E shtune, 20.04.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Kulturë » Mërkuri

Timo Mërkuri: Bejka e… vogël dhe “Mjeshtrat e Mëdhenj” të saj

E merkure, 19.08.2020, 07:35 PM


Bejka e… vogël dhe “Mjeshtrat e Mëdhenj” të saj

Nga Timo Mërkuri

“Bejka e bardhë” është titulli i këngës iso-polifonike me të cilin grupi i Pilurit u paraqit në Festivalin e Gjirokastrës në vitin 1973, këngë që ndezi “flake” jo vetëm ambientet e Kështjellës së Gjirokastrës por mbarë trevat iso-polifonike të vendit. Nëpër qytete e fshatra në ambiente publike apo festime familjare, grupe të rinjsh këndonin me zë të lartë këngën “Bejkë e Bardhë”, madje më kujtohet se edhe tifozët e saranditë në stadium e qyetit, kur donin të sfidonin ndonjë veprim të arbitrit apo të nxisnin lojtarët vendas drejt rezultatit këndonin në korr këtë këngë. Kjo këngëkjo bë pjesë e jetës së një brezi, shoqëronte nuset në dasma, të rinjtë drejt aksioneve, madje edhe pasagjerët nëpër autobus, gjatë udhëtimin këndonin këtë këngë. Ishte hera e parë që një këngë iso-polifonike fitonte përparësi ndaj këngëve të muzikës së lehtë vendas apo të huaja, madje kjo në mënyrë tepër të dukëshme.

Bashkë me tingujt e melodisë së kësaj kënge udhëtonte edhe emri i fshatit Pilur, i shqiptuar me një ndjenjë respekti, admirimi dhe vlerësimi. Ishte një përmbysje totale e vlerësimit të pilurjotëve, nga ca “çobanë hajdutë që rrojnë në majë të malit” në ca “artistë të shkëlqyer që zbritën në tokë këngën e perëndive”. Vetkuptohet që emrin e poetit Lefter Çipa dhe  të marrëses Vasillo Koka e kishin mësuar të gjithë dhe e shqiptonin në një mënyrë, si të ishte një emër shënjtori.

Nga festivali në festival grupi i Pilurit ngjiste maja të reja suksesi, duke aritur kulmin me këngën “Nga kjo baltë e kësaj toke” (28 mijë yje), me marrëse Katina Mërkuri, këngë që ishte lapidari mëi madh e mëi bukur ngritur në këngë për heronjtë, për tëaritur te lapidari tjetër për këngën “Këngët e Atdheut tim” me marrëse Erimioni Mërkuri.

Viti 1995 ishte viti i fundit kur grupi i mirënjohur i  Pilurit (tashmë quhej Grupi i vjetër) mori pjesë në Festiva Folklorik me këngën “Rra një lot e njomi synë” me tekst të Kristo Çipës.

Pas kësaj grupi u shkri pa zhurmë e pa bujë, me dhimbje e lotë si vesa në diell. Këngëtarët e mbetur pa punë dhe pa burime të ardhurash familjare, ikën në emigracion si zogjtë në prag të dimrit. Pleqtë dhe plakat e mbetur në fshat logatnin vetminë e tyre pleqërore, si drurët pa gjethe e pa zogj.

Piluri nuk rron dot pa këngë, prandaj në vitin 2003 Kristo Çipa  organizon grupin e Bregdetit të Himarës ku mblodhi këngëtarët himariotë dhe piluriotë, grup i cili mori pjesë në dy festival folklorikë në Gjirokastër, por pa ndonjë sukses të dukshëm. Kjo ishte e pritëshme, kënga piluriote kishte distancim stili e melodie nga kënga himariote dhe ishte gati e pamundur bashkimi i dy varianteve të të kënduarit. Për të ekzistuar duhej të qëndronin te disa tipe këngësh gati “stereotipe” që s’kishin asgjë të re dhe të veçantë. Kështu shpjegohet që Kristo Çipa krijon në vitin 2013 grupin e Pilurit, dhe në respect të këngës së parë triumfuese e ëmëron Grupi “Bejk’ e Bardhë”.

Paskësh qënë fatsjellës ky emër.Këngët ndjekin njera tjetrën si lulet që shohin lulet e çelin,  njera më e bukur se tjetra. Sukseset vijnë natyrshëm si zogjtë nëpër lisa dhe këngëtarët e fshatit tim po bëhen artistë të vërtetë, në kuptimin e plotë të kësaj fjale.

Në pamje të parë duket se grupi i ri,  i ngritur nga Kristo Çipa në 2013,që me përkëdheli e quajnë “Bejka e vogël”,është vazhdim i thjeshtë (me njerëz të rinj) i grupit të vjetër të Pilurit, drejtuar nga Leftër Çipa. Po të ishte kështu, sado nostaligji të bukur të kishte kjo, do ishte një qëndrim në vend, në kohë të reja.

Të ecësh pas një të madhi, të mbulon dukjen hieja e tij. Kristo Çipa dhe antarët e grupit donin “hisen e tyre të diellit” nëpër rrugën e tyre “malore”. Dhe kësaj ja aritën me përpjekje e bashkëpunim, me sedër e këmbngulje.

Dallimi mes dy grupeve iso-polifonike të fshatit Pilur është i dukshëm në sipërfaqe dhe i padukshëm, në brendësi të këngës.

a-Numërii pjestarëve të grupit ka ndryshuar në kohë. Nqse te kënga “Bejkë e Bardhë” grupi përbëhej nga 14 veta, te kënga “28 mijë yje” grupi u rrit në 22 veta, ndërsa grupi Iidrejtuar nga Kristo Çipa përbëhet nga 8-9 veta, kjo për vetë kushtet e largimit në emigracion të të rinjve të talentuar. Grupi i vjetër mbështetej financiarisht nga kooperativa e Himarës ndërsa grupi i Kristo Çipës nuk ka financime shtetërore. Çdo gjë bëhet me burime të vetë antarëve ose ndihma të ndryshme, që gjithsesi janë të kufizzuara.

b-Këngët e grupit të parë ishin gati të gjitha baritore, si në tekst ashtu dhe në melodi, ndërsa këngët e grupit të ri kanë diapazon të gjërë temash dhe vijë më të avancuar melodike. Këngët  për Nënë Terezën, për Kosovën etj janë të pranishme në repertorin e grupit të ri.

c-Te këngët e grupit të ri, iso-ja është më e mbledhur, më e dëndur, krahasuar me ison e grupit të vjetër e cila ishte karakteristike himariote, një iso e gjatë dhe e fortë. Isua e re e ruan fortësinë e saj strukturore por ka më të vogël gjatësinë zanore.

ç-Te grupi i ri, gati të gjithë antarët janë marrës të përsosut të këngës, në ndryshim nga një gati “profesionalizim” i marrësit dmth një “marrës i vetëm”caktuar për disa këngë të grupi i vjetër. Kjo ka  ndikimet e saj në të dy kahet, sin ë drejtimin pozitiv ashtu dhe në atë negative, por është një diktim i kohës që kushtëzohet nga lëvizshamëria e antarëve të grupit drejt emigracionit.

d-Istrumentat muzikorë te grupi i ri janë më pak të pranishëm, për vetë lëvizjen e njerëzve për faktorë ekonomikë.

dh-Tekstet e këngëve të grupit “Bejka…” e vogël janë më të shkurtër dhe më të arirë poetikisht, kjo falë talentit të poetit Kristo Çipa.

e-Grupi “Bejka…”e vogël ka një kthim te origjina e këngës iso-polifonike. Nqse grupi i parë kishte një këngë elegjiake “More Naim Shqipëria” kënduar nga këngëtaria e famëshme piluriote Erimioni Mërkuri, te grupi i ri, po kjo këmngëtare ka lëvruar një sërëkëngësh  të tipit të hershëm të artit gojor si monofonia, logatja, ninulla etj dhe ajo që ka më shumë rëndësi është fakti se i ka lëvruar në mënyrë tepër të suksesëshme, mnadje duke punuar vetëm me të shoqin, Piro Mërkurin aty në Selanik, ku është në emigracion.

Ky grup i vogël,(si floriri) është i pasur me talente, që edhe mungesat i shndron në suksese. Në qoftë se kërkoni një poet, këngëtar dhe organizator që ta shndrojë gurin në flori, mirni Kristo Çipën dhe e zgjidhët problemin. Në qoftë se doni një marrëse kënge qe e nxjerr këngën nga shpirti dhe jua jep po në shpirt duke ju bërë të përloteni nga dhimbja a të fluturoni nga kënga, mirni Erimioni Mërkurin se s’gjeni dot tjetër. Dhe në rast se donë një kthyes që ti kthejë perënditë nga rruga dhe ti sjellë të dëgjojnë këngën në shesh të Pilurit, ky kthyes është Dhimtraq Bala dhe ska të dytë.

Ka qënë vërtet e shnëjtë kjo ditë e 15 gushtit në Pilur, jo vetëm se ishte dita e Shën Mërisë, të cilën pilurjotët e festojnë tradicionalisht si një festëtë tyre.

Ka qënë e shënjtë kjo ditë edhe për faktin se në mes të Pilurit, Presidenti i Republikës z Ilir Meta deklaroi vlerësimin e artit gojor të fshatit dhe dekorimin me titullin”Mjeshtër i Madh” të poetit dhe këngëtarit Kristo Çipa dhe këngëtares Erimioni Mërkuri si  dhe me dekoratën “Naim Frashëri” i Artë kthyesin Dhimitraq Bala, të tre artistë të grupit “Bejka e Bardhë”.

Është e bukur vera në Pilur, më besoni mua. Ndaj ju ftoj të vini për vizitë dhe për të dëgjuar këngën e grupit “Bejka…” e vogël…“Kënga jonë këngë flamuri” me tekst të Kristo Çipës

Morre nga dielli zjarrin

Nga hëna pikove mallin

Pike loti shtrydhe hallin

Lave shpirtin e shqiptarit

Ti linde prej perëndive

Para mëngjezit t'lirive

Në kombin me dëshpërime

Kryevepër kënga ime

Kënga blu në buzet tona

U bë shkrim kur  skishte shkronja

Ku veç shqip këndon shqiponja

Aty e gjitha është jona

Refreni

Kënga jonë këngë flamuri

Vetëm ajo s’u pushtua

Shpirtin e kombit përkundi

Kombi nga kënga u zgjua

Kënga jonë kur këndohet

Zoti zbret edhe qetësohet.

Sarandë, më 16 Gusht 2020





(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora