E premte, 19.04.2024, 10:22 AM (GMT+1)

Kulturë

Gëzim Llojdia: Revolta e Musaraj në vjeshtën e vitit 43

E merkure, 26.08.2020, 07:33 PM


Dosjer

Revolta e  Musaraj  në vjeshtën e vitit 43

Nga Gëzim Llojdia

1.

Një pasdite duke lexuar librin;”Jam shok me ty” të shkrimtarit Shevqet Musaraj , një shkrimtar, që i përket  brezit të shkrimtarëve të paraluftës,  shprehet Rexhep Qosja,kurse si krijues  të dalluar janë afirmuar  në vjetët pas saj. Ka një të vërtetë të çuditshme në një botim  të vitit 2014 nga :”Toena”për shkrimtarin Shevqet Musaraj.Në fakt është një letër e shkrimtarit Sh.Musaraj, drejtuar Enver Hoxhës në 25 tetor 1943.Shkrimtari i revoltuar i drejtohet E.Hoxhës për vrasjen e Zenel Avdurramanit .Shkrimtari i përmend faktin se:"Shumë nga fshataret thonë: nevej një gjë na mbetet dhe kjo është që të mos qasem as njërën as tjetrën pale gjersa ato te mos e kenë gjetur fjalën me njëra- tjetrën, që do të thotë që të mos pranojnë në fshat as një palë politike ,as Ballin dhe as  Çlirimtaren.Të duket e çuditshme se autori  që shkroi “Epopen  e Ballit....do të denonconte vete me fakte një vrasje të një nacionalisti në fshatin Drashovicë të Vlorës.

Ja  si e fillon letrën shkrimtar i njohur:

"Shumë nga fshatarët thonë: nevej një gjë na mbetet dhe kjo është që të mos qasëm as njërën as tjetrën palë gjersa ato te mos e kenë gjetur fjalën me njëra- tjetrën. Kështu duke qëndruar punët, ballë-kombetaristet mundohen me çdo mënyre të sfruktojne ne favor të tyre edhe gabimet  më të vogla që mund të bëhen nga shokët tanë. Po, me gjithë këtë, një fare shprese për afrim gjene ekzistonte, se e kërkon populli vete, i madh e i vogël. Kisha biseduar këtu me disa veta të mirënjohur në rrethet e atjeshme, që të provokonin një mbledhje të gjerë me popull, me komunistë e nationalistë, për t'u shpjeguar me gjakftohtësi punët ( shkaku se tek Hysni Lepenica kanë një fare simpathije edhe disa elemente tanë të ndershëm e të vendosur për çdo sakrifice) dhe kjo mbledhje , mësova se ishte vënë në  vij që do të bëhej këto ditët e fundit.

2.

Shkrimtari Musaraj ,dihej që mbante anën e  nacional çlirimtares dhe kishte dalë në armë në dorë në luftën kundër pushtuesve.Ai mbetet i shqetësuar se ndërsa pritej një bashkëpunim mes dy palëve në luftë kundër pushtuesve befasisht vritet një nacionalist si Z.Avdurramani.Musaraj  dënon vrasësin dhe  duke hedhur madje edhe një fjalë të rëndë si:”miq të Arshiut, të cilët "janë futur" në parti vetëm e vetëm për të kryer ambiciet e tyre. Sh.Musaraj   shkruan:”Mirëpo, pikërisht ne këto momente, vritet Zejnel Abduhrramani nga Drashovica, rival i Arshi Halilit për punëra private, një njeri që po qe fjala për ballë-komëtarist i rrezikshëm, qëndron në bisht të të gjithëve. Kush e vrau? Pse u vra?Ball-kombëtaristët ishin hazër ta sfruktonin rastin: E vranë djemtë e Arshi Halilit me kaninjotët e tjerë, miq të Arshiut, të cilët "janë futur" në parti vetëm e vetëm për të kryer ambiciet e tyre.Partia lëshon komunikatë:" Dora e drejtësisë ekzekutoi Zejnel Abduhrramanin, spiun provokator i njohur prej popullit". Abduhrramanin e njeh populli për spiun!? Zejnel Abduhrramanin, hanedanin e vendit tonë, sofrën e kazasë? Si është e mundur? Lot ndonjë gjë këtu, thonë nëpër popull.Djemtë e Arshiut me kaninjotë do i kenë ndezur urët në këtë mes. Po partia si është e mundur ta bëjë  këtë gafë?...

3.

Shkrimtari Sh. Musaraj  tregon se në këtë zonë operative   se konflitete i ndezin të tjerë.Ai madje përmend Liri Gegën si dhe pohimet e saj , që duhej  personi i vrarë demaskuar  më parë si spiun  provokator...Por ja si shprehet shkrimtari Sh.Musaraj:

...Muzhiku (Liri Gega) thotë: "Me të vërtetë shokët duhet ta kishin demaskuar me parë këtë njeri si spiun provokator, gjë që nuk është bërë.Po s'ka gjë, a derëzi, populli i vërtetë dëshiron t'i shohë në litar të këtillët. Ja, nevej po fillojmë t'i demaskojmë me radhë të gjithë ballë-kombtaristët e këtushëm. S'kemi c’presëm.

4.

Shkrimtari, që shkoi :”Epopenë e Ballit....”  me pohimet e një komunisti të vërtetë  shkruan në letër se :njeriu i vrarë si spiun, s'ka njeri që ta njohe për të këtillë. Ish një njeri, që shikonte mjaft interesin e tij, por jo të shitej në të huaj për punë interesi. Ish një njeri ,që s'i mbushej mendja për komunizmë (gjë që s'mund ti themi  faj) se komunizmi, sipas xhahillëkut të tij, do t'i rrëmbente arat, që kish vënë me mundim.Vijimi i letrës së shkrimtarit të njohur:”Në qoftë se Zejnel Abduhrramani është ekzekutuar vetëm si " spiun", unë deklaroj me sinqeritetin e një komunisti se Zejnel Abduhrramanin, s'ka njeri që ta njohë për të këtillë. Ish një njeri ,që shikonte mjaft interesin e tij, por jo të shitej në të huaj për punë interesi. Ish një njeri që s'i mbushej mendja për komunizmë(gjë që s'mund ti themi  faj)  se komunizmi, sipas xhahillëkut të tij, do t'i rrëmbente arat që kish vënë me mundim. Pastaj, në komunizmë bënte pjesë Arshi Halili me të bijtë, si ishte e mundur, që të futej edhe ai në atë rreth?.. Zejnel Abduhrramani është vrarë udhës ,që të shpie nga shtëpia e tij në fshat. Është vrarë në momentin, që po shkonte në një mbledhje që do të bëhej në Drashovicë midis komunisteve dhe nationalistësve, në të cilën ishte thirrur edhe ai të merrte pjesë.

5.

Veç të shohësh, aty më sipër  rreshtat e fundit të letrës, që shkroi  shkrimtari Sh.Musaraj , në vjeshtën e vitit ’43 dhe ja dërgoi udhëheqësit të tij luftës. Bie në sy,revolta  për vrasjen e një nacionalisti  si dhe manipulimi që bënin  drejtuesit  e njohur si :”Muzhiku”   në këtë rast. Letra e shkrimtarit Sh.Musaraj shpreh sinqeritetin e tij në ato kohë të trazuara të luftës së dytë botërore. Ishte koha kur po  çuditërisht, po ndodhte krisja e madhe mes shqiptarëve.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora