qytetin e Diellit, të cilin nuk e ndërroj me asnjë mrekulli të botës, e kam quajtur: “Parajsa ku kanë folenë dhe prehen Perënditë!” Pasi çdo pëllëmbë toke në Vlorën tonë ka një bukuri të rrallë.  Duket sikur Zoti ka mbledhur Skulptorët e parajsës që me daltë ia latuan trupin, duke i falur malin  dhe fushën, luginën dhe kodrën, që përshkohen nga ujërat mbi e nëtokësore që zbresin me tërsëllim nga malet e Vetëtimës.  Ndryshe i quaj“Pritësit Rrufeve”, të cilat duken magjike kur mbulohen  nga velloja e mjegullës së dendur...Kjo e bën akoma më mistike këtë natyrë joshëse e të pashoqe, sa e egër dhe po aq tërheqëse e joshëse. Ujërat e ftohta e të kristalta janë ura lidhëse mes tokës së bekuar dhe detit, bregu i të cilit është përjetësisht i dashuruar me dallgët shkumëbardha. Ato qetohen mes ledhave të bregut ranor.  Aty mes gjireve të shumta magjike përplasin zemërimin mbi shkëmbenjtë, sikur ata e kanë fajin që valët kanë humbur qetësinë....Porse këtë ashpërsi e zbusin piktorët e parajsës që i kanë dhënë ngjyrat mistike të natyrës së pakrahasuar, e cila, brenda pak kilometrash katrore jeton katër stinët njëherësh. Kjo bukuri parajse tejshkohet nga simfonitë e pashkruara në pentagram, që s’janë gjë tjetër veçse zërat e pyllit të pishës së zezë dhe të natyrës së rrallë të vendit tim...Cili qytatar vendas apo i huaj nuk do të magjepsej nëse do të gjendej mes një natyre të tillë rrëzëllitëse e jetëdhënëse, kënga e së cilës nuk pushon kurrë? I dashuruar me këtë natyrë, do të rikthehej në gjirin e saj...

Fund gushti 2020! E martë 25 gusht.

Secila nga shoqet që kishte marrë lajmërimin nga mësuesja e gjuhës dhe radaktorja e letërsisë sime, Lejla Gorishti, priste me ankth orën e takimit. Ata që e kanë ushtruar profesionin e mësuesit, janë korrekt me orarin pasi zilja ka qenë tregues i rregullsisë dhe kulturës së tyre si edukatore të brezit të ri.

Në orën 19 u takuam disa nga shoqet në bar-kafe “Dy Palmat”! U përshëndetëm me grusht të kushtëzuara nga armiku i padukshëm vdekjepruës, i cili ka pushtuar mbarë  botën. Shumica ishim pensioniste apo të shkëputura prej vitesh. Nga ne Mimoza Luari, mësusese e gjuhës shqipe në shkollën “Ismail Qemali” vazhdon mësimdhënien, e cila pret me ankth që të bëhet gjyshe së afërmi. Pastaj do të vihet në rresht me ne që i kemi nipër e mbesa të mëdhenj. Po kështu edhe Fero Mustafai pasi të dalë në pension në Itali, do të jetojë me kohë të barabartë atje dhe në  vendlindje, pasi ka djalin, i cili ka përfunduar studimet e larta dhe po shkon me punë në Zvicër, ku po ndërton familjen e tij.

Është kënaqësi e jashtëzakonshme kur takohesh pas kaq vitesh me shoqet. Kujtimet rrjedhin si gurrat e pashtershme të vendit tonë, ku gurgullojnë si ujërat e kristalta që zbresin tërë këngë e ligjërime tatëpjetë monopateve të ashpra apo të gjelbëra...

Secila nga ne foli për fëmijët, arritjet e tyre, familjet e tyre dhe pasardhësit. Shumica jemi bërë gjyshe dy apo tri herë me nipër dhe mbesa. Malli dhe dashuria e gjyshave për fëmijët nuk krahasohet me asnjë dashuri të Universit, pasi ata janë gjaku i gjakut tonë, shpirti shpirtit tonë janë majlti i mjaltit.

Çudi e madhe! Kur ishim prindër të rinj dhe në kushte të vështira jetese, nuk e tregonim dot dashurinë për fëmijët tanë. Madje unë si nënë, ndihem fajtore e më dhemb në shpirt që nuk mundja t’ua rrezatoja apo reflektoja dashurinë e madhe të nënës, sepse  kërkoja mjetin apo mënyrën vetëm për rritjen dhe shkollimin e tyre, që të mos u mungonte asgjë. Besoj se mungesa e kohës për t’u dhuruar përkëdheli fëmijëve, për çdo prind ishte e përgjithshme, se i tillë, tejet minimal ishte niveli ekonomik i familjes shqiptare, i papërballueshëm materialisht.

Ne të gjitha në atë takim ishim në një mendje, nuk donim të kujtonim vuajtjet, por vetëm çastet e bukura.

Mendimi i të gjithave ishte se harmoni kolektivi si i kohës sonë, nuk e gjen sot në asnjë shkollë apo institucion, pasi ka hyrë interesi, intriga , korrupsioni në marrëdhëniet sociale. Faktikisht, kompaktësia mes mësuesve ishte në traditën e shkollës “I.Qemali”.  Ky institucion arsimor ka qenë një nga shkollat më të mira të qytetit, e cila gjithmonë ka nxjerrë nxënës të përgatitur për ecurinë e tyre të mëtejshme në shkollat e mesme apo të larta.

Me ne në atë takim ishte edhe mësuesja  e Kimisë Bako Mustafaj, të  cilën e transferuan në shkollën e muzikës “Naim Frashëri”, ku doli në pension. Sa u takuam, më pyeti për vajzën time Ermelindën, ish nxënësen e saj. Kur mësoi se ushtron profesionin e violoçelistes në Itali u kënaq, duke dhënë pështypjet e saj të përzemërta për të, si nxënëse, si vajzë dhe si talent...

E para nisi të tregojë Luljeta Jonuzi, mësuese gjeografie, e cila pas meje u bë Zv.Drejtore, e cila tha: “Pas mësimit mësueset ishin të lodhura.  U bëja kafenë, e pinin, më falënderonin dhe një nga një largoheshin se i prisnin fëmijët. Kurse mua më ngeleshin filxhanët për të larë.”

Lejla  Gorishti e ndërpreu. Ne me të gjithë drejtuesit kemi shkuar mirë, por qejfin që kemi bërë me Vilhelmen, do ta mbajmë mend. Atë kohë Vilhelme Vrana Haxhiraj ishte kryetare e gruas demokratike dhe ku nuk na ka çuar? Në Tiranë, në Himarë, nëpër konferenca për liritë dhe të drejtat e grave, fëmijëve, në seminare për luftën kundër krimit, drogës, trafikimit të qenieve njerëzore, për legalizimin  e  emigrantëve dhe bashkimin me familjet, mbi kujdesin e politikës dhe shtetit në Krahinën autoktone të Himarës, si dhe mbi abortet e të miturave etj.

Kur na ka çuar në disko Delfini, jemi kënaqur si kurrë ndonjëherë. Nuk e dinim se ç’ishte diskua, ne u kapardisëm si për paradë mode. Secila nga gratë veshur me rrobat më të bukura, zbukuruar me tualet, bizhu  dhe këpucë apo çanta të shtrenjta. Veç t’i shihje njëra më e bukur se tjetra. Madje atë takim të gruas vlonjate e filmoi TVSh.

Kurse mësuesja e mirë e vizatimit, Elpiniqi Caushaj, e cila është bërë disa herë gjyshe nga dy vajzat dhe djali, kujtoi festën e 8 marsit që e bënim me atë fukarallëkun tonë. Shkonim në shtëpinë e Lejlasë, të dyja vajzat e së cilës ishin nxënëset tona. Dua të sqaroj: “Vajza e madhe Elda Muço, nxënëse që nuk njihte veç nota maksimale, është e para shqiptare që ka punuar në Shtëpinë e Bardhë. Kurse  sot është konsulle e ShBA në Honkong, i cili është vendi i tretë pas Zanzibarit në Afrikë dhe Turkmenistanit. Kurse më 1 shtator shkon në Brazil. Kurse vajza e dytë Ina Deda, është Drejtore menaxhimi në Sh. Botuese, Albas.

Ndërkohë që ne festonim vajzat luanin me shoqet. Veçse kalonim kaq bukur me shakara dhe rromuze për njëra-tjetrën dhe drejtuesit e shkollës, sa festës nuk i mungonte asgjë.

Niqi kishte të drejtë, se po të hynte dikush do të thoshte se këto zonja, ngjeshur njëra pas tjetrës për mungesë vendi, do të mendonte : “kushedi se në ç’gjendje të mirë ekonomike janë, që e kanë shtruar kështu?! Ndryshe nuk do të ishin kaq të lumtura.”- ku ta dini  ata se ne të gjitha papërjashtim numëronim qindarkat.

Nga e majta Vilhelme Vrana, pas, Mimoza Luari, Niqi Caushi,  Luli Jonuzi, Lejla Gorishti, Fero Mustafai, Feizie Grabova, Ballkëze Mustafai

Atë kohë pagat e mësuesve shkonin deri në 3000 lek, por krahas kërkesave të familjes ishte shumë  e ulët, gjithsesi ne kishim zemrat e bardha dhe dëshirën e mirë për të harruar vuajtjet gjysmëshekullore.

Fero Mustafai kujtoi: Gjithë mësuesit e shkollës ishin ndarë në grupime të vogla ose (minikatedra), që çdo grup ishte nën vartësinë e njërit prej 4 anëtarëve të drejtorisë, sepse shkolla I. Qemali atë kohë kishte 1250 nxënës, pra Veç Drejtorit edhe 3 zv/drejtora.  Ne mësuesit e Fizikulturës ishim nën vartësinë e Vilit. Ne ishim katër mësues, Fero dhe Rita si dhe futfollistët e shquar Vasil Çurri me Lato Gjondedaj. Kur Vili vinte një orë kontrolli, shprehej:“ Kam ardhur për një vizitë dhe kërkonte ditarët. Vasili dhe Latua shkonin t’i merrnin. Kur shikonte Vili se ishte ditari im apo i Ritës, u thoshte: Dua ditarin tuaj se do të vendos shënimet e duhura.-Po pse nuk kemi një program ne të katër?-përgjigjej Vasili.

Kurse Lato  e mbyllte me fjalët: “Sa të kem Fitimin unë, nuk më gjen gjë nga ju, nëndrejoreshë.” –Fero, këtë ata e gjenin si justifikim nga që bashkëshorti im, ishte tifoz dhe kishte vite që ndiqte skuadrën e kohëve të arta, Flamurtarin.

-Vili, edhe takimet festive të gruas që organizoje ti, bëhshin falë sponsorizimit dhe përgatitjes së terrenit nga Fitimi. Nismëtare ishe ti, por fal atij organizoheshin sa më mirë, - ndërhyri Mimoza Luari.

Mes grupit tonë ishte edhe mësuesja e historisë Fejzie Grabova Osmani, të cilën e kisha shoqe qysh nga shkolla pedagogjike“Jani Minga” dhe më pas kolege. Ajo kujtoi një ngjarje shumë të bukur:

Ishim nisur për eskursion. Një nga koleget tona Luftija, ecila sot jeton në Tiranë) ishte zgjuar vonë. U mërzit shumë që i humbi mundësia e vetme pë t’u kënaqur me shoqërinë.

-Për këtë mërzitesh ti?- e pyeti Ano, bashkëshorti , i cili ishte shofer i linjës Vlorë -Tiranë.

Eja , se do të të nis unë...

-Të iki unë e vetme, jo nuk e bëj...më mirë nuk shkoj.Ano ishte mjaft hokatar dhe ...

-Pse ke frikë se mos humbet? Jo moj grua ,jo...Edhe pse  e vogël, nuk të rrëmben njeri!

Ai mori autobuzin e linjës dhe u nisën. Të mendosh se një autobuz me 60 vende kishte vetëm një pasagjere, Luftien e pakët nga trupi, të cilën e merrte era,sepse aq peshonte...

Kur shoferi (Ano) ndali autobuzin, të gjithë menduam se çfarë kishte ndodhur?! Kur ç’të shohim? Prej tij zbret e vetmja pasagjere, shoqja jonë...Luftia. Brohoritetet dhe shakatë ishin pa fund...”

Kështu me biseda të këndshme , kujtime shaka me një kafe e ujë të ftohtë, me, fografime ,kaloi ajo mbasdite e mrekullueshme mes shoqesh , jo për t’u harruar por për t’u ritakuar dhe duke e zgjeruar pjesëmarrjen! Ky ishte takimi mes kolegesh, “Një kafe te dy Palmat!”, të cilin e pëfunduam me nga një apo dy libra dhuratë nga unë.

Gjithë kolegëve të shkollës Ismail Qemali me të cilët kalova vitet e para të tranzicionit, me vështirësi të jashtëzakonshme, skamje dhe të papritura, gjithsesi ishte shumë bukur. Harmonia dhe përgjegjësia si mësues dhe prindër, na vinte në pozita pune edhe nën dhunën e plumbave, tritolit  të 1997. Ata mësues heronj bashkë me nxënësit vazhdonin mësimin mes të ftohtit, shiut që pikonte dhe ata mblidheshin në një kënd të strukur 5-6 nxënës m në një bankë, vetëm e vetëm që të merrnin dije.

Shpreh mirënjohjen time për stafin pedagogjik, për nxënësit tanë të mrekullueshëm dhe prindërit shembullorë që kanë qenë një mbështetje për shkollën në kushte tejet të vështira !Kujtoj me nderim disa nga kolegët tanë që kanë ndrruar jetë. U qoftë e lehtë balta : Agim Rrapushit, Elisabeta Kreshpës, Shpresa Llakës; Vera Sulçe, Mariana Salati etj!

Mësuesve  dhe nxënësve me familjet  e tyre Ju urojmë shëndet dhe mbarësi.

Me konsideratë !

Vilhelme Vrana Haxhiraj

Më poshtë Foto dyshe, Niqi Caushi dhe Fejzie Osmani-Grabova.

Foto treshe: Mimoza Luari, Vilhelme Vrana, Luli Jonuzi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora