E premte, 29.03.2024, 03:38 PM (GMT)

Mendime » Fetahu

Adil Fetahu: Çka pritet nga takimi Kosovë – Serbi në Washington?

E shtune, 29.08.2020, 01:57 PM


ÇKA PRITET NGA TAKIMI KOSOVË  -  SERBI NË WASHINGTON?

A mund të arrihet një kornizë strategjike për marrëveshjen e përgjithshme?

Nga Adil FETAHU

Takimin e kryeministrit të Kosovës,Avdullah Hoti, mekryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq,në Shtëpinë  e Bardhë në Vashington, njëherë e caktuar për 2, e pasaj eshtyrë për 4 shtator, e ka thirrë RoberT O’Brajan, këshilltar i presidentit  Donald  Tramp. Në atë takim gjithësesi do të merr pjesë edhe  emisari  i Trampit për bisedimet Kosovë – Serbi, Riçard Grenell., si dhe  këshilltari e dhëndër i Trampit, Xherald Kushner. Nga burime të pakta informacioni, merret vesh se në takim do të bisedohet për tema ekonomike, por nuk përjashtohet mundësia  që të bisedohet edhe për tema tjera (politike).

Në garën midis Bashkimit Europian dhe Amerikës, se cila do ta merr meritën për arritjën eventuale të marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë,të dy palët po luajnë ping-pong me organizimin e takimeve. Sapo  u caktua  takimi i nivelit të lartë në Vashington për 4 shtator,  BE e thirri takimin në Bruksel më 27 gusht, për bisedime në nivel të ekspertëve, në të cilin do të bisedohet për çështjen e të zhdukurve dhe të shpërngulurve dhe për tema ekonomike.

Edhe në takimin në Vashington thuhet se  do të bisedohet për tema ekonomike, dhe pritet se do të nënshkruhen memorandume mirëkuptimi :

1)për normalizimin e trafikut hekurudhor,rrugor dhe ajror;

2) përqarkllimin e lirë të mallrave, të njerëve dhe të kapitalit,

3)për mundësiinë që Kosova të përfshihet në “mini-Shëngenin” e Vuçiqit-Ramës e Zajevit!

Dy temat e para janë biseduar në Prishtinë dhe në Beograd, e  në parim është arritur  marrëveshje  në bisedimet e udhëhequra  nga emisari  Grenell. Tash sigurisht do të insistohet në zbatimin e tyre.

Jozyrtarisht,flitet se  edhe vet presidenti Doald Tramp do të paraqitet në takimin e 4 shtatorit? Kjo është një çështje hipotetike.Sepse, është e pabesueshme që presidenti të jetë shumë i interesuar për tema të vogla, sikurse janë marrëveshjet për trafikun,apo për “mini-Shengenin”.Ai mund të paraqitet vetëm për tema të mëdha, qoftë aso ekonomike, apo  politike. Nëse ka në plan të premtojë investime në projekte më të mëdha,si bie fjala në energjetikë, në “Trepçë” apo nëse bëhet fjalë për çështje tjera strategjike,si për kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve, atëherë  pjesëmarrja e Trampit është e kuptueshe. Sepse asnjë marrëveshje midis shteteve, sidomos këtyre të vogla, nuk mund të arrihet pa arbitrimin e  Amerikës.

* * *

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq,  në bisedën për mediat serbe më 26 gusht, tha se në Vashington do të bisedohet për tema ekonomike, por nuk  përjashtohet mundësia të bisedohet edhe për tema tjera. Por, nëse  nisë biseda për njohjen e pavarësisë së Kosovës, këtë Serbia nuk do ta pranojë kurrë, dhe do t’u them: “hajde të bisedojmë seriozisht për tema të tjera”! Në të gjitha bisedimet me faktorët ndërkomb[tare,u kam bërë vërejtje atyre, “përse kanë kritere të dyfishta: që dikush ka të drejtë në shkëputje, e dikush tjetër nuk e ka këtë të drejtë”?. Me këtë Vuçiqi aludon në entitetin e serbëve të Bosnjes, duke bërë kështu krahasimin e të pakrahasueshmes. Sepse, Kosova  gjithmonë e ka pasur mvetësinë politike, juridike dhe territoriale, ndësa e ashtuquajtura “Republika srpska” kurrë nuk ka pasur identitet të vetin, por është një creature gjenocidale, e formuar në bazë të gjenocidit të kryer mbi popullin Boshnjak, dhe është formuar si entitet në kuadër të shtetit të Bosnje-Hercegovinës, në  bazë të Marrëveshjes së Dejtonit (1995).

Pavarësisht se a do të paraqitet presidenti Tramp në takimin e 4 shtatorit ose jo, Vuçiqi pret “mirëkuptimin e tij” për interesat e Serbisë në bisedimet me Kosovën. Ai thotë se,për dallim nga presidentët paraprak të ShBA-ve, Trampi është më përkrahës i Serbisë. Përndryshe, në stilin e tij të krekosjes, thotë se “është i përgatitur për këto bisedime dhjetëfish më mirë se pala tjetër (Kosova);  se e  kemi vështirë, por do ta ruajmë Serbinë tonë të shejtë (aludon në Kosovën); dhe nuk do të refuzojmë atë që është e mirë për Serbinë, por as nuk do të praojmë atë që është e dëmshme”.

Lobi serb në Amerikë

Serbia  qysh prej vitit 2004, ka një grup të fortë lobimi në Kongresin amerikan, dhe ka investuar shumë në agjensione të ndryshme lobuese jashtë Kongresit. Në kongres ka një grup prej 26 lobuesish për interesat e Serbisë; 21 në Kongres dhe 5 në Senat, të tubuar në të ashtuquajturin  Kokusi serb.  Kokusi serb është formuar në bazë të angazhimit të Ambasadës së Serbisë në Vashington. Bashkëkryesues të Kokusit janë senatorët Ted Po, nga republikanët, dhe Emanuel Kliver nga radha e demokratëve.Ambasada e Serbisë është në kontakt të përhershëm me Kokusin dhe anëtarët e tij.Ted Po, në vitin 2018, i kishte shkruar një letër Presiddentit Tramp, me propozim që ta vizitojë Serbinë, për ta njohur më mirë. Për lexuesit e këtij shkrimi,po e reprokudojmë këtu përmbajtjen e letrës së Kokusit, dërguar Presidentit:

Si bashkëkryesues i Kokusit serb në Kongres, po ju shkruaj në mënyrë që të ju kurajoj të bëni një udhëtim dhe vizitë zyrtare presidenciale në Republikën e Serbisë. Përveç Karterit, asnjë kryetar tjetër amerikan nuk e ka vizituar Serbinë. Vizita Juaj pa dyshim do të forconte më tepër përkrahjen Tuaj në të ardhmën ndaj Serbisë, qëështë pjesë e Europës demokratike, në të cilën sundon paqja. Serbia është me rëndësi të madhe gjeostrategjike, duke pasur parasysh se gjendet në mes të integrimit të largët me Perëndimin dhe marrëveshjeve të afërta me Rusinë.Për të arritur këtë qëllim strategjik,përkrahja e Amerikës është me rëndësi esenciale.Serbia e meriton përkrahjën tonë. Në periudhën e kaluar Serbia krahpërkrah me Shetet e Bashkuara ka luftuarkundër terrorizmit ndërkombëtar dhe ka luajtur rol të rëndësishëm nëpengimin e rrjedhës së luftëtrëve të  huej të ISIS-it. Konsideroj se duhet të pranojmë kontributin e Serbisë që i ka dhënë paqes dhe sigurisë, me një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë edhe vizitën epresidentit aktual amerikan”.

Nuk është vetëm Kokusi serb, i përbërë nga personalitete të shquara të Kongresit amerikan që lobon për interesat e Serbisë. Janë me qindra personalitete tjera nga fusha e politikës, diplomacisë dhe biznesit që aktivisht merren me atë lobim. Në Amerikë,sipas vlerësimeve, jetojnë 650.000 qytetarë me prejardhje serbe, ndërkaq sipas regjistrimit të para njëzet vjetëve, 176.666 janë deklaruar se në shtëpi e flasin gjuhën serbe. Në fushatën parazgjedhore, lobi serb është shumë activ, duke premtuar se mbi 600 mijë vota të serbëve do jenë për Trmpin, e duke propaganduar se shqiptarët do ta votojnë kandidatin demokrat. Disa prej lobuesve edhe atyre jashtë Kongresit, kanë qenë ose janë në funksione të ndryshme. Për shembëll, njëfar Branko Terziq, ka qenë ministër i energjetikës në Adininistratën e presidentit Regan, dhe pastaj ka qenë këshilltar edhe i kryetarëve të tjerë. Agjensitë lobuese për interesat e Serbisë, promovojnë vlera e gënjeshtra,gjithnjë duke potencuar vlerat krishtere të popullit serb dhe tiparet negativemyslimanetë shqiptarëve; duke potencuar aleancën e Serbisë në Luftën e I dhe II Botrore.

Ekziston njëfar e ashtuquajturKonferenca e Liderëve Serbo-Amerikanë (SALC), me më se 1500 anëtarë aktivë, të cilët përfaqësojnë dhe lobojnë për interesat e Serbisë në Amerikë, qëështë shumë aktive me retorikën e përhapjës së lajmeve selektive dhe gënjeshtrave në rrjetet sociale: fejsbuk, twiter  dhe meshkrime të botuara në gazeta e revista amerikanë,në gjuhën angleze. Në Bordin e SALC-it janëshumëaktivë kryesuesi (Aleksandar Gjuriq) dhe Nemo Gjorgjeviq. Prifti i Kishës Ortodokse Serbe në Amerikë, Vasilij Vraniq i lidhur me ambasadorin amerikan për çështjefetare,  bashkë me te ishin në vizitë në Beograd  (4 mars2020), dhe u takuan me patriarkun serb Irinej. Ai tash atje është ngritur edhe kundër regjimit të Malit të Zi, prejse nisën tollovitë kishtare atje.

Një lobist për çështjen serbe, shumë i çmuar në Serbi është Stiv Stajvers, një kongresmen republikan, gjeneral brigade, i cili e ka vizituar Serbinë në krye të delegacionit të Gardës Nacionale të Ohajos. Një organizatë e fortë lobuese për interesa të Serbisë është Agjensioni “Rabin-Shivs,Lipki-Shahak,Binger”,  pronar i së cilës është djali i ish-kryeministrit izraelit,Jicak Rabin. Me këtë agjension konratën e ka lidhur Vuk  Jeremiqi, ish-ministër i jashtëm i Serbisë. Përmes këtij agjensioni, synon të fitojë përkrahjen e lobit të fortë izrealit që ekziston në Amerikë.  Kompania Kariq, e serbëve të Pejës, me banim në Beograd, ka lidhë një kontratë lobimi,dukei paguar 240.000  dollarë vajzës së kongresmenit Kurt Veldon nga Karolina. Madje, edhe Këshilli Nacional Serb nga Kosova ka lidhë kontratë e paguar shuma të caktuara Agjensionit lobues “Venable”. Edhe sa e sa agjensione e lobues tjerëpër intersat serbe veprojnë në Amerikë.

Ish-ambasadori amerikan në Beograd, William Montgomeri, në  një bisedë me mediat serbe (më 23 gusht), në vigjilje të takimit Hoti – Vuçiq në Vashington, kishte këtë porosi për Vuçiqin:  “Ngutuni të arrini marrëveshjn me Kosovën,deri sa Trampi është kryetar i ShBA-ve, sepse po erdhi Bajdeni, qëështë përkrahës i Kosovës dhe  i Shqiptarëve,atëherë marrëveshja do të jetë në dëm të Serbisë. Për arritjën e marrëveshjes, duke përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, vendimtare është shpejtësia e veprimit, me ç’rast do të aplikohej “skenari izraelit”,kur u arrit marrëveshja historike për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.  Vuçiqi duhet të kuptojë se gjasat janë të mëdha që Trampi t’i humbë zgjedhjet e ardhshme, kurse Bajdeni fuqimisht është në anën e Kosovës me kufijtë e tashëm.Pra, tash duhet të veprojë, ose ndoshtapër  gjithmonë do ta humbë shansënpër zgjidhjen e këtij problemi në favor të Serbisë.  Keni kujdes nëdatat. Trampi dëshironqë lideri serb dhe ai Kosovar t’i shtrëngojnëduarët për një rrugë të ardhshme.Kjo përfshinë edhe shkëmbimin e territoreve, dhe ai don që marrëveshja të zbatohet menjëherë në praktikë. Bashkimi Europian dhe ShBA-të,secila duan t’a lënë meritën vetes për zgjidhjen e problemit të Kosovës dheasnjëra nuk duan t’ia lënë meritën palës tjetër. Arritja e kësaj marrëveshje do ishte poen i madh i politikës së jashtme të Trampit në prag të zgjedhjeve të nëntorit. Tash është me rëndësi shpjetësia e veprimit.Shkaku i vetëm nëse Trampi merr pjesë në këtë takim, është arritja e marrëveshjes.Ai nuk është i preokupuar shumë me rajonin,sikur është Angela Merkel e të tjerët. Nëse Trampi vjen në takim, kjo do të thotë se ai e shtynë fuqishëm arritjen e marrëveshjes”,- porositë Montgomeri. Edhe ky është një serbofil i dëshmuar dhe lobues i fortë për interesat e Serbisë.

Pozita më e pafavoarshme e Kosovës

Sido që të zhvillohen bisedimet në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës e Serbisë, dhe qoftë se merr pjesë ose jo presidenti Tramp në atë takim,  nuk ka gjasa të arrihet ndonjë marrëveshe përfundimtare gjithpërfshirëse, siç mendojnë disa analistë e politikanë, sepse nuk janë krijuar  kushtet elementare për arritjen e saj.Para se të arrihet marrëveshja përfundimtare duhettë sqarohen e zgjidhen shumë çështje e tema tjera praktike, ekonomike e sociale dhe politike midis Kosovës e Serbisë.

Edhepse e drejta e Zotit dhe e drejta ndërkombëtare janë në anën e Kosovës, në këto bisedime, sidomos në këtë fazë të pavolitshme, poztia e Kosovës është tejet e dobësuar. Nga një anë Qeveria është në këmbë prej qelqi, tejet jostabile. Brendapërbrenda Qeverisë ka përçarje. Kryetari i Kosovës dhe shumë të tjerë  janë nën “shpatën e Damokleut” të Gjykatës Speciale. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj,me apetitet e tij të pangopshme dhe joreale,  kërcënon se do ta prishë koalicionin dhe  do ta rrëzojë Qeverinë poqese nuk i garanton pozitën e kryetarit të Kosovës. Brenda Qeverisë dhe Kuvendit nuk ka një qëndrim  për sa i përket opsionit të shkëmbimit të territoreve. Ekipi negocues [kurrë nuk ka qenë më i dobët dhe pa përvojë, kundrejt një shteti  i cili gjithmonë ka humbur në fushën e luftës, dhe gjithmonë ka fituar në tavolinën e bisedimeve, natyrisht me përkrahjen e Rusisë dhe të tjerëve, që nuk do t’i mungojë as tash.  Krahas të gjitha këtyre,  Kosovën e ka mbërthyer pandemia, sa që ka zënë vendin e parë në botë me numrin e të vdekurve nga ky virus, në proporcion me numrin e popullsisë që ka. Takmi i 4 shttorit në Vashington dhe takimi i 7 shtatorit në Bruksel, fushata paragjedhore e kryetarit të ShBA-ve, rivaliteti midis ShBA-ve dhe Bashkimit Europian në marrjen e meritës për arritjen e marrëveshjes midis Kosovës e Serbisë, - janë rrethana të pafavorshme për Kosovën, më tepër se asnjëherë deri më tash. Prandaj, delegacioni i Kosovës,në këto rrethana nuk duhet të pranojë asnjë mrrëveshje,por të bëjë çmos për shtyrje, të paktën deri  pas përfundiit të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë!



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora