Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Skënder Kapiti: Vilhelme Vranari Haxhiraj - Elitat e mohuara…, Krenari Kombëtare

| E marte, 18.08.2020, 06:19 PM |


Një konsideratë për Librin “Elitat e mohuara…, Krenari Kombëtare” të  shkrimtares Vilhelme Vranari Haxhiraj.

Nga Skënder Sadri KAPITI

Nuk do të zgjatem shumë në këtë konsideratë timen për librin në fjalë , por shkurtimisht vendosa të shpreh një konsideratë timen , por më shumë si një thirrrje që lexuesit duhet ta lexojnë këtë libër sepse është nevojë dhe domosdoshmëri kombëtare për të njohur elitën e vërtete kombëtare shqiptare.

Diktatura komuniste punën e mbrapshtë të parë që bëri ishte asgjësimi i elitës së shëndetshme kombëtare shqiptare: vrasja, burgosja, dëbimi, internimi, izolimi , vuajtja dhe stresimi i saj. Këtë realitet dhe fatkeqësi të madhe kombëtare e ka trajtuar mjaft mirë historikisht, artistikisht, moralisht dhe intelektualisht shkrimtarja e madhe shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj në librin e saj “Elitat e Mohuara…,Krenari Kombëtare”, një përkushtim i lodhshëm, i mundimshëm thellësisht shpirtëror, human si dhe intelektual e erudit, një enciklopedi që gjallëron krenarinë kombëtare shqiptare, që na e sjell dhe e ka përjetsuar  Znj. Vilhelme në këtë    kryevepër të pashëmbullt me rëndësi kombëtare, si një  thesar  i  vërtetë për memorien kombëtare shqiptare dhe si ftesë për zgjim  dhe për edukim kombëtar për brezat sot dhe në të ardhmen. I urojmë Znj. Vilhelme shëndet dhe suksese në punën e saj intelektuale, letrare dhe  fisnike për kontributin e saj jashtëzakonisht të vyer  per edukimin  patriotik e kombëtar  të shqiptarëve.