E enjte, 28.03.2024, 12:22 PM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Arti letrar, 2020

E merkure, 19.08.2020, 04:22 PM


NEBI DRAGOTI:

ARTI LETRAR, 2020

Permbajtja e veprave të artit evoluon bashkë me shoqërinë, me kohën, me sistemin shoqëror. Po kështu edhe forma e artit të të shkruarit kërkon t’i përgjigjet kësaj etape të zhvillimit shoqëror. Këtë e ka vërtetuar koha, sepse koha i kërkon shoqërisë apo edhe shoqëria ia kërkon kohës reciprokisht ndryshime, përmirësime. Po këtu unë e kam fjalën për artin letrar si ecën, se sa i shërben kohës dhe njerëzimit, sepse ky është objektivi i artit në përgjithësi. Vlerësimi për artin e poezisë, duke bërë krahasim ndër kohra, duke dhënë për këtë mendim të saktë, është detyrë e kritikës. Dhe për këtë them, se nuk e ka kryer rolin e vet kritika aq sa duhet dhe i takon. Shpalos më 2020 përpara publikut artdashës opinionin tim: arti letrar i poezisë klasike qëndron më lartë se sa arti letrar i poezisë së sotme duke e gjykuar në gjithëpërfshirje këtë analizë. Klasike, ajo botërore, e ardhur dhe e përkthyer mjshtërisht ka bukuri, ritëm, meditacion, formë veshur me art dhe mesazhe jete, e cila josh lexuesin edhe sot. Mirëpo është e qartë jo kushdo që shkruan arrin kuota të tilla niveli tepër cilësor. Ky është konkluzion i mirëstudiuar intensivisht, ku asnjeherë nuk i jam ndarë ketij studimi me syrin e krijuesit, vëzhguesit dhe kritikut. Pse i jap vlera poezisë klasike? Kjo është pyetje retorike dhe përgjigjen e ka brenda, plus shijes së mirë që shkakton te lexuesi, (ku ky është faktor i rëndësishëm). Dihet dhe duhet thënë dhe kjo: jo të gjithë sa shkruajnë e arrijnë këtë stad, sepse, duhet ditur,  koha, shoqëria bëjnë seleksionimin dhe cka është për t’u hedhur në kosh hidhet dhe harrohet. Këtu kam parasysh nivelin përsa shkruhet dhe shkruajnë sot. Ka penashkrues shumë të dobet, që nuk japin vlera, por bëjnë poza të kota duke e quajtur veten poet, duke u shitur si të tillë, reklamojnë fotot e tyre nëpër publikime të krijimeve mediokre që shfaqin. Në këtë aspekt mungon kërkesa e një kontrolli cilësor artistik, që është i domosdoshëm, siç mungon dhe kritika profsionale, që nuk duket të aktivizohet.. Dalin disa të vetëquajtur “kritik”, që bëjnë reçensione lëvdatash për miqësira dhe që tregojnë një diapazon të ngushtë dhe të varfër përgatitjeje në këtë fushë. Me këto metoda nuk ecet,qëndrohet në vend, ku ka ngopje euforike me lugë bosh dhe arti letrar, i pare seriozisht, katandiset siç e shikojmë. Shihet se arti klasik ka tjetër disiplinë, tjetër organizim, tjetër profesionistë, prandaj dhe talente të panumërt me fame botërore shfletohen kësaj dite edhe do të shfletohen edhe përtej kohës sonë. Këta talente t’i permndësh të gjithë në këtë shkrim është e pamundur. Sot nuk ka  as përkthime, as krijues që të bëjnë art letrar, që të thithin sa më shumë lexues. Kjo për shumë arsye: ka mungesë pergatitje, ka mungse njohjeje të artit të poezisë, ka rrëshqitje të pafalshme duke e kthyer poezinë në prozë; ka mosnjohje e moszbatim të saktë të rregullave gjuhësore; këtu duke mospërjashtuar edhe përkthyesë, që janë të tipit amator dhe folklorik. Ka krijues neglizhues, që nuk e ndjejnë për detyrë, që edhe kur u bënë sugjerime tregohen shurdh, mospërfilles dhe vazhdojnë të dalin dhe me volume të një niveli të ulët, ku gjen a nuk gjen në volum 3 a 4 poezi të arrira.. Sot, tehu i këtij shkrimi, bie kryekëput edhe mbi krijuesë dhe përkthyesët dardan. Në këtë proçes dëmtojnë tepër edhe disa drejtues grupimesh letrare të vetëshpallur, që hera-herës bëjnë konkurse pa pikë objektiviteti e serioziteti, ku shpërndajnë kartona çmimesh me shumicë. Konkurset i bëjnë, thjesht, për interesin e tyre, ku krijimeve tepër të dobëta u jipen çmime, (se krijime të dobëta u paraqiten). Këta fitues çmimesh as që njihen si lëvrues letrar, ku më mirë etiketohen si fillestar ne këtë fushë. Organizatorët nuk janë aspak profesionistë të fushës. Tunden kudo kartona të tillë loje si tullumbace fëmijësh. Arti letrar nuk është përrallë për të përrallisur lexuesin. Arti letrar artistikisht i krijuar ka mision dhe misioni është proçes social dhe detyrë për t’u kryer me përgjegjesi.

___________

KRITIKA NUK BËHET PËR MIQËSI

Kritika letrare nuk bëhet për miqësi: e kam shok, e kam mik, e njoh, e kam shokun e shokut etj. Kriika letrare ka karakter serioz në vlerësim, ku ve në pah si anet pozitive, si anët negative me të vetmin qëllim që letësia të bëjë përpara edhe në këtë kohë me ide pluraliste, ku edhe pluralizmi nuk duhet t’i kalojë caqet e veta duke dobësuar proçesin letrar. Ndodh ky vlerësim i gabuar dhe saqë bëhet siperfaqësor, pra, shkruhet kot. Kritika nuk bëhet për nga ana voluminoze e veprës, kur nuk ka aspak cilësi dhe, kur, mbi të gjitha shkelen dhe rregullat gjuhësore e gjuha e shkruar bëhet çorap. Çdo komb i kulturuar e ka parim drejtshkrimin e gjuhës. Ka dhe rregull për zbatim drejtpërdorim  te shenjave të pikësimit në çdo shtet.Në ketë prizëm konstatoj shkelje edhe nga mediat. Kjo, parimisht, nuk duhet lejuar dhe sa më parë duhet korigjuar, ku gjuha mos të shkruhet me rregulla të stisura sipas midesë të secilit.

_____________

PIKËSIMI NË POEZI

Vëzhgim

Pikësimi që vendoset në poezi i përmbahet paragrafit 93 të rregullores Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe, ku, shprehimisht, thuhet:” Në veprat poetike fjala e parë e çdo vargu mund të fillojë me shkronjë të madhe ose të vogël; por në rastst kur vargjet, në citime, shkruhen vijueshëm njëri pas tjetrit, jo secili në rresht më vete, ato nisin gjithmonë me shkronjë të madhe”. Në socrealizëm u përkrah variant i dytë “…ose me të vogël”. Pse? Që çdo varg të fillojë me shkronjë të madhe shkelej rregulli se edhe mbas presjes, pikëpresjes, dypikëshit do të fillonte vargu po me të madhe. Por…por pësëri ky paragraf kërkon të rishikohet për ta saktësuar dhe mos të qëndrojë në mëdyshje: dhe ashtu, dhe kështu. Shenjat e pikësimit, që përdoren në prozë janë sanksionuar drejt. Atëherë po kjo të jetë edhe në poezi që të kemi një rregull kur e shkruajmë gjuhën. Kjo kërkesë e imja, për saktësim të mëtejshëm, nuk do të thotë që 87 gjuhëtarë, personalitete të gjuhës shqipe me tituj e grada shkencore të mos rishikohet teorikisht dhe praktikisht kjo temë. Merita e këtyre Delegatëve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe është shumë e madhe dhe e padiskutueshme për kombin tonë. Në këtë natyrë që ceka, shoh që edhe gjuhë të tjera shkelin rregullin drejtshkrimor të pikësimit në poezi. Në prozë ruhet si domosdoshmëri, ndërsa në poezi jo, sepse krijuesët kanë dobësi në përvetësimin e lëndës së gjuhës. Kjo mënyrë sjellje, që duket edhe tek ne, çorienton në marrjen e kuptimit përsa vargëzohet. Shkelje të rregullit në përdorim të pikësimit ka saqë shihen edhe poezi pa përdorur asnjë shenjë përdorimi. Kjo duhet ndalur, sepse po të shpiki secili rregull të vetin për pikësimin, atëherë mjerë gjuha çfarë peson. Keqtrajtim, sa ceka, perdoret edhe nga autorë, që punojnë e jetojnë jashtë. Persona të tilllë duhet të jenë të kujdesshëm dhe mos të neglizhojnë të mësojnë tekstin e gjuhës shqipe.

___________

KREJT NDRYSHE: SE DHE S’E.

Vëzhgim

Krejt ndryshe: se dhe s’e në kuptimin që mbartin dhe shpalosin në fjali. Njëra është lidhëze se dhe tjetra s’e pjesez mohuese. Dallimi i tyre bëhet vetëm me apostrof: s’e mohon, dhe kur bie apostrofi s’ zevendësohet me nuk.. Shoh se disa publikues i publikojnë njëlloj pa përdorur apostrofin. Kjo është çoroditje në marrjen e kuptimit, ku lexuesi do të ndalet dhe do të bëjë korigjimin në drejtshkrim. Krijuesi për këtë duhet të hapi librin e gjuhës. Këto gabime i gjen të shkruara kudo, madje, dhe në volume librash në qarkullim. Do të thotë dikush:” Nuk prishet bota për kaq”. Jo, jo nuk është kështu! Atë që shkruajmë ta lemë të saktë të shprehur bukur dhe sa më qartë.

___________

MOTIV RRUGE

Rrugaç qofsha sot!

Me kafshët e uritura rrugëve

u shoqërofsha!

Më shikokan në sy,

si përkëdhelje

bishtin më tundkan:

vargjet si ushqim u shkerrrmoqsha

të uriturve,

qenëve.

FEMËR E BUKUR

Femër e bukur,

që flet rrugës!

Ç’ ke, moj, ç’ ke?

Në zemër më vret,

loti syve më rrjedh.

Pse?

Pse?

Femër e bukur!...

KUMURIA SHOQE

Kumuria më ulet përpara,

gushe shkruara

mu në varg

m’u ul si në degë peme

me këngë

këndon,

apo diçka më kërkon?

Ca thërrime koromaneje

mbetur në xhep

i nxjerr:

-Urdhëro!

Kumurisë, shoqes

ia hedh.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora