E premte, 29.03.2024, 06:39 AM (GMT)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Imamët antimuhamedanë shqiptarë

E merkure, 26.08.2020, 06:53 PM


Imamët antimuhamedanë shqiptarë

Pse gjithë imamët shqipfolës që janë pro shamisë dhe niqabit s'kanë asgjë të përbashkët me Kuranin dhe profetin e tyre Muhamed?

Nga Xhemal Ahmeti

I.

Në antikë të vetmit që mallkonin vrasjen e foshnjave ishin hebrenjtë (Tacitus dhe Josephus). Platoni e më vonë Seneka e konsideronin si domosdoshmëri mbytjen e foshnjave në raste krize ose nëse ato lindin me hendikepe. Në perandorinë romake, me zgjerimin e kodit të Patria Potestas, çdo patriarku pasi që lindte fëmija i vëhej para këmbëve foshnja, që ai të vendos se duhet mbytur atë apo jo. Në Kinë edhe sot e kësaj dite vlen buju ( ??) = e drejta e mbytjes së foshnjës femërore (Neonaticidi sipas Rosnik) nga prindërit, nëse e kërkon situata. Sot infanticidi është masiv edhe në Amerikën Latine dhe Afrikën e Jugut, Afganistan, Kaukaz dhe vende tjera. Në botën "perëndimore" fenomenit iu pré udha me instalimin e krishterimit (Habermas e quan kodifikim posthebraik të normave dhe ligjeve) për tu ringjallur pastaj ditëve të sotme nëpërmjet mekanizmit të së drejtës për abort (nëse fotografitë radioskopike tregojnë se si e çka është qenia paranatale).

E njëjta situatë e mbytjes masive të gjinisë femërore mbizotëronte edhe në Orient. Thyerja, respektivisht ndalimi i dukurisë tek fiset arabe etablohet gjithandej kur Muhamedi merr pushtetin. Ai e ndalon rreptësisht infanticidin - gjë që në shkencat krahasuese të religjioneve edhe sot i konsiderohet Revolucion kohe. Për plotë ekspertë (nuk konsultoj religjiozët) pikërisht nga këtu nisin konfliktet e ashpra të Muhamedit me fisin e tij dhe me patriarkët nomadë që kundërshtonin të lënë pas "zakonet" dhe normat pagane siç i praktikonin tradicionalisht. Ndër këto sjellje ishte edhe zhdukja dhe poshtërimi i femrave. Në fund ngadhënjen kompromisi: në vend të mbytjes së foshnjave patriarkëve u jepet e drejta t'i "premtojnë për martesë" ose t'i japin si "skllave" ato qysh si fëmijë, por nën rregulla të rrepta (si tek hebrenjtë në kohë). Fazë e "premtimit të martesës" konsiderohej procesi: burri i ardhshëm kujdeset për të gjersa ajo të manifestoj "frytet e pjekurisë seksuale". Për kohët e sotme kjo është brutale, por për ato kohë ishte revolucionare. Me vdekjen e profetit vdiq edhe dinamika progresive e këtij procesi. Ose përkundrazi ajo u falsifikua në një brutalitet që vazhdon edhe deri sot dhe që padrejtësisht vulos profetin e myslimanëve si pedofil (term i modernes ky). Pse?

II.

Pas vdekjes së profetit në pushtet erdhi kalifi Ab? Bakr, ky kodin pjesërisht të shkruar qysh në kohën e profetit (????mu??af) e zgjeroi me hadithet, dëshmitë e grave të dhe bijave të profetit, në pushtet. Qysh në këtë stad nisin luftërat ndërmjet fiseve arabe për primat. Jo vetëm për shkak të fronit të kalifit - siç reduktohet konflikti nga hobihistiorianë të ndryshëm - por për shkak të "Ridda"-së (largimi nga Islami) që shkaktoi luftëra interarabe të tmerrshme. Kjo pasi warlord-ë fisesh të ndryshme nuk pranonin të ndjekin më udhëzimet e profetit pas vdekjes së tij dhe kërkonin të kthehen në zakonet, normat dhe kodet siç i kishin praktikuar para ardhjes së tij, që nënkupton edhe largimin nga postulati "po vrave një njeri ke vrarë gjithë njerëzimin". Pas rënies së kalifit Ibn al - Chatab në pushtet ngjitet kalifi i  tretë Uthman ibn Affan (644–656). Pushtetin ky e siguron duke iu premtuar fiseve rebele se do të ndryshojë kodet në favor të kërkesave të tyre. Affan e ekzekuton çdo haditebartës që bie ndesh me traditat paraislame të fiseve arabe, riorganizon Kuranin me vargje që i shkojnë përshtati dhe e përkthen edhe në dialektet e fiseve në revolte (jo vetëm kuraistik - dialekti i profetit- siç ishte deri para tij). Nga këtu kemi fise arabe që mbysin fëmijët dhe të atilla që veprojnë sipas udhëzimeve të profetit. Me një ndryshim radikal ndër kohë: sot nuk vlejnë më rregullat e procesit të "premtimit për martesë", ngase mashkulli mund ta abuzoj fëmijën dhe skllavet seksualisht në çdo kohë.

III.

Shkollat kryesore juridike të mëvonshme nuk i dolën përballë këtij Femicidi asnjëherë. Përkundrazi: Perandoria osmane - edhe pse nuk organizoi kurrë ndjekje masive të shtrigave - ajo vazhdimisht shtrëngonte rregullat ndaj grave, duke huazuar - siç është veshja - kode bizantine (që rregullonin veshjen e grave, ishte moda alla franga e kohës) dhe metoda të inkuizicionit (1450-1770) për mbylljen dhe ekzekutimin e grave që çdo mashkull t'i shënjonte si shtriga. Shaminë - mbulimin e kokës me motiv religjioz - osmanët e marrin nga ortodoksia bizantine. Veçanërisht në rajonet e perandorisë ku popullata para asimilimit ishte ortodokse (si tek shqiptarët) perandoria nuk haste aspak në rezistencë, ngase gratë si ashtu ishin kokëmbuluar. Origjina motivi bizantin i shamisë është patriarkal: gruaja duhet edhe simbolikisht ta manifestojë nënshtrimin e saj. Ky zhvillim brutalizohet me Çar?af-in e Sulltan Abdylhamidit II (1876 - 1908), i cili kërkon mbylljen komplete të trupit të gruas që ajo mos të ndikohet nga modat perëndimore. Në gjithë perandorinë e deri në Jemen e Arabinë Saudite gratë detyrohen t'i nënshtrohen urdhrit. Kjo politikë zgjatë deri në vitin 1908-1909 kur u rrëzua me revolucion Abdylhamiti dhe gratë në shenjë proteste në qytetet turke dogjën çarçafët (niqabët). Gjë mirëpo që nuk ndodhi në vendet arabe.

Rikthimi i niqabit në Ballkan ndodhi tash pas ardhjes në fuqi të Erdoganit.

Këto janë faktet historike.

Prandaj themi se mbulimi i gruas nuk është aspak sjellje islame, por kod që shfaqet për herë të parë në shekullin 19 si akt politik osman (i Abdylhamidit se tjerët jo) kundër kulturës perëndimore. Atij Abdylhamidi të cilin bota e futi në histori si "Grand Assassin" ose si "the unspeakable Turk" për shkak të masakrave, gjenocideve e pogromeve të Hamidiye-Regjimenteve Ballkanit e Orientit.

IV.

Imami që sot kërkon shaminë, niqabin ai për këtë nuk autorizohet nga Kurani, nga Profeti Muhamed e as nga kultura arabo-islame, as nga ajo osmane para-abdylhamitiste e posthamitiste. I shërben thjeshtë një ligji të një sulltani, që e ringjall sot një pseudosulltan i ri. Asgjë më shumë.

Autori ka promovuar shkencat krahasuese të religjioneve në Universitetin e Freiburgut të Zvicrës.

Për më shumë nga autori vizitoni: https://www.xhemal-ahmeti.net/



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora