E marte, 23.04.2024, 07:33 AM (GMT+1)

Faleminderit

Sylejman Morina: I tillë ishte Jeremija, shpirti i mirë i Arbanasit

E merkure, 19.08.2020, 07:51 PM


I tillë ishte  Jeremija, shpirti i mirë i Arbanasit

“Tek Zoti janë çelësat e ngjarjeve dhe asgjë në tokë nuk ndodh pa Zotin” (Ivica Mateshiq-Jeremija)

Nga Sylejman Morina

Në shtratin   e spitalit  të qytetit të Zarës, i  pushuan dhimbjet e mëdha  luftëtarit, shkrimtarit, komandantit, diplomatit, arbnesh Ivica Mateshiq-Jeremija. Për atë  dita e parë e  verës kishte qenë dita e fundit  në këtë botë të përkohshme. Shpresat e  familjes,  miqve, bashkëluftëtarëve u shuan me lajmin  e trishtuar, se  shpirti i mirë  i Abneshit të Zarës  nuk do të jetë  në mesin e tyre. Sëmundja, në tre muajt e fundit e kishte shkatërruar trupin e tij dhe nuk ia lejoi të takohej me ta. Këtyre u mbetej  vetëm të  pranonin  ngushëllimin dhe t’i ruajnë kujtimet e pa harruara  që i kishin për të. Nëna, Marija,  e kishte  përjetuar  plagosjen e të birit në frontet e luftës(Maslenica), ajo në fushëbeteja  ia kishte menduar vdekjen, por vdekja e luftëtarit  ndodhi në spitalin e qytetit në moshën 61 vjeçare. Jeremija edhe më parë ka pasur probleme  me shëndetin, që herë pas here sëmundja  nuk e linte të qetë. Lexuesit e vëmendshëm    shkrimeve të tija, kanë mundur të hetojnë, se nga e enjtja  e 19. 03. 2020, penda  e shkrimtarit, arbnesh mr. Ivica Mateshiq-Jeremija ishte ndalur, nuk vazhdojnë  shkrimet  e  kolumneve në “Zadarski List”, e  dora e tij kishte  pushuar për gjithmonë. Ai  nuk ishte pjesëmarrës   në promovimin  e veprës  së tij  “Branitelji iz Zadarskih Arbanasa u Domovinskom Ratu” e cila mbeti e fundit përfundimisht.

Promovimi ishte caktuar  në qershor  për  festën e arbneshve, por sëmundja nuk ia kishte mundësuar pjesëmarrjen  as për një çast  të shkurtër. B.Kotllar më njoftoi ,se “Miku ynë, Ivica Mateshiq është shumë rëndë i sëmur. Mjerisht vepra“Branitelji iz Zadarskih Arbanasa u Domovinskom  Ratu”, për të cilën kam kontribuar, nuk ka përjetuar promovimin meritor, pikërisht për shkak të gjendjes së tij të rëndë shëndetësore.” Tani gjithçka më ishte bërë e qartë.  Vepra iu kishte kushtuar luftëtarëve  arbneshë,  pjesëmarrës në luftën për mbrojtjen e shtetit të ri të Kroacisë, në të cilën edhe  9 djelmosha  kishin rënë dëshmorë. Në këtë luftë disa arbnesh edhe kanë  pasur pozita të larta ushtarake, si Ivica. M.Jeremija dhe brigadieri Danijel Kotlari. Arbneshët e dëshmuan lojalitetin e sinqertë nda atdheut tyre Kroacisë. Si shumë vepra tjera, edhe  ky  projekti i gjashti në radhë është  financuar nga vëllezërit Peroviq, humanistë  të përkushtuar që në vijimësi  i financojnë veprat të cilat kanë lidhshmëri me arbneshët. Po ashtu  nuk duhet  harruar  punën  e  madhe të bërë  nga  Bernardi  në përgatitjen teknike të kësaj vepre, me dizajn të veçan të. Ideja për këtë vepër kishte qenë e Bernardit dhe e vëllezërve Peroviq, siç ka theksuar  edhe vetë  Jeremija.

Lajmin për vdekjen e Jeremijes e kishin pritur me pikëllim, jo vetëm  arbneshët, shqiptarët  dhe bashkëqytetarët zaras, bashkëluftëtarët kudo që ishin, si edhe  ata që kishin lexuar veprat e tija. Mjetet kroate të informimit  qendror apo lokale i kishin  njoftuar me kohë  opinionin  për vdekjen e tij,duke ofruar të dhëna konkrete për personalitetin e Jeremijes.

Vetë përcjellja mortore madhështore, me nderime ushtarake  dhe me pjesëmarrje të qytetarëve tregonte  respektin e  tyre që kishin pasur   ndaj  personalitetit të Jeremijes. Kjo dëshmoi  se zgjedhja si qytetar i vitit i qytetit Zarës më1994 nga anketimi i gazetës “Narodni List “nuk kishte qenë rastësi. Sigurisht,  mos të ishte gjendja pandemisë,  numri i pjesëmarrësve do të ishte edhe më i madh. Në mbledhjen komemorative  në sallën solemne të Universitetit  Zarës dhe në varrim kishin  marrë pjesë edhe personalitete të larta ushtarake,politike e kulturore. “Sot po qan familja, arbneshët e tu dhe tërë Zara  jote. Krenar që të patëm, me lot në sy,  i kishte thënë fjalët  shoku i fëmijërisë dhe miku, ish komandanti Danijel Kotlar. Shumë prekëse kishte qenë  fjalimi lamtumirës  i  bashkëluftëtarit, Zhupanit Bozhidar Login  shprehur në mënyrë elektronike..,pasi ishte në  izolim shtëpiak . Në emër të lidhjes së shkrimtarëve të cilës i kishte takuar  edhe Jeremija,  kishte folur  Marijan  Bilosniq i cili pos tjerash kishte thënë : ” Ka një kuptim simbolik për mua. Mateshiq është shkrimtari i fundit mitik. Secila nga librat dhe tekstet e tij ishte një falënderim. Pas gjitha roleve të tija në jetë,mbetet për ne  poeti Jeremia dhe lavdia e fjalëve të tij”.

Në varrim kishin marrë  pjesë edhe gjenerali i njohur Ante Gotovina,brigadieri Danijel Kotlar, Koloniel Mihovil Zubçiq. kol. Danijel Telesmaniq Did. gjen. major Mladen Fuzul, major Joshko Pula, major  Elvis Kuriq, etj .Nga institucionet  shqiptare kishin marrë pjesë Ambasadori i Kosovës në Kroaci,Gëzim Kasapolli dhe atasheu ushtarak kol. Skender Hoxha dhe   zonja Elvira Isufi, Ministre Fuqiplotë në Ambasadën  e Republikës se Shqipërisë në Kroaci, si dhe personalitete tjera.

Lufta e kishte bërë  Jeremijën  shkrimtar

Jeremija, ishte një luftëtar vullnetar që nga orët e para (1991), i ishte bashkuar forcave mbrojtëse kroate, si dhe shumë arbneshë  tjerë, me qëllim çlirimin e një pjese të okupuar të Kroacisë nga serbo- çetnikët. Në këtë luftë  të drejtë  mbrojtëse nuk kishte munguar as pjesëmarrja e kontributi  i shqiptarëve, qoftë duke dezertuar nga JNA (APJ) apo duke iu bashkuar  me vullnet ushtrisë kroate, si ushtar apo si kuadro ushtarake. Me këtë fitore historike të ushtrisë kroate, me fitoret e Ushtrisë Boshnjake, me  triumfin e UÇK-së, në  Koshare e Pashtrik, u thye miti serb  për ushtrinë e pamposhtur serbe, përfunduan këngët e trimërisë  me guslla, tani filluan këngët e vajtimit..

Aty ky bien dëshmorët  ajo tokë  bëhet e bekuar!

Jeremija, gjatë luftës ishte i pakënaqur me  pikëpamjet e zotërinjve që flisnin për  luftën nga distanca,  e disa edhe kishin qenë  skeptik  për  mundësinë e fitores ndaj çetnikëve, si dhe nga informimi sipërfaqësor  i një pjese të shtypit për rrjedhat  e luftës. Ai në këto rrethana  filloi  të shkruante  nga fushëbetejat nën dritën e qirinjve, në copa letre të cilat i botonte në gazetën “ Narodni List”. Në intervistën e realizuar me të, në vitin  2010 ishte shprehur: “Po mos të ishte  lufta, Jeremija nuk do të ishte shkrimtar.”. “Në shkrime, ai është gjithashtu kritik ndaj atyre që nuk iu përgjigjën thirrjes për të mbrojtur atdheun, sepse ata që shkuan në luftë shpesh u tallën për idealizmin e tyre”.

Kujtimet nga lufta  ishin frymëzim i pashtershëm i krijimtarisë së tij, si dhe devijimet e deformimet shoqërore  në kundërshtim me  idealet e dëshmoreve, luftëtarëve të gjallë, të sëmurëve  e invalidëve. Ai shkroi për t`ia pasqyruar gjeneratave të reja, se liria kishte kushtuar  me gjak të dëshmorëve, me trupa të copëtuar luftëtarësh, me gjymtyrë të humbura maleve, me invalid që në trupat e tyre i mbajnë plumbat e armikut, me trauma të pashërueshme ,vuajtje e tmerre  qytetaresh  pleqsh, grash e fëmijësh,  me shkatërrime ekonomike me pasoja shumëdimensionale. Aty ku toka laget me gjakun e dëshmorit  ajo bëhet e bekuar!

Nuk duhet harruar të kaluarën, e cila atdheun  e bënë  edhe më të dashur.. e lirinë më të çmuar.

Si askush  tjetër  me shkrime  e mbrojti luftën e drejtë dhe të pastër të luftëtarëve kroat, të akuzuar gjëja për krime  lufte nga Gjykata Ndërkombëtare për krime lufte.(Gjykata e  Hagës) qasja  e së cilës që të fajësoheshin e barazoheshin  viktimat  me agresorët që e gjakosen Evropën në dekadën e fundit të sh.20 !!.

Kriminelët e masakrave të shumta, gjenocidit, dhunimeve, kampeve, shkatërrimeve,si dhe hajnat e kufomave (nga  Kosova) mos të mbeteshin të vetëm, por të përfshihen edhe ata që i bënë rezistencë agresionit, që mbrojtën lirinë e tyre, pragun  shtëpive, popullin,   të shpallën fajtorë. !!

Jeremija, në shkrime e  në takime të ndryshme, në vijimësi kërkoi  kushte më të mira  për familjet  e dëshmorëve, invalidëve e luftëtarëve. Atë e brente fakti se me qindra luftëtarë kishin bërë vetëvrasje,  se luftëtarëve  nuk duhej vetëm t’u sigurohet një pension  dhe të ishin larg  nga rrjedhat shoqërore  e të mbeteshin në margjina të shoqërisë, sepse shumica e tyre kishin qenë të rinj nga mosha.

Veprimtaria Letrare

Jeremija  që nga viti 1994 deri në 2020  i ka të botuara 11 vepra. Vepra e parë ishte ”Krizh Moje Braqe” Mirëpo veprimtaria e tij është më gjerë :ka shkruar skenarë filmash,tekste për DVD, disa edhe  në bashkëpunim me Sergjo Nikpalin dhe Drago Mariqin. B.Kotlarin. Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar Ushtarak në Bracciano - afër Romës, ishte  shpërblyer tri herë për skenarët (2006, 2OO7 dhe2008).

Stili  i veçantë  i të shkruarit, më fjali të shkurta, më aq thellësi  e ndjeshmëri shpirtërore e vazhdonte  ta pasqyronte luftën dhe me pendë t’i mbronte vlerat e luftës .Nuk lejonte të harrohen  ata që e kishin mbrojtur Kroacinë,pa shkrimet e tija  shumë personazhe do  ishin  mbetur  të panjohura.  Ishte i guximshëm dhe kundërshtar  i pa kompromis  ndaj të pavërtetës dhe devijimeve sociale,  politike e morale. Në kolumnet e tija ka shumë  rimë që tingëllojnë sikurse  të ishin  poezi. E këto e bënin që  dallohet  Jeremija  nga  shkrimtarët tjerë  kroat, si dhe nga përmbajtja e temave dhe mesazhi i tyre. Jeremija, ishte një kronist i luftës, për  të cilën  shkroi ashtu, siç e kishte parë e përjetuar thellë shpirtërisht zhvillimet e saj. Ai i përshkroi  me  korrektësi, vuajtjet, tmerret dhembjen  nga humbja e shokëve, por edhe krenarinë  nga trimëritë dhe fitoret  madhështore të  gardistëve. Pjesët   e Kroacisë që nuk e kishin  përjetuar luftën dhe nuk kishin pësuar  shkatërrime  sikurse, Vukovari, Zara, Gospiqi e Dubrovniku  nuk i kishin perceptuar fitoret e kontributin e luftëtarëve njësoj, sikur  pjesët e çliruara.

Personalitet i gjithanshëm

Ka pasur funksione të  ndryshme, shoqërore,  politike  ushtarake-kolonel, Shefi i Shërbimit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Ministrisë së Mbrojtjes, Atashe ushtarak në Itali, Maqedoni që ka  mbuluar Shqipërinë dhe Kosovën. Jeremijes  iu  kanë ndarë mbi 15 shpërblime  ushtarake e civile,Nga kryetari republikës nderohet me medaljen  "Danice hrvatske s likom Marka Maruli?a" (1998), dy herë i shpërblyer nga Papa është dekoruar edhe nga Republika e Shqipërisë-  me Shqiponjën   e Artë, më 2017 nga  Forca e Sigurisë së Kosovës , me Medalje për Bashkëpunim Special nga Forcën e Sigurisë së Kosovës- 2016. Në një takim u kishte thënë të pranishmëve,  “Kur duhet të vendosni për  diçka, gjithmonë mendoni për ata njerëz( Dëshmorët) dhe nuk do të gaboni. Ju mendoni  atë se çfarë  ata menduan dhe ndërgjegjja juaj është e pastër. Ju nuk do të gaboni nëse vendosni mënyrën si ata  menduan”

Kontakti me  Jeremijen

Ishte atashe ushtarak në Ambasadën Kroate në Itali, kur e kisha realizuar një  intervistë, me  të cilën e kisha  botuar në  disa gazeta  të përditshëm të Kosovës “Koha Ditore” ,”Zëri” dhe në dhe në disa gazeta tjera. Lidhjet tona e që nga ajo kohë asnjëherë nuk janë shkëputur . Në Zarë jemi  takuar  edhe  gjatë promovimit të veprës sime ,  “Arbneshi nuk harrohet”(2018),ku edhe  ia dhurova  një kopje, të cilën e pranoi me kënaqësi. Ai tha:” edhe unë  juve t`iu dhuroj një vepër timen” . Më  dhuroi veprën  “Pjesma Garde hrvatske" (Kënga e Gardës Kroate).Priste  me pa durim që një vepër  e tija  të promovohet në Prishtinë,  dhe aty  të takoheshim (pjesë e letrës së tij).”sp di kur vi n Prishtin  , ma kurvi ju kame sire  leni bot falminder

Ivica ( kam mendua me prezentua librin t ri n Prishtin para se iki n shpi spodi a kame pat kov prse kam n t brambt dit pak problem me shndet).

Kjo dëshirë i mbeti e parealizuar që para njerëzve të gjakut tij ta promovojë  veprën.(për mos realizimin e kësaj  mund të dijë më shumë prof.Bardh Rugova)

Jeremija, gjithherë  ishte i respektuar nga  arbneshët, qarqet fetare, politike, ushtarake, kulturore, ishte shtyllë  edhe në organizimet  kulturo –fetare të  arbneshve. Ai bashkëpunoi  me shumë krijues arbneshë, si dhe me  shoqatat kulturore arbneshe  dhe bibliotekën e Arbanasit  me shoqatën e shqiptarëve të Zarës, si dhe me shumë intelektualë shqiptarë.

Bashkëpunimi  me  komunitetit shqiptar të Zarës

Aktivisti i njohur e  intelektuali Mr.Vesel Leka, i cili ka bërë një punë shumë të madhe  e të çmueshme në organizimin dhe fuqizimin  e shqiptarëve të Zarës, ndërlidhjen  e shoqatës së shqiptarëve me shoqatat e arbneshve, si dhe ndërlidhjen e këtyre  të fundit   me institucionet e  Shqipërisë dhe Kosovës. Poashtu  kontribuon në organizimin e  mësimit të  gjuhës shqipe për nxënësit shqiptar të shkollave  fillore e të mesme të Zarës, ka organizuar vizita me arbnesh  në trojet shqiptare, si dhe vizitën  zyrtare  në Shqipëri  me  kolektivin e shkollës fillore të Arbanasit “Kruno Kërstiq” , ku ishin takuar edhe  me  Presidentin Meta.

Me  rastin e vdekjes së Jeremijës, ai u shpreh: Ishte vdekje e madhe ishte një vdekje e madhe . IvicaMateshiq- Jeremia, e?shte? arbneshi ne? mesin e te? paktëve qe? e ndjente veten sikur nje? Shkodran i ardhur rishtas ne? Arbanas te? Zarës. Ai e mbante te? gjalle? jo vetëm identitetin kulturor e politik te? Arbanasit, por e freskoi akoma me? fuqishëm bashkëpunimin ne? mes te? emigracionit shqiptar dhe atij  arbanas. Mjaftonte një  telefonate?,  ai te? ishte ne? mesin tone? për ndonjë? aktivitet kulturore? ose ne? shoqërimin e delegacioneve nga Kosova e Shqipëria. Ai e kishte te? forte? edhe imazhin e një? komandanti për çlirimin e Kroacisë? bashkë edhe me arbe?neshë te? tjerë? te? shumte?. I kishte edhe përgjegjësitë? tjera diplomatike gjë? qe? ndikonte fort ne? vendimmarrje jo vetëm    për mjedisin ku jetonte. Me iniciativën tone?, ai pranoi te? ishte konsull i Shqipërisë? ne? Zare? dhe ka pritur për konkretizimin e saj. Ai e ndjente veten se ne? damarët e tij rrjedh gjak shqiptari dhe ne? misionet diplomatike e ushtarake e ka mbrojtur çështjen shqiptare përballë? përfaqësuesve civil e ushtarak te? huaj. Ai i ka paraqitur edhe aktivitetet dhe veprimtaritë? tona ne? shtypin periodik te? Zarës. Ai e fliste mire? gjuhën arbneshe e shqipe dhe tregonte ngjarje gazmore dhe batuta pandërprerë?. Me vdekjen e tij, te? gjithë ne e ndjejmë? veten te? plagosur rëndë? ne? ecjen tone? te? mëtejme, për t’i realizuar ende shume? nevoja kulturore e njerëzore për  këtë? komunitet arbnore? qe? mban mbi supe ende peshën e shumë ngjarjeve për kaq vite e shekuj. Arbneshët  do ta  tejkalojnë  dhembjen, por  Jeremija  do të  mbetet inspirim  i përhershëm  për  të ngritur  dinjitetin  dhe krenarinë arbneshëve, në mësimin e gjuhës shqipe për nxënësit shqiptarë, zhvillimin  e aktiviteteve  politike  e kulturore, duke  luajtur një rol  ndërlidhës  mes Zarës, arbneshve dhe  institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Po ashtu në organizimin e vizitave  vëllazërore e studimore me arbnesh në Kosovë e Shqipëri.



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora