E shtune, 20.04.2024, 02:48 PM (GMT+1)

Mendime

Xhemal Ahmeti: Front për shpëtimin e kulturës me plis në kokë

E marte, 25.08.2020, 05:27 PM


FRONT PËR SHPËTIMIN E KULTURËS ME PLIS NË KOKË

Nga Xhemal Ahmeti

Kosova dhe shqiptarët ia dolen të mbijetojnë, jo se në epoka të ndryshme pati më pak haxhiqamilë e më pak frikacakë që heshtin si në varr. Përherë masat shqiptare kanë qenë të populluara kancershëm edhe me teofallanga trukstrate siç i kemi sot këta të Ibn Bazit të Saudisë dhe Taipit të Anadollisë. Mbijetuan shqiptarët ngase inteligjencia kulturore shqiptare, postkastrioteske i mundën e i le me kokë kusijave me taxhi të huaj si ato devet e Alegjerisë sa herë t'i marrë përpara. Dhjetë prej kategorisë së Fishtës, Konicës, Samiut i shkokordhojnë një milion prej tyre. E dini pse? Sepse këta janë në të drejtë dhe kanë frymë të pakoronizuar nga korruptimi (i)material. Kushdo që të ketë krijuar kulturat e gjuhët si kjo shqipja dhe tjerat e llojit, zoti, natyra apo gjeneratat vetë, nuk i kan bërë që t’i zhduk çdo pismilet analfabet. Prandaj edhe ju që heshtni e dini që tash triumfuesin, mos heshtni pra. Mos mbështesni me heshtjen tuaj sekserë të poshtër të kulturës së bukur shqipe.

______________

KRIMINELËT SI OPINIONISTÊ

Duhet të jesh i masakruar keq e rëndê në frymë e nê organe qê të pêrpiqesh ta arsyetosh prerjen e kokës, masakrimin e një të miture, me fé (se qenka dashnori i religjionit tjeter), nacionaliz?m (se qenka i kombit tjetër) apo çfardo ideologjie. Tipa të kësaj kategorie në perëndim shërohen klinikave, ndërsa në Kosovë janë këshilltar politik, debatues emisioneve dhe opinionistë. Kjo êshtë  shenja më kristaline e një shoqërie totalisht të degraduar.

______________

E DREJTA E SKLLAVIT DHE LIRIA E TJETRIT

Në librin e tij "Rruga e gjatë për liri" (1997 GJ), Mandela thotë, oirigjinali: "For to be free is not merely to cast off one's chains, but to live in a way that respects and enhances the freedom of others". E ata që as veten nuk e çlirojnë dot nga prangat s'mund të kenë respekt për lirinë e tjerëve. Si për shembull: ata që përfitojnë nga ekzistenca e të pranguarve as që do kishin interes që mos të ketë skllavë. Se me këtë liria e tyre do të thoshte papunësi dhe...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora