E premte, 19.04.2024, 10:48 PM (GMT+1)

Faleminderit

Luan Kalana: Frang Bardhi - gjuhëtari, leksikografi i parë shqiptar

E diele, 23.08.2020, 01:06 PM


Hulumtim - FRANG  BARDHI (1606-1643)-GJUHETARI, Leksikografi i Pare Shqiptar

Veprat-”FJALORI Latinisht-Shqip,Epiro-Pellazg-1635 dhe ”boiografi -Apologjia e Skenderbeut” -1936-dy shtyllat e autoktonise tone te lashte Kombetare.

-Nje nga figurat me te shquara te hershme te themeleve te altarit tone historiko-gjuhesor te indentitetit tone Kombetar ,mbetet vepra e pavdekshme,jeteshkurter ,dritedhenese e Frangut te Bardhe,shkrimtar ,historian ,gjuhetar dhe perkthyes.

Ne vazhdim te shkrimeve te mia hitorike-gjuhesore,fale pasonit tim hulumtues shkencor dhe pervojes si Mesonjes dhe Studjues i Gjuhes Shqipe ne treven e Devollit,po nenvizoj disa aspekte per vepren e tij cmuar,Frang Bardhi ,si Gjuhetari i pare i Shqipes ne Leksikografi.,

Frang Bardhi ose Frangu i Bardhë (lat. Franciscus Blanchus, it. Francesco Bianchi; Kallmet, 1606 - Romë, 1643) ka qenë prelat kishtar dhe shkrimtar shqiptar. Shquhet ndër autorët e hershëm të letërsisë shqipe,si hartuesi i të parit fjalor të shqipes Dictionarum latino-epiroticum, botuar në Romë më 1635. Për historinë, gjuhen,kulturën dhe leksikografisë shqiptare, veprat e Frang Bardhit, përbëjnë një kontriut të një rëndësie të madhe.

-Frang Bardhi (që rilindasit e thërrasin Frangu i Bardhë) është autori i fjalorit të parë në leksikografisë shqipe, fjalorin latinisht - shqip të botuar në 1635 në Romë.

Dictionarum latino-epiroticum është fjalori i përpiluar nga Frang Bardhi, i botuar në Romë më 1635, cilësohet si fjalori dhe vepra e parë e mirëfilltë gjuhësore e shqipes.Më 1932 albanologu Mario Roques e riprodhoi tekstualisht me fotokopje dhe e ribotoi në Paris më 1932, duke i shtuar një studim historik dhe biografik të tijinduke i dhënë titullin "Le dictionnaire albanais de 1635".

Fjalori përmban 5000 fjalë të përkthyera në shqip, si dhe disa shtojca në fund, kurse pjesa shqipe përmblodhi afro 2500 fjalë. Fjalori ka dhe 113 proverba e shprehje të shqipes si dhe emrat e toponimet e qyteteve shqiptare më të rëndësishme.

Frangu i biri i Markut, lindi më 1606 në Zadrimë,[6] në një familje të spikatur që i kishte dhënë klerikë e ipeshkvinj Kishës Katolike si dhe ushtarë për Republikën e Venedikut.[5] Mësimet e para i mori nga të afërmit e vet dhe më vonë dërgohet të studjojë në Kolegjin e Loretos dhe në në Romë, në mënyrë që të kthehej e të bëhej ipeshkëv i Zadrimës, siç ishin aspiratat e familjes së vet. Gjatë shkollimit mori mësimet rreth shërbimeve kishtare si dhe në gjuhët e huaja, kohë kur do të ketë marrë njohuri në gjuhën sllave dhe turke. Fazën e dytë të studimeve e vijoi në Kolegjin Ilirik të Loretos më 1628, e më pas vazhdoi më 1633 - si i pari student shqiptar - në Kolegjin Urban të Propagandës Fide, ku kreu studimet e thelluara dhe do të ketë përsosur njohuritë e latinishtes e italishtes.[6] Pasi u doktorua në teologji u emërua ipeshkëv i Sapës, pa qenë më parë famullitar në kohën e papatit të Urbanit VIII.

Më 1635 botoi në Romë fjalorin e parë të gjuhës shqipe, Dictionarum latino-epiroticum (Fjalor latinisht-epirotisht/shqip) me 5640 zëra. Në apendiksin e vet ka 113 proverba, shprehje dhe fjalë të urta, disa prej të cilave janë përkthyer prej gjuhëve të tjera në shqipe, por shumica e tyre janë vjelur nga folklori shqiptar.[8] Më 1636 iu botua në Venedik një biografi për Gjergj Kastriot Skënderbeun, me titullin Apologjia e Skënderbeut. Vepra ishte një polemikë ndaj priftit katolik sllav Ivan Tomko Mrnavi? që mëtonte se Kastrioti kishte prejardhje sllave.

Më 1636-37 vizitoi si misionar apostolik dioqezat shqiptaroveriore, ku në relacionet që i bënte Selisë Shenjte radhit të dhëna të shumta mbi historinë, gjeografinë dhe etnografinë e atyre viseve.[5] Relacionet me titullin Descrittione et informatione del stato del vescouato et chiese parochiali della Diocese Sappatense u përkthyen nga Injac Zamputti dhe u botuan më 1956 me titullin Relacioni i Frang Bardhi mbi Zadrimën, drejtue Kongregacionit të Propagandës në Romë në shek. XVII.

Gjuhëtari Kolë Ashta thotë se ka 2544 fjalë si dhe numërorë, emra vendesh dhe një sasi fjalësh të urta e shprehjesh të mbledhura nga krahina të ndryshme të Shqipërisë. Kjo e bënë që Bardhi të jetë leksikografi i parë i gjuhës shqipe dhe folkloristi e etnografi i parë shqiptar i njohur deri më tani.

Vepra”Apologji e Skenderbeut”-biografi

Libri i Frang Bardhit , Skenderbeu (apologji) , një vepër historike e “përjetshme”, kundër fallsifikatorëve së origjinës arbënore të Gjergj Kastriotit !

Frang Bardhi,Ipeshkvi , humanistit , shkrimtarit , etnografit , studiuesit , leksikografit , folkloristit dhe rilindasit arbënor , i cili ndonse jetoi pak (vetëm 37 vjet) , vepra e tij është aq e madhe sa vlen shekuj të pambarimt. Viti 2018 , (si viti i 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombetar) është shpallur viti i Skenderbeut , mendova që në ketë shkrim-kumtesë të perqendrohem në librin apo më saktë në vepren e shkruar nga Frang Bardhi , Skenderbeu-Apologji të shkruar në vitin 1636…Veper me të cilen mbron me argumente , llogjikë të fuqishem e dokumentare origjinen Arbënore-Shqiptare të Skenderbeut nga fallsifikimet sllave. Kjo apologji apo mbrotje ndonse ka 382 vite që është shkruar , ajo jo vetem ka vlera historike të pakundershtueshme , por edhe tingëllon aktuale kundër fallsifikimeve sllavo-ortodokse e tjer , sot e nesër.

Rreth 168 vite pas vdekjes të Gjergj Kastriotit , do të bente “bujë” libri apo më saktë vepra – Skenderbeu –Apologji- e klerikut Frang Bardhi , vepër që i kushtohej mbrojtjes së origjinës dhe identitetit Arbënor e Shqiptar , të kryeheroit të Arbërisë e qytetrimit pernedimor të Europës të shekullit XV , Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Kjo apologji ishte shkruar per një kohë rekord (prej 15 ditësh) nga rilindasit i shquar arbënor Frang Bardhi . Libri i kundervihej me argumente e dokumente , libërthit të një perifti të njohur sllav (Peshkop në Bosnje) me emrin Joan Tomko Margnaviç , i cili më perpara kishte shkruar një libërth , me të cilin Gjergj Kastriotin Skenderbe mundohej ta bënte me origjinë sllave , madje nga fisi i tij (siç pretendonte ai) i Margnaviçëvet nga Nishi.. Në atë kohë nuk ishte e lehtë të besohej një liber apo vepër që kundershtonte apo pergënjeshtronte (edhe pse me argumente) një autor si Joan Tomko që vet Frang Bardhi e vlerson si burr ndër të tjer të shquar , me gjykim të sprovuar e kryevalltar në dituri. Joan Tomko pretendonte se libërthin e tij e kishte shkruar të bazuar kryesisht në “diploma” të kohës “Skenderbegiane” , si dhe në trashigimi gojore të të parëve të tij , të fisit të Margnaviçëve nga Nishi , fis që sipas Joan Tomkos rridhte nga trashigimtarët e perandorit “romak” Kostandinit të Madh prej Nishit (Nassiusi-t), që me ketë rast edhe Kostandinin e Madh , Joani mundohej ta bënte sllav (edhe pse dihej botërisht se Kostandini i Madh ishte me origjinë Ilire nga Dardania (Kosova). Shkrimi im –kumtesë , per vepren madhore të Frang Bardhit , “Skenderbeu-Apologji” , nuk do të kishin kuptim nëse nuk do ta “ilustroja” me citime nga kjo vepër me vlera të mëdha e të “perjetshme” historike. Por më perpara mendoj të theksoj ,se vepera ka një stil shumë interesant , pasi Bardhi në apologjinë e tij vlerson kundershtarin sllav në dituri, gjë që ja rritë vlerat Frang Bardhit dhe vepres së tij. Gjithashtu Bardhi në vepren e tij vë perballë “argumentat” e kundershtarit sllav Joan Tomko , me argumentat , dokumentet , autorët , arsytimin dhe gjykimin e tij , si dhe “lënë në doren” e lexuesve gjykimin e argumenteve se në të cilën anë peshon e verteta…

Frang Bardhi Autori i pare i Albanologjise shqiptare dhe i tretë i rëndësishëm i letërsisë së vjetër shqiptare ,shkrimtar dhe perkthyes. Midis autorëve të tjerë të kësaj periudhe, Bardhi zë një vend të vecantë. Duke ndjekur vazhdën e paraardhësve në veprimtarinë atdhetare, në fushën e Gjuhesise ,leksikografise dhe krijimtarisë letrare,dhe  i kalon caqet e përkthimeve fetare.

Vepra monumetale  e Frand Bardhit,,me dy kollona ,historike-gjuhesore Kombetare ,”Fjalori i Gjuhes Shqipe” 1634  dhe “Apologjia e Skenderbeut” 1635,jane me vlera te pasura te  pakrahsueshme kombetare per sot e te ardhmen,te pakundershtuese ,dhe dokumenta histotike gjuhesore baze  per studime per studjuesit,historianet ,gjuhetare,akademiket.

Mblodhi dhe shkroi

Luan Kalana,SHBA.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora